E premte, 26.04.2024, 02:37 PM (GMT+1)

Mendime

Komunikatë nga Lëvizja Demokratike Shqiptare

E merkure, 23.06.2010, 08:07 PM


LËVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

G O S T I V A R  

K O M U N I K A T Ë

 ( Për mediat e vendit dhe të huaja )

               Lëvizja Demokratike Shqiptare me seli në Gostivar, në mbledhjen e fundit të mbajtur me 21 qershor të vitit 2010 në Gostivar, në presencë të kryesisë së saj të zgjeruar, diskutoi dhe bëri analizat për pozitën politike dhe ekonomike të shqiptarëve në FYROM brenda 6 muajve  të parë të këtij viti, duke hedhur një vështrim mbi gjitha ngjarjet dhe incidentet që ndodhën në teritoret shqiptare në këtë shtet, ku me pasoja sërish ishin vetëm shqiptarët.

               Në këtë kontekst, pasi kjo kryesi bëri analizat e duhura mbi gjendjen faktike dhe reale, të situatës aktuale politike, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve në hapsirën gjeografike ku ata realisht shtrihen e veprojnë, konstatoj, gjendjen e mjerë të nergut shqipfolës kudo që ata jetojnë e veprojn në FYROM. Falë politikës së vazhdueshme antikombëtare të pushtetit makosllav dhe shërbetorëve dinjitoz dhe fjalëmbajtësve shqipfolës të spopstuar në kolltukun vrastar e okupues sllav, të cilët janë marioneta dhe vazalë të dëgjueshën në kohëra kur ekzistenca biologjike e popullit shqipëtar në vend tash më është në pikëpyetje !

                  Respektivisht gjatë tërë kësaj periudhe, të gjithë ne jemi bashkëkohës se pushteti I kësaj qeverie neomillosheviçiane për çdo dy javë përgadit dhe ekzekuton nga një befasi ndëskuese për  shqiptarët , nga një vrasje, nga një burgosje, skena trishtimi,dëbime, keqtrajtime, ofendime në baza nacionale, shantazhe, injorime dhe kërcnime..Në këtë vazhdë patjetër të përmendim edhe disa nga projektet dhe ngjarjet më makabre të cilët çdo ditë e më tepër sforcojnë tezën tone për dalje nga kjo situatë  “ ..se është koha për bashkim..” siç janë , Enciklopedia naciste e ASHAMIT, SHKUPI 2014,injorimi tallës I gjuhes shqipe,Imponimi I gjuhes sllave nga klasa e pare për nxënësit shqiptar, rasti I Bllacës, rasti I Radushës, vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve, vendosja e flamujve sllave me përmasa gjigante nëpër qytetet shqiptare, pasaportat ku na ndrohet identiteti kombëtar, nënçmimi I vlerave historike, kulturore dhe uashtarake të qytetarëve shqiptar e në veçanti ushtarakëve të 2001, etj. Në një situate të tillë ku nëpërkëmbet dinjiteti njerëzor dhe kombëtar I shqipëtarëve, LDSH si çdo herë  ngrenë zërin e arsyes dhe shpreh shqetësimet dhe reagimet e veta.

               Gjegjësisht nga kjo katrahurë kombëtare të cilën na i servoi qeveria e FYROM-it me ndihmën e argatëve shqiptar në të, në kohë të fundit edhe kompanitë e huaja të cilët kishin një respekt për shqiptarët e kësaj ane filluan të na injorojnë me bazë dhe pa bazë, rast konkret EVN, HYPO ADRIA LIESING etj.Gjat këtyre analizave kryesia e LDSH-së në këtë mbledhje diskutoi edhe reth zvoglimit të besimit të elektoratit shqiptar ndaj subjekteve politike shqiptare në vend si dhe ndaj personaliteteve të jetës aktuale poltike këtu, dhe në këtë drejtim këtë mendim të elektoratit shqiptar i cili ushfaq edhe me anketën e realizuar nga ana e IRI-it, e konsideron sit ë drejtë dhe reale, ngase pikërisht joserioziteti,vazaliteti dhe loja që ata bënë me popullin e vet , jo që nuk meritojnë vota por duhet edhe ndëshkuar për shitje të interesave kombëtare për pazarllëqe bizarre dhe amorale në kuriz të popullit që u dha gjithçka.

            Duke konstatuar si më lartë, LDSH ua bën me dije të gjitha partive politike shqiptare në vend, që të ulën në bankën e popullit të kuvendojnë me të për hallet dhe vullnetin e tyre, dhe as të mos mendojnë për karnevale të zgjedhjeve e të premtimeve bosha, pa mos mbajtjen e një kuvendi kombëtar burash ku do të silleshin vendime reth së ardhmes sonë kombëtare drejtë Republikës Shqiptare, ngase ky popull I cili gjithnjë dha nga vetja meriton njëherë edhe vetë të vendos.Në të kundërtën, LDSH sëbashku me disa organizata tjera kombëtare do të zhvillojë betejë nëpër çdo qytet e fshat, për të shëmbë padrejtësinë dhe tradhëtinë për njeriun dhe mizorinë, për të nxjerë në pah kaltërsinë e popullit , për sakrificën, për ëndrën , shpirtin e shpresën. Për të qenë bashkë, sepse na bashkon historia dhe mali, zoti dhe natyra, shpirti dhe nderi, doket dhe zakonet, feja dhe bashkëjetesa fetare dhe gjërat më të shenjta në tokë.

            Në këtë drejtim investitorëve, prodhuesve, afaristëve dhe tregëtarëve shqiptar u bëjmë apel që në shenjë proteste, të fillojnë dalë ngadalë të nadlin pagesat për taksa dhe tatime tjera ndaj këtij shteti, ashtu siç ky shtet ndali investimet dhe subvencionet në vendbanimet shqiptare.Kurse konsumatorëve shqiptar u bëjmë apel, që të ndalin pagesat e tyre ndaj faturave ofenduese të kompanive të huaja dhe të vendit, ashtu siç ata përbuzin gjujhën, kulturën , zakonet dhe traditat tona dhe definitivisht le të fillon tregtia eksklusive shqiptare.

 

22.06.2010,Gostivar                                                                  

Kontakt tel: 071-772-448

                   070-852-977

                                                                                               Me rrespekt

                                                                                                  Kryesia e

                                                                                 Lëvizjes Demokratike Shqipare



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora