E hene, 29.04.2024, 05:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet Erisa Gina, solistja e TOB, për veprën greke “Zorba”

E premte, 28.05.2010, 08:45 PM


Flet Erisa Gina, solistja e TOB, për veprën greke “Zorba”

 

Dashuria dhe bashkjetesa ecin bashkë

 

Nga Albert Zholi

 

Znj Erisa, ju jeni një nga solistet e baletit në TOB. Tashmë po vini në skenë veprën “Zorba”, një pjesë greke, a ndjeni vështirësi në këtë pjesë?

 

Sigurisht, çdo gjë e re ka dhe vështirësitë e saj. Për mua kjo është një vepër e panjohur dhe e para pjesë greke që luaj. Këtë pjesë ma bëri të ditur në fillim koreografi Arjan Sukniqi. Unë këtu do të luaj rolin e vejushes, një rol sa i bukur po aq dhe i vështirë. Pak a shumë jam munduar të hyj në brendësinë e rolit dhe për çdo ditë e thelloj studimin në të, pasi dihen vështirësitë për një vepër të panjohur dhe të pa vënë në skenë më parë në TOB. Për mua besimi i këtij roli është një sfidë, që më pëlqen dhe më ve para përgjegjësisë.

 

Pse e quan sfidë?

 

Pasi deri më sot unë kam këcyer balete klasike, neoklasike, dhe ky balet është i një rrymë moderne dhe mezi pres të dal në skenë. Pra në këtë këndvështrim është një sfidë, pasi spektatori se di që unë po dal për herë të parë në këtë rrymë dhe unë dua të dal para tyre e sigurt që të tregoj se çfarë jam e aftë të bëj.

 

Ju thatë se është vepra e parë greke dhe vepra e parë moderne që luani. Kjo do të thotë më shumë përqëndrim?

 

Sigurisht. Përqëndrim në një shkallë të madhe dhe impenjim maksimal. Kjo do të jetë premierë përpara publikut ku gjithkush që pëlqen baletin dhe operan do të gjejë diçka të re, shumë sinjifikative. Pra mendoj se si premierë do të ketë një sukses absolute.

 

Pse jeni e bindur në suksesin e kësaj vepre?

 

Kjo ka ardhë natyrshëm. Pasi kam dëgjuar muzikën, pasi kam parë korin (pasi do jetë e shoqëruar me kor), baleti në këtë premierë do të përcjellë një risi edhe tek ne pa diskutuar për spektatorin. Eshtë një vepër gjigande që do të japë një atmosferë ndryshe.

 

Ku i shihni përmasat e kësaj vepre?

 

Tek libreti, muzika dhe skenografia. Këta janë 3 elementë të rëndësishëm në realizimin e një vepre baleti, pa diskutuar rolin e solistëve. Të gjitha këta elemetë kanë të veçantat e tyre magjike që e bëjnë këtë pemierë më të veçantën për ne si soliste por edhe për regjisorin, dirigjentin, skenografin, drejtuesin artistik.

Ju keni mbaruar shkollën e baletit në Tianë, po jashtë a keni bërë specializime?

Po. Siguisht. Unë kam bërë dhe një shkollë 3-vjeçare në Amerikë ku dhe kam punuar dhe si balerinë. Dua të them që shkolla jonë e baletit pëgatit balerinë të aftë që mund të konkurojnë kudo me sukses. Pas 3 vjetëve unë u ktheva në atdhe këtu në TOB ku kam qenë dhe më parë. Ne kemi bërë shkollën ruse të baletit që mbetet një shkollë e suksesshme. Në Amerikë u njoha me shkollën amerokane dhe atë fanceze të baletiti, kryesisht dhe me baletin modern. Pra studjova dhe pashë një shkollë miks. Mora një ekperiencë me vlerë , ashtu siç bëhet sot në TOB që vijnë dhe balerinë të huaj, apo koreograf që sjellin apo ndërthurin ekseriencat, koeografinë, ku kjo na mëson pak nga të tëra shkollat dhe na kompleton. Pra bota po vjen në Shqipëri.

 

Pse u kthyet nga Amerika?

 

S’di, më mungonte skena shqiptare, skena e TOB. Ndoshta pse këtu jam rritur me këtë skenë, dhe pse aty punoja regullisht dhe nuk vuaja për punë. Era e TOB smë ndahet asnjëherë nga mendja. Këti kam luajtur rolin e parë si atoliste kur ende isha në shkollën e baletiti, dhe pikërisht rolin “Françeska da Rimini”, ku këtu spikata nga pedagogët e shkollës por edhe të TOB.

 

Veprat që keni luajturr ju dhe shoqet e tua, a mund të konkurojnë denjësisht në Evropë dhe në botë?

 

PO. Këtë e them me sigurri. Dëshiroj që kjo premierë që po pëgatisim të jepet jashtë ku ne të shpalsoim përpara spektatorit të huaj, por edhe përpara specialistëve talentin dhe nivelin e baletit shqiptar.

 

Shoqeria shqiptare a është e dhënë pas baletit. A ka një traditë në këtë drejtim?

 

Baleti tashmë ka një spectator të caktuar, por tashë ai po kultivohet, pasi po komnetohet në familje shoqëri dhe tashmë mund të themi se numri I spekyatorëve po rritet nga dita në ditë. Kjo shifet keryesiht kur ka shummë shfaqje dhe numri I spektatorëve nuk ka ënje. Kjo tergon se baleti edhe në Shqipëri po e shtrin influencën e vet dhe po ktheht nga një art elitar në një art popullor.

 

A e keni ndjerë paragjykimin nga shoqëria në përgjithësi duke qenë se jeni balerinë?

Dihet që në Shqipëri ende egziston konseravtorizmi si tek filmi “Kapedani”?

 

Them të drejtën nuk e kam ndjerë paragjykimin. Ndoshta sepse më të shumtën e kohës e kaloj me artistë apo miq të profesionit tim. Ana tjetër ëshët se po shoh shoqërinë tonë rashmë më të emancipuar, pa to paragjykimet e regjimit komunsit. Tashmë në art s’ka më tabu.

 

Keni kohë të lirë dhe me se mereni në kohën e lirë?

 

Kohë të lirë kam vetëm në verë në pushimet e stinës. Gjatë plazhit zakonisht lexoj libra, kryesisht libra rozë.

 

Mendimi juaj për dashurinë dhe bashkjetesën?

 

Dashuria është e shëenjtë. Unë do të thosha që sot dashuria dhe bashkjetesa ecin bashkë. Ato plotësojnë njëra-tjetrën. Jam për një bashkjetësë përpara martesës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora