E merkure, 30.04.2025, 04:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Neki Lulaj

E premte, 28.05.2010, 08:34 PM


Neki Lulaj

 

 

POETIT AZEM SHKRELIT

 

Portreti i poetit kosovar Azem Shkreli

 

Desha t´ia marr bjeshkës gjelbrimin,

e mbi rrasat e Shkrelit, qendis vargje,

vargje nga zemra ,madhërisë sate.

ndër hijet e klekave,gjethëmbajtëse .

 

Do të doja gurë mbi gurë ta vejë strofën time,

dhe në rimën e vargjeve tuaja,

te hyjnë fjalët e mia të pathëna,

për nderimet tuaja ,e mllefet e huaja..!

 

As një bujashkë breu s´mund e shkoqa,

që ta marr nga Ju si trashëgim,

mbi vitet e kërrusura të gjyshërve,

rrjedhë vargu i juaj letrar në kërkim,

Karvan i bardhë

i krushqve për çdo agim.

 

Asnjë dorë pishe,se ndeza pas teje,

se vargjët tuaja,gjithmonë do bëjnë dritë,

jo që nuk desha

por nuk vrapova pas vetës,

se rrugët tuaja,ishin të forta,

gurë në shkrepat e Rugovës,

gurë e murë ishte qëndrimi dhe betimi yt

sa është vështirë të jesh krijues,

që ta krastisish,vargun me admirim,

me mjeshtri e me rimim.

 

Mbi gurrat e bardha,shkëmbore

Uji i ftohët rrëshqet ,e shton frymëzimin

të Shkrelit dhe Rugovës kreshnike

e vargu yt aty ka burimin,

apo Muza jote gjithëkah të shoqëronte,

Azem Shkreli,”karvan i bardhë

për shumë breza që do të vijnë,

ti do ngelësh yll e prijëtar.

 

 

ÇKA NA QENKA JETA

 

Jeta qenka si Kulshedra,

që me një lak t´lidhë këmbë e duar,

ajo nuk të lëshon askund të ikësh,

si një Samar të rrinë mbi krahëror.

 

Ajo na qenka si një zog mali,

që herë këndon mbi degë e herë fluturon,

melodinë ti zgjedhja e thurja vehtës

mu njashtu si vetë jeta ta dikton..!

 

Rrugë të gjata dhe të pashkelura,

i ka jeta gjanë,e gjanë,

lumi ai që shërbehët me të vërteta,

zemrën gjithëmonë e ka të plotë sa një Oqean,….!

 

Si notat mbi Pentagram,

që shkojnë e ngritën me një takt,

decenjet shpejtë po na kalojnë,

e ne të shpërndarë e shumë të pa fat……..!

  

 

KULLAT TONA JANË KALA

 

Gardhi im i këputur në dysh,

e shtegu im me krahë të hapur,

kohë që nuk dua të kethehësh kurrë…!

robëri e mundime por shumë të përmbajtur.

 

Thyerje,plaqkë , djegëje,e mllef,

pa çatip,pa dëshmitar,

kullat,katedra të dijës shqiptare,

halë në sy për ata barbarë.

 

Kullë e këthyer në gërmadhë  memecërije,

e djegur dhe e rrënuar,deri në themel,

askund mure, askund oxhaqe,

aty ku ndeznim zjarrin në vatër dimër e verë.

 

Përroi gjarpëror i vatrës time,

veq ti ngele njashtu siq të patëm lenë,

në themelet e kullave tona shekullore

Kalatë e reja do të ndërtojmë.



(Vota: 29 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx