E shtune, 27.04.2024, 11:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Mihal Gjergji: Përpara bukurisë, magjia e fjalës është më tunduese

E enjte, 27.05.2010, 09:58 PM


 

Përpara bukurisë, magjia e fjalës është më tunduese

 

(Rreth librave me poezi, me autore Kozeta Zylon)

 

Nga Mihal Gjergji

 

Para disa kohësh kam lexuar një cikël me poezi që më bënë shumë përshtypje.  Mes punëve të shumta (gënjejmë veten duke pretenduar të bëjmë gjëra të shumta dhe s’realizojmë dot asgjë !) gjeta kohën dhe mora në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, tre libra për të shuar plotësisht kurreshtjen dhe për të shijuar mrekullinë që të fal poezia e vërtetë.  Librat titulloheshin: “Monumenti i Lotit, Pranverë pa Mimoza dhe Mjellmat po të vijnë, me autore zonjën Këze Kozeta Zylo. 

Së pari më duhet t’ju them se s’më befasoi vetëm  “Monumenti i Lotit”, por edhe fotua në kopertinë.  Kërkoja të gjeja vendin e saj të  merituar mes Sofia Loren, Merlin Monro dhe aktoreve të tjera magjike të skenës.  Qënka fatlume e nderuara Kozeta.  Zoti qënka treguar tepër bujar me të.  Mbasi ka ndërtuar shtatoren sipas qejfit të vet, është marrë edhe me botën e saj shpirtërore.

Zonja Kozeta, ka lindur poete, mandej, jeta e ka bërë një mësuese të mënçur.  Më vjen mirë që është e mbushur me shqiptarizëm dhe besoj se horizonti gri i Tiranës, i nderet para syve si një tis pikëllimi. Mbase i trazon edhe ritmin aq të nxituar të ditëve të saj në metropolin e zhurmshëm te New Yorkut, ku banon.

“Nga hiri i dashurisë së fikur” qënkan mbushur edhe brazdat e saj të mendimit.  Ja që jeta paska një det të madh dhimbjeje, ashtu siç ka edhe mirësitë, mbase më të kursyera. A thua që zoti ta ketë bërë syrin në formën e globit, për të veshur me kristalet e lotit dhimbjen njerëzore, për ndarjet aq trishtuese apo humbjet pa kthim?!.  Andaj “Globi i lotit rrënqethet, thyhet”.

Lukiani e krahason hirin e vatrës së vendlindjes, më të ndritshëm se zjarri në vendin e botës.  E di që brengat e poetit  janë pjesë e  dramave të atdheut. Tek buza e çarë në hall e një nëne, poeti shikon edhe një të çarë shteti, atherë kur vendoset paqja (që përgjithësisht janë të rreme) trishtohet poeti për pragun e luftës së nesërme. Jo më kot Kozeta, edhe mua “S’më gëzon Paqja” e brishtë, sepse është  shumë pak për njeriun: “Vetëm një gisht mjaltë”. Mes kësaj dileme endet njerëzimi, mes zhgënjimit dhe shpresës, ndërsa na duhet të shpresojmë se s’do kemi tjetër “Pranverë pa mimoza”, ndryshe, jo kënaqësitë, por kujtimet e hidhura do “Trokasin vrullshëm në shtigjet e shpirtit”.

Në këto kohë të vështira që kalojmë ( s’e di se kush është e sëmurë, koha apo njeezit!) s’na mbetet  gjë tjetër veçse të ngrejmë zërin deri në kupë të qiellit, të bëjmë apel që shqiptarët ta dashurojnë vendin e tyre, thote autorja Zylo mes vargjeve: “Përplasur e rrahur nga dallgët oqeanike”, sepse vetëm dashuria mund ta lartësojë ngrehinën shpirtërore të rrënuar, vetëm ajo mund t’i kthejë në vatrën e tyre bijtë e larguar “Për të gjetur pak Liri murosur nëpër ligje”.

Në Tiranën tonë të dashur, shkruan autorja numuri i lypsarëve është shtuar dhe ti s’mund t’u shmangesh, sepse për të arritur deri tek liqeni i Mjellmave te dashurise, duhet të kalosh përmes tyre.

E ndërkohë nepermjet nje kontrasti te fuqishem ajo thote: “E e di mirë se ata nuk ju shtrijnë dorën Parlamentarëve” megjithëse qëndrojnë para Kuvendit Popullor. Le të jenë të qetë deputetët, duhet shpresuar prej tyre, sepse edhe lypsarët shpresojnë, me siguri  presin “Ligjin e zhdukjes së varfërisë”… Nuk e di nëse do merrem ndonjëherë me poezitë e Kozetes, t’u bëj një analizë të gjatë, sepse e meritojnë, kanë mendim të fuqishëm dhe ndjenjë, janë të vrullshme, pa korrniza arkaike dhe pa ngjyrën e verdhë të urrejtjes brenda tyre.  Mirëpo druaj për faktin se a do arrijnë analizat e mia lartësinë e mendimit të saj?

Sigurisht, unë s’kam marrë pishtarin e Diogjenit për të gjetur njeriun e vërtetë që fshihet brënda artit të krijimit, as peshoren e Solomonit për të gjykuar mbi ballancën e vlerave apo mangësive, mirëpo përpara bukurisë njerëzore ( magjia e fjalës është më tunduese nga të gjitha) krijuesi s’mund të hesht.

Ndërsa lexoja poezitë e saj, mëndja më vajti larg, shumë vite larg, atherë kur këndohej në kor refreni i trishtuar :”Lavdi, Lavdi, Lavdi Ledit Makbeth…!”. Po, a e di Kozeta që “krokamat e sorrave “ vazhdojnë të poetizohen, e di ajo që shpirtrat i rivrasin përsëri, ani pse ajo ne librat e saj lutet: “Mos, në paçi Zot !”  

I lexova edhe vlerësimet e të tjerëve, edhe pse s’ndikohem prej tyre, pavarësisht se ato meritojnë vëmëndje.  Pastaj Zylo edhe vetë ka deklaruar: “Mos më shihni emrin kur shkruaj/ më parë më lexoni se ç’them”.  Brenda poezive te saj gjeta dhe nje bashkëshort, mbushur me dashurinë e një poeteje, jo vetëm të bukur, por edhe me magji fjale, atij i kishte bërë një kryevend.

 



(Vota: 26 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora