E shtune, 27.04.2024, 09:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Të mësojmë historinë dhe njerëzit që e shkruan atë

E merkure, 26.05.2010, 09:58 PM


TË MËSOJMË HISTORINË DHE NJERZIT QË E SHKRUAN ATË

Neoklit Kazazi, Ismail Bej Vlora dhe fillimet e shekullit të XX - të

Nga PILO ZYBA

 

Neoklit Kazazi, lindi nga një familje arvanitase në ishullin Lesvos të greqisë më 1849 – 1936.

Petagog i Universitetit të Athinës. Petagog në politikën – ekonomike, 1891 – 1894, dhe krijues i Enciklopedisë së Filozofisë dhe së Drejtës, 1894 – 18910. Deputet i parlamentit grek në vitin 1910 në në vëndlindjen e Aristidh Koljas.

Librat dhe shkrimet e tij kanë vlera të shumëllojshme. Ai ishte dhe krijues i shoqatës

“ Elemizëm” në vitin 1894.Ka punuar si i dërguar i shtetit për marrdhëniet ndërkombëtare. Luftojë për bashkimin e trojeve greke ( në atë kohë as Selaniku dhe as kreta nuk i ishin bashkangjitur shtetit Grek). Për të lëvruar më mirë dhe më mirë, Ai në vitin 1894 në Paris krijoi shoqatën “ Për të drejtën e greqisë”.

Parë nga këndvështrimi i tij, nga marrdhëniet ndërkombëtare të ballkanit, Ai shkroi dhe botoi disa libra. Në të cilat dha orientime, fakte dhe të dhëna historike. Unë në interes të shkrimit po përmënd vetëm disa prej tye të cilët kanë direkt lidhje me shqipërinë.

- Greket dhe Shqiptarët në fillimet e shekullit të XX

- Marrveshja greko – shqiptare

- Revolucioni Francas vëllimet 1-2-3-4-5-6-

Neoklit Kazazi
Neoklit Kazazi
I interesuar për marrdhëniet e mira me Shqipërinë, pa të cilën ai e kuptonte që nuk kishte qetësi në Ballkan.Për të bërë fakt këtë bashkpunim dhe historikisht dhe praktikisht, Ai bashkpunoi me Ismail Bej Vlorën, i cili kishte mbaruar “ Zosimea “ në Janinë dhe e njihte dhe e shkruante shumë mirë greqishte.Ky bashkpunim kishte ardhjen më afër të dy popujve të cilët kishin shekuj nën robërinë turke. Në vitin 1901 ndërsa ecte në rrugët e Stambollit miqtë e tij e njoftojnë Ismail Vlorën, se Sulltani ka lëshuar urdhër arrestin. Ai kalon në Athinë ku takohet edhe me Kazazin.Pas bisedimeve largohet dhe shkon në Bruksel.Atje hap një gazetë me titull “ Shpëtimi i Shqipërisë”, në të cilën hidhte mendimet dhe idetë e tij për krijimin e shtetit shqiptar dhe interesave te kombeve fqinjë.

Në numurin e dytë , në faqe të parë, Ismail bej Vlora boton kryertikullin “ Nën shëmbullin e grekërve”. Në të cilin shpreh mendimet e tij për mënyrën dhe krijimin e shtit të ri Shqiptar.

Në këtë kohë Ismail Vlora dhe Kazazi krijuan një klimë miqësore ( në të cilën ndikojë dhe prejardhja e tij arvanitase).

Në vazhdën e takimeve, të shprehjeve, të pikpamjeve dhe qëllimeve të mëtejshme, më 22 mars të vitin 1907 arritën të bëjnë traktatin e marrveshjes. Nga pala greke mori pjesë Kazazi dhe Petala dhe nga pala shqiptare Ismail Bej Vlora. Po këtë ditë u hodh dhe në protokoll ku nënshkruan Boçari dhe Seroglu.

Libër i Neoklit Kazazit... për marrdhëniet shqiptaro - greke
Libër i Neoklit Kazazit... për marrdhëniet shqiptaro - greke
Përpara hedhjes së firmës për nënshkrim, thotë Kazazi, më dt. 18 shkurt 1907 Ismail Vlora me shqiptarin Xhaferr, u takuan me N.Levidhi kryetar i parlamentit Grek, si dhe me kryeministrin Jorgo Theotoku.Të dy palët i njoftuan për marrdhëniet e mira ndërmjet grekëve dhe shqiptarëve.

Kodi i marrveshjes, ishte bashkpunimi ethnik dhe fetar. Por një nga qëllimet kryesore ishte ruajtja nga qëllimet e Austro-hungarezëve, Serbëve dhe italianëve. Me këto marrdhënie Kazazi krijonte klimën e duhur për arritjet e qëllimeve të Ismail Vlorës. Krijimin e një shteti të pa varur Shqiptar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora