E shtune, 27.04.2024, 06:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet poeti, mbledhsi i folklorit tropojan Hamit Aliaj

E merkure, 26.05.2010, 09:37 PM


Flet poeti, mbledhsi i folklorit tropojan Hamit Aliaj

 

Kadareja u caktua  udhëheqës artistik për temën e diplomës time

Dritëroi fliste hapur për të metat e sistemit komunist

Dritëroi ishte mik me Selim Berishën, vëllanë e Sali Berishës

Sali Berisha recitonte shumë bukur

Tokat e mia me ato të Berishës i ndan një gur, bagëtitë hynin në tokat e njëri tjetrit pa krijuar grindje

Rexhep Qosja e ka si idhull Naimin Frashërin

 

Nga Albert Zholi

 

Një njeri i qetë, i sinqertë, që nuk bën kurrë zhurmë. Dhe pse ka botuar shumë libra dhe pse ka shumë njohje, ai ka ecur nëpër rrugët e jetës duke shkruar me penë dhe heshtur me gojë. Poezitë e tij janë vlerësuar shumë sidomos nga Rexhep Qose, por kur e pyet Hamitin për këtë vlerësim të Qoses ai mbledh supet dhe me modesti thotë, ka shprehur diçka të zakonshme. Lindur në fshatin Kasaj, pronat e tij i ndanë vetëm një gur nga pronat e familjes së Kryeministrit shqiptar (fshati Viçidol,lagja Prifsh), por ata skanë këmbyer asnjë fjalë edhe kur bagtëitë e familjes së njëri tjetrit hynin në pronat jo përkatëse. Shumë poezi të tij janë kthyer në këngë që kanë lënë gjurmë jo vetëm në pjesën veriore, por në gjithë Shqipërinë. Mësues gjimnazi në Tropojë, ai ka lënë emër dhe respekt të veçantë tek nxënësit e tij, të cilët sot e kësaj dite e nderojnë dhe çohen në këmbë kur e hasin në lokalet e kryeqytetit. Largimi nga vendlindja, ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tij, pasi ai e cilëson Tropojën vend të magjishëm, që dora e zotiti e ka lëshuar në tokë për të parë parajsën e vërtetë, që brenda një dite të buisin të katër stinët. Ndoshta këtij poeti do ti shkonte më së miri fjala e urtë popullore “I mençuri hesht dhe kur bën vepër duke qëndruar në fund, i pa dituri bën zhurmë për asgjë dhe del në krye të turmës”. Kur e njeh dhe bisedon me Hamitin, pa dyshim merr me vete mësimin e përhershëm që, librin mos e hiq nga dora, fjalën mos e nxirr pa e peshuar.

 

Rexhep Qosja për poezinë e Hamit Alisë:

 

Hamiti është poet i mendimit aq subtil, i pamjeve aq krijuese, i figurave aq origjinale. Poet që të bën mik të përjetshëm shpirtëror.  Hamiti është një poet që do ta nderonte çdo letërsi evropiane.

Mes shtëpisë së tij në Kasaj dhe shtëpisë sime në Vuthaj, ka një majë që kalohet me disa hapa.

 

Z Hamit ju keni lindur dhe jeni rritur në Tropojë. Cfarë do të thotë për ju ky vend?

 

Tropoja është një nga vendet më të bukura, më fantastike  të trojeve arbërore, si një tokë e rënë nga qielli. Në një ditë në këtë vend të magjishëm mund të jetosh të katër stinët. Majë maleve do shohësh borën, më poshtë në bjeshkë duket se në stinën e vjeshtës,   pak më poshtë në lulnaja, që do të thotë pranverë dhe më poshtë lugina që të sjell stinën e verës. Gjithë Tropoja ëshët një luginë, që nga Fierza dhe deri në kufij me Kosovën në Morinë sheh një vend të mrekullueshëm. Vetiu në këtë vend bëhesh poet, shkrimtar, artist, valltar, piktor, këngëtar,  shkencëtarë..etj…Natyra, zoti, bën njeiun dhe njeriu i përshtatet natyrës.

 

Kur e keni shkruar poezinë e parë dhe kush ka qenë ai që ka zbuluar talentin tuaj?

 

Poezinë e  kam shkruar nga mosha16 vjeçare, në gazetën Mësuesi të asaj kohe. Unë athere isha në vitin e dytë të shkollës së mesme pedagogjike, pra dhe unë përgatitesha për mësues. Nisa nja dy poezi me zarf duke parë adresën tek gazeta. Ishte fiks data 7 Mars 1972. Kur pashë gazetën që ,kish botuar poezitë e mia nuk mund ta besoja. Kisha një gëzim të madh që nuk mund ta shprehja. E mbaja atë gazetë si diçka të shenjtë. Mburresha me veten. Ky botim më dha shumë forcë ku pas kësaj fillova të botoj reportazhe tek gazeta Rinia, Drita. Cuditërisht, asgjë nuk më është kthyer mbrapa dhe pse në atë kohë isha vetëm 17 vjeç. Kur kam mbaruar shkollën e mesme kisha fituar dy çmime Republike. Një herë për gazetën Zëri i Rinisë në konkursin për shkollat e mesme të Republikës mora çmimin e parë. Më vonë dërgova ca poezi në formë libri. Ishin gjithsej 60 poezi. Më dhanë çmimin e tretë. Titullohej Udha e

zogjve, në konkursin e 30-vjetorit të themmelimit të Ushtrisë ku ishin paraqitur 70 poet. Pastaj dërgova një cikël në gazetën Zëri i Rinisë. Aty ishte redaktor shkrimtari dhe njeriu i mirë, skenaristi,  (ndjesë pastë) Vath Koreshi. Ai i ndihmonte shumë talentet e reja. Njëkohësisht kisha dërguar për botim një libër me poezi në shtëpinë botuese Naim Frashëri. Isha 18 vjeç. Ai libër u pranua duke bërë krastijtet e kohës dhe duke patur parasysh ideologjizmat e kohës. Ky libër u titullua “Bjeshkët janë mbiemra ime”. Ky libër pati shumë sukses.

 

Ku i fillove studimet e larta?

 

Në vitin 1974 fillova shkollën e lartë në Tiranë për gjuhë-letërsi. U vendosa në godinën nr. 14 dhoma 20, së bashku me Filip Cakulin dhe Skënder Buçpapaj.  Filipi ishte shumë i zgjuar por dhe shumë shakaxhi. Unë isha i vetmi në atë kohë që erdha në shkollë të lartë me një libër të botuar. Kryesisht Filipi bënte shaka me kinezët që mësonin shqip sa mund të them që e tepronte me ta, sepse shakatë athere keqintrepretoheshin. Mund të them që ai ka shpëtuar për qime me këto shaka të kripura.

 

Me cilët poetë dhe shkrimtarë u lidhët në atë kohë?

 

Me shumë, por do të veçoja sërishmi Vath Koreshin por u njoha dhe me Kadarenë dhe Agollin. Në atë kohë Kadareja na jepte leksione për letërsinë moderniste. Por ai ishte përkohësisht në këto leksione . U bë një kërkesë në vitin 1975 për të bërë libra. Ishim 3 bashkpatriotë që vendosëm të botonim njëkohazi, Skënder Buçpapa, Avni Mulaj (poeti dhe jo këngëtari, poeti që tahmë ka ndërruar jetë), dhe unë. Librat i botuam njëherësh dhe u bë një promovim në Lidhjen e shkrimtarëve. Ishte një nismë e poetëve veroirë. Fjalën në këtë promovim e mbajtën Fatos Arapi, por folën dhe Kadareja, Agolli etj..Nga ne fjalën e mbajti Avniu sepse ishte më i madh se ne, ndërsa unë dhe Skënderi ishim në vit të parë.

 

Cfarë do të veçonit nga takimet me Ismail Kadarenë?

 

Në radhë ta për unë do të thoshja se Ismaili mbetet shkrimatri më i madh shqiptar, mendjendritur. Kontaktet e mia me të kanë qenë të zakonshme. Kam ndjerë emocion kur më ka thirrur dy herë pasi kish lexuar dy cikle me poezi të miat të botuara tek Drita, apo tek revista Nëntori. Bile më ka thirrur nja dy herë dhe në shtëpi. Ajo që më ka ngel më shumë në mëndje nga takimet me të ka qenë kur do botonte novelën “Komisioni i festës”. Unë se besoja se ma dha për ti dhënë mendim. Sigurisht, kur e lexova, ngela i mrekulluar dhe nuk kisha çfarë ti thoshja. Kur ja dhashë i tashë që jam ende i emocionuar nga kjo vepër dhe s’kisha asnjë vërejtje

 

Pas mabrimit të shkollës së lartë, nuk patët më lidhje me Kadarenë?

 

Unë pas mabrimit të shkollës bëra një vit stash. Pastaj do mbroja diplomën. Ligji  në atë kohë përcaktonte se kush mabronte shkollën e lartë mbi notën 8, provimet e diplomës po të donte mund ti mbronte me temë diplomë, nqs s’donte jepte provime. Mua më caktuan për mbrotje të diplomës edhe me dëshirën time temën “Eposi i kreshnikëve të veriut”. Në atë kohë Ismail Kadareja kishte botuar për këtë temë nja dy tre artikuj ose esse tek gazeta Drita. Unë isha dhe jam i mendimit se siç është pranuar isopolifonija labe nën mbrotjen e UNESKOS, ashtu të mbrohet dhe Eposi i Kreshnikëve të veriut. Unë e njihja mirë këtë teme dhe më caktuan Ismail Kadarenë si udhëheqës artistik dhe përgjegjës për temën time. Pikërisht, në atë kohë ai thirret në Paris se do të botohej libri “Dimri i madh” S’di dhe se sa do të vononte ndaj, më caktuan Dhimitër Shuteroiqin si udhëheqës apo si drejtues të temës

sime. Shuteriqi ishte një studjues i madh dhe shumë serioz. Më dha një ndihmë të madhe për mbrotjen e temës. Ajo temë u vlerësua maksimalisht. Bile Shuteriqi më thoshte se me atë temë duhej të mbroja tituj shkencorë.

 

Si Eposi i kreshnikëve, cilat grupime poezish mund të përmendni sot në botë?

 

Shkenca studimore  botërore që miret me hulmutimin e krijimtarisë dhe histrorisë së popujve, përsa i përket zhvillimeve të tilla në peiudhën e mesjetës, ka veçuar disa epose si Vedat indiane, këngët e Rolandit në Francë, Kënga Nibelungëve në Gjermani, këngët për Robin Hudin në Angli, Këngët e Rolandit në Francë, (në lashtësi janë vëllezërit Dioskurë, para Homerit, në Greqi). Pra, këto këngë, legjenda, poetike paraqesin trimërinë, bukurinë, forcën, dashurinë në mënyra nga më të ndryshmet, siç është Muji dhe Halili tek ne. Dy monumente ka kultura e jonë nga lashtësia e deri më sot që veçohen, në krijimtainë gojore, në histroinë e hershme, apo atë të shkruar dukë e barazuar me 5 eposet e mësipërme…E para është Kanuni ,  i cili ka 1240 nene është si një kushtetutë për Arbërinë e gjithëkohëshme. Pavarsisht interpretimeve që i bëhet sepse flet për gjakmarrjen, vetëm 16 nene të Kanunit flasin për gjakmarrjen të tjerat flasin për ligjet në jetën e përditëshme. Nenet e Kanunit janë parandaluese, për të moa vrarë, për të mos kaluar në gjakmarrje. Nga akademitë serbe janë përhapur ide se shqipatrët nuk janë shtetformues, por ky Kanun i hedh poshtë  të gjitha teoritë e tyre. Kur serbët skishin një shtet ne kishim një Kanun. Kur bota skishte një kushtetutë ne e kishim një kanun. Ndaj dhe e vranë At Gjeçovin. Ajo ishte një kushtetutë mesjetare mjaft e avancuar për kohën dhe e konsoliduar. Disa studjues amerikanë e kanë vlerësuar Kanunin. Dhe eposi i Kreshikëve e dyta. Për këtë ka 6 mëtonjës, si serbët, boshnjakët, malazezët. maqedonasit e etj që e cilëojnë si të tyret, por koha dhe shtresëzimet histroike e kanë vulosur prejardhjen, ajo është burimor shqiptare dhe patjetër UNESKO, duhet ta çertifikojë dhe ta marrë në mbrojtje, si pasuri botërore.

 

A e keni njohur Dritëro Agollin si jeni njohur dhe si i keni mbajtur lidhjet?

 

E kam njohur në një moment të çuditshëm. Ishte viti 1966,unë isha 12 vjeç. Ishte periudha kur shkrimatërt dhe artistët i çonin në punë prodhuese një muaj. Dritëroi erdhi në fshtain tim që është shumë afër Gjakovës. Sot për 20 min mund të shkosh me makinë. Dritëroi erdhi vet i tretë për një muaj. Cdo drekë atë e ftonin fashatarët për respekt duke shprehur dhe bujarinë e tyre. Unë kisha lexuar shumë libra dhe kam qenë shumë i lidhur pas tij. Pa ditur kisha lexuar dhe shumë poezi të Dritëro Agollit. Edhe sot më kujtohet që Dritëroi kishte shkruar një poezi për gjyshen e tij dhe unë e kisha mësuar atë përmendësh. Ai ishte ulur pranë vatrës në kullën tonë. Fëmijët s’lejoheshin të futeshin në odën e burrave. Por unë isha shumë kurioz dhe u futa duke shkelur rregullat. Dritëroi  sa më pa më pyet se në ç’klasë isha dhe se a dija ndonjë vjershë. Po i them unë, di. Unë recitova dy tri poezi të tij, pa e ditur kush ish. Ai kur mbarova i thotë babait se ky djalë ka talent për letërsi dhe kurrsesi mos ja ndërpre shkollën. Më vonë e kam vazhduar miqësinë me të edhe kur studjova në Tiranë, por dhe më vonë kur isha mësues dhe Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Tropojë.

 

Ke pas ndonjë rast që ke bërë fjalë me Dritëroin?

 

Me të kam bërë një replikë vetëm 30 sek në vitin 1992, kur u bë Kongresi i Partisë Socialiste dhe diskutimin e tij e pritën me fërshëllima. Por pas Kongresit e shoqëruan me duartrokitje pasi e zgjodhën në Kryesi. Unë e pyeta përse ky ndyshim? Epo lufta bëhet nga brenda jo nga jashtë më tha. Por ai mbetet një poet i madh, me dimesione shumë të mëdha njerëzore, human.

 

Po kur ishe mësues a e ka vizituar Tropojën, Dritëroi?

 

Po. Disa herë….Në vitin 1986, Drotëroi erdhi në Tropjë me një grup shkrimatrësh dhe piktorësh, siç bëheshin reklamat e shtetit në atë kohë, ndihma për zonat verilindore.Tropoja asokohe, ishte një Mekë e vogël për artin shqiptar. Në një qytet të vogël jetonin dhe punonin 4-5 piktorë të njohur, po kaq kishte poet dhe gazetarë. Asambli “Dardania”, ishte më dinjitozi në Shqipëri. Dritëroi erdhi me Kujtim Buzën, Fatos Kongolin, Osman Mulën, etj…E takova tek Hotel Turizmi i Bjram Currit. Për një muaj jam vartësi i yt,bëj çtë duash me mua, më tha me humor. Në darkë erdhi dhe u ul në një tavolinë vetëm me mua dhe më tha: Ky vend ka shumë probleme (e kishte fjalën për gjithë Shqipërinë, jo vetëm për Tropojën). Unë heshta dhe pas nja dy min i thashë: Cilin problem veçon ti? Ai më tha: Njerëzit bëjnë gabime dhe ndër këta njerëz ka shumë të talentuar që bëjnë një gabim i cili mund ti kushtojë 6 muaj transferim, por, ata njerëz nuk rehabilitohen kurrë dhe ne kemi humbje të mëdha dhe më poshtë vijoi: A ke ndonjë personazh të këtij lloji, sepse unë do bëj një cikël shkrimesh problematike me këtë temë. Po, i thashë unë dhe i tregova disa raste.

 

Cfarë do të veçoje nga takimet e Dritëroit në krahinën tuaj?

 

Një natë në krahinën e Bytyçit, Dritëroi mbajti gjallë gjithë mbrëmjen me 30 burra. Dritëroi dukej si një urtak i madh që ka ardhë nga Eposet. Pyeti një kryetar Kooperative sa bagëti keni si koopertaivë, ai i tha 138 lopë. Dritëroi e pyet sërish: Sa qumësht merrni nga ato? Ai i tha 200 litra qumësht. Pse i mbani është marrëzi! Kryetari i Kooperativës i tha Dritëroit se, ti ishe sot në Qafën e Prushit dhe e pe Gjakovën me dylbi nga larg. Shyqyr që kemi këto lope se komshijtë tonë në Kosovë s’kanë asnjë lopë. Dritëroi i tha atij: Cflet or burrë. Sa prodhon qumësht gjithë koopertaiva jote prodhojnë 4- 5 lopë në shtëpitë e fshatarve të Gjakovës se unë kam qenë aty në disa konkurse poezie. Unë ja bëra me shenjë Dritëroit dhe ai ndryshoi temën menjëherë dhe tha: Siç ka thnë Lenini, kapitalizmin do ta mundim kur ta mundim në rendiment dhe solli si shembull fabrikën e çorapeve në Korçë. Shifni

tha ai sa çorape të bukura janë këto dhe ne I blejmë me një çmim shumë të lirë në Shqipëri, që do të thotë e kemi mundur kapitalizmin. Të gjithë të pranishmit e pranuan me ovacione këtë humor shumë tragjik që bëri Dritëroi. Ai fliste hapur për të metat e sistemit komunist

 

Një darkë në shtëpinë time

 

Pas 4-5 ditësh Dritëroi më thotë do vij tek pleqtë e tu rreth 20 km nga Bajram Curri. Unë e prita me gëzim në shtëpinë time ku kisha prindërit dhe vëllanë. Nuk ftova snjë njeri. Dy më erdhën të paftuar.Ishin njerëz të afërm të familjes, njeri prokuror dhe tjetri oficer sigurimi në ushtri. Darkën e bëra krejt familjare. Dritëroi më tha mua: Këta të dy na spiunojnë? Jo, I thashë unë, sepse, këta çdo ditë pijnë një kafe me ty dhe të kanë idhull. Ai më tha: Sonte mund të flas lirshëm? Po, I thashë unë, je në shtëpinë tënde. Atëherë Dritëroi tha; Cmut socializmi është ky, kur ju merrni bukën 5 km larg dhe se gatuani bukën vetë? Dhe aq më tepër merni bukë misri.  Për mua, ishe njeiu i parë në Shqipëri që fliste krejt hapur kundër sistemit.

 

Mik me Selim Berishën, vëllain e Sali Berishës

 

Dua të theksoj se Dritëro Agolli ka ardhë 4-5 herë në shtëpinë time, por më shumë shkonte tek shtëpia e Sali Berishës. Ai e kishte shumë mik Selim Berishën vëllanë e Sali Berishës. Dritëroi qysh në vitin 1966, ka qenë disa herë në shtëpinë e Selim Berishës, ndërkohë që doktor Sali Berisha ishte student. Më vonë, kur ai ka kritikuar disa herë Sali Berishën I am thënë dritëroit: Vëllain e Sali Berishës e kishe pas shumë mik, çfarë ke që sulmon Saliun? Ai më tha: E kam mik dhe Saliun, por, do them mendimin tim të pavarur. Unë i thashë, Dritëro kjo nuk është burrëri, por më vonë jam penduar, se në vitin 1999 ai kishte një proçes në mushkëri dhe u kurua në një spitl Italian, por këtij gjeniu të madh si gjithë ne të tjerëve i mungonin paratë. Dritëroi shpëtoi. Në mënyrë metaforikë mund ta them se është rilindasi i fundit që është gjallë.

 

Lidhjet e juaja me kryeministrin Sali Berisha?

 

Shtëpia e lindjes së doktor Sali Berisha, ëshët vetëm 1 km larg shtëpisë sime. Janë dy fshatra në kufij të njëri tjetrit. Një pjesë e tokës së pronës së Berishës është e ndarë me tokën time. Pra jemi përbri njëri tjetrit në pronësitë e tokës. Bëhet fjalë për një pjesë të tokës, pasi tokat i kemi në vende të ndryshme. Për çudi në këtë pronë ndraje, ne skemi vënë kurë as gardh, as mur, por kemi vënë si vijë ndarje vetëm tre gurë. Këta janë më shumë si sinore sombolik, pasi bagëtitë e familjeve tona hynin në tokat e njëri tjetrit dhe kurrë nuk kemi ndarë asnjë fjalë. Ata janë fis me emër që dinë të respektojnë njeriun dhe të japin mesazhe dashurie dhe respekti. Nga ai fis nuk mbahet mend asnjë grindje, asnjë sherr, familje aristrokate që kishin lidhje me Kosovën  dhe që e kanë shtëpinë në një kryqëzim të rrugëve Bytyç, Berish,  (në breg të Drinit), bjeshkët.

 

Keni pas takimë me Sali Berishën?

 

Shumë herë. Unë kam mësuar në bangën ku ka mësuar ai, paçka se është 10 vjet më  i madh se unë. Bëhet fjalë për shkollën tetvjeçare. Kërcente, lexonte shumë, por ajo që e veçonte nga shokët ishtre se Sali Berisha recitonte shumë bukur. Sidomos në shtëpinë e kulturës. Saliu lexonte shumë dhe libra artistikë. Një shkrimtar në një intervistë ka thënë që Bibliotekën Kombëtare e hapte Sali Berisha dhe e mbyllte ai.

 

Po ndonjë takim tjetër a do të veçonit ndonjë takim me Berishën?

 

Po. Në vitin 1999 kur unë bëra këngën për Azem Hajdarin. Pra tekstin e bëra unë, muzikën Edmond Zhulali dhe e këndoi Hysen Koçia. Së bashku me vëllanë e Azemit Rasimin, Edmond Zhulalin, Ndue Ukcama, shkuam në selinë e PD ti çonim një CD me këtë këngë. Ai na priti me shumë ngrohtësi dhe duke dëgjuar këngën e Azemit filloi të lotojë. Shumë bukur e keni bërë na tha.

 

Keni pas njohje me Azem Hajdarin?

 

Azem Hajdarin dhe Azgan Haklajn I kam pas nxënës. Azemi ishte njeri shumë inteligjent dhe me një memorje të çuditshme. Ishte në kërkim të vetvetes dhe shumë bujar. Unë ndaj dhe i kushtova një këngë.

 

Një libër i juaji ka parathënien nga Rexhep Qosja, si jeni njohur me të?

 

Rexhep Qopsja ëshëtnjë tjetër gjigand i letarve shqipe. Atë e kamtakuar vetëm njëherë në vitin 2000, kur shkova në Prishtinë për të realizuar një film dokumentarë. Shkova në shtëpinë e tij në Prishtinë për ti marrë një intervistë. Isha me operator Ilir Buçpapaj. Po realizonim filmin Ylberi I lirisë, për [pavarsinë e Kosovës. Skishte 6 muaj që ishte çliruar. Si personazh kishim figurën e një plaku me mjëkrr si Sandër Prosi. Atë vit ishte dhe 100 vjetori i vdekjes së Naim Frashërit. Për këtë shkova tek shtëpia e Rexhep Qoses. U habita me bibliotekën e tij. Tepër e madhe dhe luksoze. Donim ti mernim një intervistë pasi ai kish shkruar një libër 600 faqe për Naimin. Por ai nuk pranoi. Pse i thamë? Por ja, unë smund të them sërishmi ato që kam thënë në libër për Naimin. Ai e kishte idhull Naimin. Duhet të lexoj sërsishmi që të jap intervistë na tha. Kur të vij në Tiranë dhe të gjej diçka

tjetër mun dtë flas.

 

Por diku në një televizoin kosovar por edhe ne TVSH, Qosja ka folur (shkruar) edhe për poezinë tuaj?

 

Po, në vitin 1992 atij rastësisht i kishte rënë në dorë një libër i imi me poezi dhe ai nuk ngurroi të flasë për krijimtarinë time. “Lotin nuk ta fal”, ishte libri im botuar në vitin 1991. ato çka kishte folur ai për mua unë I vendosa në hyrjen e një libri të botuar në vitin 1997.

 

Ju keni shkruar më shumë  poezi epike, përse?

 

Tropoja është djegur disa herë në historinë e saj, si në 1913 dhe 1915 nga serbët, malazestë, ajo ka  një histori të larë me gjak, ndaj dhe unë jam ndikuar nga kjo histori.

 

Lidhjet tuaja me Xhevahir Spahiun?

 

Unë që kur isha në shkollë kam pas lidhje me të. Më pëlqente për poezineë e tij, për guximin. Edhe pse athere ai ishte i dënuar dhe larguar nga Tirana, shoqërohesha me shumë dëshirë dhe pse ky shoqërim mund të  kishte kosto. Bisedat tona githmonë silleshin rreth poezisë. Edhe sot kam shumë lidhje me të.

 

Ju jeni një port meditativo-filozofik, por keni shkruar edhe në zhanër tjetër: Kangë, një pjesë e të cilave, sot janë hite në Kosovë.

 

Po. Në kohën e ndalimit të madh, çuditërisht tematika e dramës kosovare, tragjedisë më të madhe të kombit tonë në shekullin e XX, ishte e ndaluar tek ne në Shqipëri. Asnjë poezi, prozë apo diçka tjetër në temën e Kosovës  nuk lejohej të botohej këtu. Atëherë unë gjeta një mënyrë të ndërmjetme për ti shpëtuar censurës. Mora në gjininë e këngës duke shfrytëzuar motivet e hershme të letërsisë veriore shqiptare që ishin simbole të cilat censura si kapi dot. Kështu bie fjala shkrova, këngët “Në Dardani bie një tupan”, “Liridona”, “Mota e Gjergj Elez Alisë”, “Ka[rëxeva Erenikun”, “Tri kala presin një nuse”, “Prite Azem Galicën”, etj…Kam shumë nostalgji dhe jam i lumtur që këto këngë këndohen edhe sot në çdo dasëm a ceremoni tjetër martesore ku mua më ftojnë disa herë në vit.

 

Në Tropojë për çdo Qershor organizohet “Sofra dardane” ku marrin pjesë rreth 50 grupe foklorike nga gjithë trevat shqiptare.. Lidhja juaj me këtë Festival dhe me Unionin?

 

Është një aktivitet me shumë vlera. Unioni Artistik i Kombit Shqiptar I drejtuar nga Azgan Haklaj, po bën një punë të mrekullueshme. Ju kam thënë dhe më herët që, Azganin e kam pas nxënës në gjimnaz. Eshtë një njeri me shumë ide dhe me një shpirt të gjerë atdhetar. Përveç Sofrës Dardane që përmendët ju, ai ka organizuar dhjetra aktivitete të tjera për Camërinë, Mitrovicën, Malin e Zi, Preshevën, Shkupin etj…Unë i kam ndjekur këto aktivitete dhe të shumtën e herës kam qenë dhe në grupin organizator ose në Juri. Janë aktivitete që i bëjnë shumë nder kulturës Kombëtare dhe idealit të Rilindasve tanë. E  veçoj edhe njëherë meritën personale të Azgan Haklajt për këto aktivitet.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora