E enjte, 13.08.2020, 01:11 PM (GMT+1)

Kulturë » Muzikë

Albert Zholi: Bisedë me këngëtarin e mirënjohur të këngës popullore Hysni Zela

E shtune, 29.05.2010, 05:59 PM


Bisedë me këngëtarin e mirënjohur të këngës popullore Hysni Zela*

 

Dua të shoh pëllumbat e paqes, të guisin të qetë në sheshin “Skënderbej”

Kur këndoja me Vaçen kisha emocione të shumfishta

 

Nga Albert Zholi

 

Zëri i tij magjik duket se i mungon prej kohësh Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Gjithmonë i qeshur dhe energjik, gjithmonë mes miqsh, në Koncertin Recital të Mjeshtrit të Madh, Besim Zekthi, ai shpalosi dhe njëherë vlerat e tij si një këngëtar i spikatur. Asnjëherë në jetën e tij për të ecur përpara nuk ka përmeëndur emrin e  këngëtares së famshme, motrës së tij, Nderit të Kombit, Vaçe Zelës, por me punë dhe vizion ka parë përpara duke lënë gjurmë në historinë e këngës popullore shqiptare. Familja e tij e ka pas si tarshëgimi dëshirën për muzikë dhe këngë, paçka se jeta nuk i kish favorizuar për të studjuar. Vetë Hysniu, me pasionin e tij, me këmbnguljen e tij, ka sjellë në skenat shqipatre dhe platetë e botës, këngët më të ëvshtira dhe më të arrira të polifonisë labe, duke bërë çudira. Ai nuk është lab, por tingulli i kësaj kënge e kish magjepsur që në vegjëli, çka bëri që ai ti futet në thellësi të shpirtit kësaj gjinie të këngës popullore duke e çuar më pas në altarin e pavdekësisë. Ska lënë cep të Labërisë pa u futur kur dëgjonte një variant apo një zë interesant të polifoinisë, pastaj duke e përmirësuar e përcillte në skenë në mënyrën më të arrirë të artit profesionist. Nuk njeh moshë, sepse ai është bashkudhëtarë me këngën që i jep forcën për të gjetur të renë dhe për të qenë vet gjithmonë i ri. I ri sidomos në zë, ku këngët e tij kanë të nëjtin timbër, bukuri, melodi, në çdo kohë. Zëri i tij është i qartë dhe i pastër si burimet e labërisë që të japin relaks.

 

Babai

Për babanë ai ruan pak kujtime. Por për të i ka folur motra e tij, këngëtarja e famshme Vaçe Zela. Ajo i ka treguar për dashurinë që ka pas babai i tyre për veglat muzikore dhe për këngën në tërësi. Unë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë por -thotë ai.- Vaçja gjithmonë më ka treguar se babai ynë i binte në mënyrë të shkëlqyer fyellit. Netëve vonë, kur ne të gjithë mblidheshim në shtëpi (tregon Vaçja), babai merrte fyellin në duar dhe fillonte dhe i binte. Ne rinim rreth tij si pëllumba dhe e shihnim si të magjepsur. Meloditë ishin të ndryshme dhe na bënin shumë të lidhur me babanë. Do të doja shumë përfundon ai, që ti kisha vetë këto kujtime dhe jo të ruajtura kështu duke mi treguar Vaçja.  Më vjen keq që unë do të iki një ditë po pa i ruajtur këto melodi që babai i realizonte me fyell rreth vatrës së shtëpisë.

 

Cështë arti..

Arti mbetet art në çdo kohë. Ai nuk njeh kufij dhe del mbi çdo lloj politike. Arti dhe artisti nuk vdesin kurrë. Flas për artistin dhe artin e vërtetë.  Më shumë duhet të kesh dhunti dhe pastaj të punosh, vazhdon rrëfimin Hysniu. Arti duhet të ecë me ritmin e kohës, duhet ti paraprijë zhvillimeve të kohës. Kështu dhe kënga popullore, ose polifonia. Në krahinën e Labërisë çfarë nuk këndojnë, gjen këngë dhe zëra të mrekullueshëm, magjik,  por fatkeqësia është se neve i lemë ashtu siç kanë qenë.Nuk I përpunojmë, nuk I lëmojmë, I lëmë bruto, ose I lëmë fare në harresë. Jo. Kënga e popullit duhet ripunuar, duhet parë në tërësi duke e vënë në sitën e artit të vertetë. Arti, kënga  është pjesë e memorjes së një kombi, pjesa më e dukshme e historisë së tij, Ai nuk duhet të politizohet, as të deformohet por të pasurohet sipas traditës mënyrës së kultivimit në vendin tonë. Kështu ai

do të marrë vlerat e tij reale dhe do ti shmanget politizimit thekson Zela.

 

Koncertet, në regjimin komunist

Artisti duhet të jetë realist por dhe koshient. Dua të theksoj, vazhdon Hysni Zela, se në sitemin komunist ne jepnim shumë koncerte. Në qoftëse viti kishte 360 ditë ne  jepnim 320 koncerte në vit. Ndonjë mund të mos e besojë, por ne arrinim të jepnim dhe 4 koncerte në ditë.Ne shkonim në Petrelë (koncerti ishte në orën 10 të mëngjesit), ku ishim 2-3 këngëtarë dhe dy orkestra. Mbaronim koncertin në Petrelë 1-1.5 orë dhe i hipnim autobuzit dhe shkonim në Bathore. E kështu me radhe edhe në shumë vende të tjera. Por që jepnim 4 koncerte në ditë kjo është e vërtetë.Artisti duhet të këndojë gjithmonë. Ai duhet të jetë në lëvizje, dinamik, energjik… Duhet të jetë gjithmonë si puna e sportistit. Kur nuk këndon ajo ditë është vdekja e artistit.

 

Fillesat e këngës..

(eh)…Psherëtin Hysniu..Unë kam filluar për herë të parë të këndoj në vitin 1970  në Ansamblin e Valleve. Në atë kohë kam marë pjesë në tre konkurse. Kur kam  kënduar (konkuruar), në Ansamblin e ushtrisë , Gaqo Avrazi ishte dirigjent i Asamblit të Ushtrisë. Kur më dëgjoi ai më thotë se meqenëse je vëllai i Vaçes  nuk do të presësh listën, por menjëherë ti ke fituar. Doja ti thoja se unë dua vlerësimin për zërin jo se jam vëllai I Vaçes. Njëkohësisht konkurova dhe në teatrin e operas. Doja vetëm dhe vetëm të këndoja. Fitova dhe këtu.  Por… Bababi im kishte dëshirë që unë të këndoja këngë popullore kështu që  vendosa që të konkuroja edhe për muzikën popullore. Konkurova dhe në Ansamblin e Këngëve dhe të vallëve  dhe fitova. Endrra ime u realizua. Në këtë Ansambël doja të rrija. Ishte një fat i madh për mua. Brenda isha mbushur me gëzim dhe me dëshirën e mirë për tu ngjitur në skenë Pra kalova tek Ansambli i këngëve dhe i valleve. Në fillim u futa  si korist..Pastaj drejtuesit më thanë se duhej të këndoja këngën polifonike. Kisha kohë që e mendoja. Këndoja dhe fshehurazi nëpër dhomën e shtëpisë apo rrugëve për në shtëpi. Se di se si kish hyrë brenda meje kjo këngë dhe pse nuk isha prej asaj krahine. Ajo këngë më mbushte (dhe më mbush), më jepte forcë, më jepte jetë, më frymëzonte, më burrëronte. Ajo rrinte e fshehur brenda meje si thesar. Tashmë kish ardhë koha që të diltë në skenë. Dhe unë u mundova ta përcillja me madhështin që ka. Vetja nuk më  tradhëtoi, Zëri im doli i fuqishëm si vetë kënga. Endrra ime mori krahë, si krahët e shqiponjës për të fluturuar I lirë në qiellin e Shqipërisë së bukur.

 

Festivalet jashtë atdheut..

Ai qesh. Qesh se kujton madhësthinë e tyre. Kujton disa nga çastet më magjike të skenës, të këngës kur bota e qytetëruar ngelej e befasuar nga kënga dhe vallet shqiptare. Unë kam shkuar në  26 shtete të botës me Asamblin e Këngëve dhe të Valleve, fillon sërishmi bisedën Hysniu. Pra në 26 shtete. Hera e parë në Turqi. Ishte viti 1971. Vite kur pak shiptarë e kishin shansin të dilnin jashtë atdheut. Ne, Ansambli ishtim më të privilegjuarit. Ne e justifikonim këtë privilegj. Por hera e parë, mbetet herë e parë, thotë Hysniu.  Kur aeroplani atë natë po ulej mbi Stamboll mu duk se ai po digjej. Isshin dritat e shumta vezulluese. Ishte hera e parë që fluturoja me aeroplan, hera e parë që dilja jashtë, hera e parë që fluturoja natën. Mu duk se Stambolli digjej me të vërtetë. Ah, sa pa shans jam menodova. Si ?!! Që herën e parë në një aerodrome që digjet?! S’do kemi mundësi të ulemi dhe të japim shfaqjen.

Por situata u qartësua. Stambolli “digjej” nga shkëlqimi, madhështia. Në Stamboll ne bëmë të pamundurën. Bëmë atë që dhamë çka kishim në shpirt. Duatrokitjet skishin të mbaruar. Suksesi ishte I pa diskutueshëm. . Në Turqi kam qenë me të ndjerin Janaq Mici, me atë kam filluar të këndoj 2-3 këngë. Më pas, kam qenë  në vendet më të bukura dhe më të zhvilluara të botës. Kam qenë edhe në Australi. Në Australi  ne kemi shkuar në vitin 1992 dhe kemi qëndruar 3 muaj. Asambli ynë ishte më I kërkuari kudo që shkonim. Vallet tona këngët tona labe I magjepsnin spektatorët. Besim Zekthi si shqiponjë dukej se fluturonte. Kur kërcente ai, dukej se skena merrte flakë.

 

Veçoj Suedinë

Hysniu rrëfen me siguri duke e shoqëruar bisedën me këngë të ndryshme…Më kujtohet viti 1976 në Suedi  në një “Parken Plaken”, vazhdon ai. Atje kishte shumë spektarorë, dhe spikeri i thotë  spektatorëve, ngushtoheni pak, se po vijnë shumë njerëz dhe nuk kanë se ku të ulen. Publiku u ngrit në këmbë, u ngjeshën njëri përbri tjetrit dhe pamë se vendi u mbush plot. Në historinë e Suedisë, (sipas organizatorëve) njerëzit nuk kishin hipur nëpër pemë kurrë, për të pare koncert, dhe në atë koncert pemët ishin plot me njerëz. Në atë koncert ishin yjet e këngëtarëve, valltarëve, dirigjentëve, ..Në atë koncert ishin Ibrahim Tukiçi, Vaçe Zela, Gaqo Çako, Xhevdet Hafizi (që tani nuk jeton më).. Ne kemi pasur një dirigjent shumë të mirë që tani nuk jeton më Xhemal Laço. Me këta artistë suksesi ishte I padiskutueshëm..Suedia e largët  u bë aq e afërt për ne.

 

Hysniu dhe kënga polifonike

-Unë e kam futur këngën polifonike në zemër, thotë ai. Në fillimet e mia në Ansambël, drejtuesit nuk donin që unë të këndoja këngën  polifoninke “Janinës çi panë sytë”. Ajo  është një këngë e bukur, e fuqishme, plot ritëm që solli risi në polifoni. Nazifi e këndon shumë bukur dhe për mua mendonin se si myzeqar nuk do mund ta nxjerë dot. Dikush mendonte se,  është njëlloj si me marrë një lab dhe me e fut në mes të lushnjarëve.Por kur e këndova I binda. Kjo sdo të thotë që në mënyrën time e këndoj si Nazifi. Secili ka karaktersitikat e veta të zërit. Unë kam kënduar në të gjithë fshatrat e Shqipërisë. Kam kënduar edhe në në një fshat të thellë të Leskovikut. Shkova se më thanë se atje është një burrë plak që këndon shumë bukur. Ai këndonte  këngën “vaj, vaj djemo” . E dëgjova me vëmendje dhe e ripunova. Në skenë e kam kënduar  unë  i pari  në Shqipëri. Kënga ishte;

O djemo seç na mori malli

Vaj vaj djemo

Hytë në luftë si nëpër valle

Dhe mbetët nëpër male

Vaj vaj djemo

Gjaku juaj është flamuri

Me shqiponjën dy krenare

Vaj vaj djemo

Ka vargje më të bukura?! Ka fabul më të gjetur? Te gurra e popullit gjen xhevaire, por duhet të dish ti qëtosh ama, most ë presësh të ti bien dhuratë.

 

Albumi

Kurë skam qenë I etur për të nxjerrë albume, thekson Hysniu. Kurrë skam rendur pas sasisë. Kam nxjerrë një album.Tek ky album janë 16 këngë. Janë këngë popullore por të kënduara bukur, të përpunuara, të freskuara, dhe jo bruto. Ky album është një punë disavjeçare. Aty jam unë me jetën time. Aty janë këngët e zemrës time. Aty është atdheu, që më mban në gji. Aty është populli me poezinë e tij. Aty janë valët e detit, flladi I mbrëmjes, çobani në stan, punëtori në fushë, bagëtia që blegërinë, trimat që shkojnë me këngë drejt vdekes, aty janë heronjtë dhe bukuria femërore. Është vasha mme fustanellë që duket se fluturon si erë.  Ai album është Shqipëria e përshkruar në vargje dhe pentagram.

 

Unë dhe Vaçja dhe një moment në skenë…

Këtu…s’di çtë them. Për kë të flas? Për Vaçen si këngëtare, si njeri, apo për Vaçen si motër? Eh, për të gjitha këto për ua është e vështirë të flas. Vaçja mbetet ajo, fisnikja, e dashura, nikoqirja, e ndjeshmja, njerëzorja, por…në skenë, mbetet ajo e veçanta, rigorozja,  e shenjta. Kam shumë momnete e të sa duhen muaj të tërë të flas, por sot do të shkëpus një moment.  Një njeri nuk e ndjen veten keq se harron fjalët, po kur nuk është mirë me zërin e tij. Një herë ne kendonim duetet myzeqare me Vaçe Zelën  në TOB. Atë natë në sallë ishte gjithë udhëheqja. Para se të dilnim në skenë, Vaçja  më thotë se tani ki kujdes se mos e harro fjalët. Ato fjalë më hutuan. Më hutuan pasi ma tha Vaçja, sepse do ishim para udhëheqjes së asaj kohe dhe do këndoja me Vaçe Zelën. Të këndoje me të ishte përgjegjësi. Por isha dhe i ri. Kur dilje në skenë me Vaçen duhej të mateshe mirë. Ajo e zotëronte tërësisht skenën. Spektatorin e mbërthente. Ja dalim në skenë. ..Filluam të këndojmë..Për një moment harroj strofën e parë dhe në vend të saj bëj strofën e dytë. Unë shikoj një dorë nga mbrapa që më shtrëngon fort. Ishte dora e Vaçes. U mobilizova…Gabimi nuk u kuptua pasi ndruam strofat..Në fund duartrokitje të fuqishme. Unë mbushur djersë. Situata kaloi me sukses. Vaçja më buzëqeshi. Unë lotova nga gëzimi.

 

.Mesazhi

-Unë gjithmonë e kam bërë spektatorin të duartrokasë sa herë kam dalë në skenë, gjithmonë ja kam arritur qëllimit. Kjo është puna dhe shpirti që i kemi dhënë ne popullit. Siç është shpirti i popullit që ka hyrë në shpirtin tonë. Populli jonë është i mrekullueshëm, është një popull këngë dashës, një popull puntor, një popull me tardita.  i qetë. Unë edhe në shpi kam një opera për Ali Pashë Tepelenën, një oper të luajtur nga një trupë gjermane. Gjermanët qysh në atë kohë i kanë kënduar Ali Pashë Tepelenës. Më vjen keq që kjo pjesë nuk luhet. Do ta jap atë vetëm kur të jem I bindur se ajo do të vihet në skenë.  Ne jemi artista shumë të varfër dhe pengu është që unë nuk kam mundësi që të gjej një kompozitor dhe tia jepja materialet të gjitha për të bërë këngë të tjera. .Nuk kam mundësi që të gjej një sponsor që të bëj një album tjetër..Në sistemin komunist, por edhe në vitet e para të demokracisë, na thonin se ju jeni 80 ambasadorët e Shqipërisë.Këtë e kemi bërë me këngët, me vallet tona, me kostumet tona popullore. Sot këto vlera dhe puna e Asamblit është zbehur..Nuk është nevoja të thuhet se polifoninë e ka marrë UNESKO, në mbrojtje, pasi polifoninë e mbron vetë populli, e mrojnë kënngët e reja dhe të vjetra të tij, kostumet e tij shumë të rralla që qëndisen me dorë. Këto këngë dhe këto kostume UNESKO I ka gjetur të mbrojtura nga shpirti I popullit. Sot, mund të ketë më shumë se 13 mijë këngë polifonike. Ato duhet të içizohen, të këndohen, të filmohen. Këngët e popullit janë të pavdekshme, politika duhet ti inkurajojë artistët, të japë maksimumin për ta. Pa artin politika I ngjan nnjë peme të tharë që nuk do të lulëzojë kurrë. Arti, kënga është kopshti I gjelbëruar, I një kombi. Kjo s’duhet harruar kurrë. Dua të shoh pëllumbat e paqes, të guisin të qetë në sheshin “Skënderbej”-përfundon Hysni Zela.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora