E shtune, 27.04.2024, 01:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Jo, nuk ndahet Mitrovica!

E merkure, 26.05.2010, 09:57 PM


Demir KRASNIQI

 

Parodi që këndohet në Kosovë ditë për ditë e vjet për vjet:

 

JO, NUK NDAHET MITROVICA !

 

            I.

Te ura , te ura –

Urra ! Urra ! Urra !

Te ura , te ura –

Vraponi , o burra !

 

Te ura , te ura –

Atje n’ Mitrovicë ,

Vraponi , o burra ,

Se nuk ka me pritë !

 

Te ura, te ura –

Te ura e Ibrit !...

Te ura , te ura –

Bani za Ilirit !

 

Bani za Dardanit ,

Arbrit , Dukagjinit...

Oh, se po ndërtohet

“Muri i Berlinit!”...

 

Vraponi , vraponi –

Vraponi , o burra !

Vraponi , vraponi –

Vraponi te ura !

 

            II.

 

O, ku me vrapue , o, ti more vëlla ?

Oh, a te Ibri , oh, a te Sitnica ?

O, çka u marue , o, ti more vëlla ?

Oh, a mos po ndahet , o, vëlla , Mitrovica ?!

 

O, amani t’ koftë, o ti more vëlla –

Mos   shti , o, nëpër  ngatërresa !

Oh, se n’ mahallë t’ magjupëve , o vëlla –

Jam tu  i  zanë  , unë ,  do banesa !

 

O, se  m’ ka rrokë kriza , o vëlla ,

Jam ba me behane –

Oh, se m’ ka ikë kthiza , o vëlla ,

Tu i  zanë do dyqane !...

 

            III.

 

O, jo ! Jo! Jo !

Jo, qe besa , jo !

O, për pa u thye kerri me gjithë spica –

O, kurrë nuk ndahet , o , kjo Mitrovica !

 

O, çka asht ty u ba – e , o, ti more vëlla ?

O, gjithë këto rrahje , o, gjithë kjo hata ?

O, gjithë këto  zhurma,   gjithë këto  vilikama ?

O, gjithë këto krisma , o, gjithë këto piskama ?!...

Oh, se s’po guxoj , o vëlla , hiq me dalë n’ atë anë –

O, a mos po xhirojnë, o vëlla , o, ndo ‘i  spot për kangë ?!

 

O, jo , jo, o  vëlla  -  ti koke trenue ,

O, spot , as filma, o vëlla , nuk janë tuj xhirue !

O, por po mundohen , o vëlla , nga pak me i frikësue –

O, po nuk po kemi, o vëlla , me çka me luftue !...

 

O, se me pasë , o vëlla, me çka me luftue –

O, te “Molla e kuqe” , o vëlla , na patëm me i que !...

O, s’po kem pambuk , o vëlla , me i mëshelë prapanicat –

O, se s’ kishim lanë , o vëlla , me u nda Mitrovica !

 

            IV.

 

O, prite , prite , o,  Azem Galicën –

O, se s’ ju len ai , me e nda Mitrovicën !

O, pritna , pritna ,  sa  t’i marrim çyskijat ,

O, pritna , pritna , sa  t’ i  marrim çekiçat !

O, ta kalojmë Ibrin –  t’i  zaptojmë kafiçat !

O, t’  rrokim  tërfurqi , o, t’ rrokim  sakica –

O, se nuk ndahet , jo, kurrë Mitrovica !

 

O, pritna , pritna  -  tash  ua kallëzojmë qejfet ,

O, veç sa t’i  marrim na , tupanët dhe defet ,

O, veç sa t’i  qesim , o, n’ krah çiftelijat ,

O, e t’i  kurdisim surlet e sharkijat ,

O, i madh e i vogël kem me u çue n’ kamë ,

O, kur t’ ju dalim te Ibri n’ atë anë ,

Oh, kur t’ ia nisim kangë edhe piskamë,

Oh, kur t’ ia nisim lojë e vilikamë ,

Oh, as nji t’ gjallë, bre , tybe s’ kem me u lanë !

Oh, se për pa u  shkye defa dhe mezhnica –

Oh, kurrë nuk ndahet , tybe , Mitrovica !

 

Oh, deri tash , o, ne na ka mbajtë  besa ,

Oh, me fitue – gjithë na ka mbajtë shpresa ,

Oh, tuj luftue n’ dyqane e n’ banesa ,

Oh, tanë tuj ikë , o, na kanë hupë do çelësa !...

Oh,  se kur t’i  mshelim banesat me spica –

Oh, për t’ gjallë tonë, nuk ndahet Mitrovica !

Oh, s’ ka me u ndie gjallë ma Koshtinica ,

Oh,  Novo Bërda , o ,  as Graçanica ,

Oh, as Kllokoti, o, as Brezovica ,

Oh, Ranillugu, oh, as Çagllavica ,

Oh, as Pasjani, Parteshi, as Shillova –

Oh,  se  këngëtarë t’ mëdhenj , more...

(Pardon !)

Oh, se trima t’ mëdhenj , more,

Hej, sot ka Kosova, o hej !

 

Gjilan, më 11.07.2001.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora