Kulturë
Cikël poetik nga Shaban Pllana
E shtune, 29.05.2010, 04:00 PM
Shaban Pllana u lind në fshatin Halabak , më 01 nëntor 1949 në një familje të ardhur në këtë fshat nga Pllana e Madhe afër Prokuplës më 1878, atëherë kur ushtria serbe i dëboi nga vatrat e tyre shqiptarët nga më se 720 fshatra e disa qytete.
Katër klasat e shkollës fillore i mbaroi në fshatin e lindjes, në Halabak, kurse klasat e tjera të fillores i mbaroi në Luzhan. Më pas mbaroi shkollën Normale në Prishtinë. Menjëherë pas kryerjes së Normales? në vitin 1971? filloi të punojë si mësimdhënës në vendlindje dhe në të njëjtën kohë, pa shkëputje nga puna? mbaroi studimet në fakultetin filozofik – Dega: Gjuhë shqipe e letërsi.
Është mbledhës i pasionuar i krijim- tarisë popullore në trevën e Llapit. Gjer më tani ka botuar librat:
Këngë popullore të Llapit 1998
Lojëra popullore të Llapit 2002
Anekdota popullore të Llapit 2004
Fjalë të urta popullore të Llapit 2007
Tercina ( poezi ) 2009
Tashi Shabani punon si mësues i gjuhës në Besianë.
Jeton në Besianë me familjen e tij të ngushtë.
POEZI
Shaban Pllana
RRËFIMI I GJYSHIT
( Muhaxhirëve )
kur na përzunë nga shtëpitë
u ula dhe e putha pragun
nën të fsheha do fjalë memece.
në degë të dardhës Halilçe
në mes të oborrit
me një pe i vara kujtimet.
shpejt e shpejt e piva
një gllënkë ujë me kofe në bunar
se thonë: uji të kthen shpejt.
u ktheva nga shtëpia
ia shiqova çatinë
i thashë:le të këndojë qyqja mbi ty
derisa të kthehemi.
te guri i xhenazes
shkrova me gisht të përgjakur
lamtumirën për varret e të parëve.
të gjashtë kallinjtë e grurit në cep të arës
që nëna i pat lidhur me pe të kuq për bereqet
i putha tri herë.
një kokërr prej tyre e futa në gojë
ta shijoj edhe një herë shijën
e bukës së arave të Topliccës.
me hapa që rëndoheshin nga dhembja
e nisëm vuajtjen e pafund
shtigjeve të panjohura të jetës.
kush s`e dinte se ku do te na ndaleshin lotët
a në Urë të Gallatës
a në shkretira të Anadollit
a përtej Urës së Qabesë
a……ku ta di se ku.
NË TOPLICË E NË LLAP
( gjyshit tim )
depi të përkundi në breg të Toplicës
varrin të mban në breg të Llapit
99 kodra midis djepit e varrit
djepi të përkundi në breg të Toplicës
në varr të lëshuan në breg të Llapit
99 vuajtje rruga e gjatë e pakthimit.
djepi të përkundi në breg të Toplicës
trupi të pushon në varr në breg të Llapit
99 kujtime që s`harrohen kurrë.
MOLLA E KUQE
( Baladë për muhaxhirët)
natë është
ëndrrës ia ap
gjysmeën e shpiertit tim
dhe nisemi
nën hijen
e Mollës së Kuqe
e ngjyrosim zërin me dhembje
e nëpër tela të shpiertit
e përbirojmë një baladë
plot dhembje
plot vuajtje
plot lot
për muhaxhirët.
BESIANËS
nëpër shtigjet e kohës
dëgjoj klithmat e lashtësisë.
kaloj nëpër Vendenis
hy në Besianë.
dëgjoj ninulla ilire
edhe vaj edhe këngë.
shoh portretin e Teutës
edhe ushtarë ilir.
u vezullonin shtizat
duke bërë homazh
te varret e dëshmorëve.
Vendenisi e Besiana
i ruajnë eshtrat
e dëshmorëve ILIR.
EURIDIKË
nga shpellat e zemrës
këpus stalagmite e stalagtite
e t`i stolis qepallat tua
Euridikë.
kërkoi thinjat e kohës
nëpër varrezat ilire
për ta bërë një shirit
t`i varë sedefet e shekujve
në gjoksin tënd
Euridikë.
SKËNDERBEU
në Albanik* ende dëgjohet jehona
e trokut të atit të Skënderbeut
pati kaluar nëpër luginën e lumit Alb*
për të shkuar në Krujë
atje luftoi me kuqedrën e zbritur nga Azia
dhe e mundi njëzet e ca herë
e murosi trimërinë në këngë
për t`u kënduar në shekuj.
* ) Male në veri të Kosovës ( sllav. Kopaonik )
* ) Emër i vjetër i lumit Llap
FENIKSI
( Shaban Shalës )
U linde pip
Vertical
U rrite shtizë
Për flamur
Qëndrove stoik
Me qëndresë gurgraniti
Vdiqe me fjalë të gurta
Në gojë
Vdekja të rilindi FENIKS
Për të mos vdekur kurrë.
LIS NË STUHI
( Akrostih)
Asnjëherë s`iu frikësove stuhisë
Vetë ballëhapur i dole përpara
Dite të qëndrosh vertikal
Yllnajave të atdheut
Le të shkruara heroglife lirie
Linde me zjarr në zemër
Asht i fortë i këtij dheu
Hyre në vargje këngësh
Ua ndeze zemrat shokëve
Të drejtohen në drejtim të lirisë
DESHMORIT
po u përbirove nëpër telat e çiftelisë
le ta dish se ke zënë vend
në zemrën e popullit.
nëse kthehesh në këngë
le ta dishë se do të pagëzohesh
me emrin dëshmor.
rapsodi do të dijë ta qendisë
jetën dhe qëndrueshmërinë tënde
në vargjet e këngës së tij.
PËR LIRI FALET JETA
( trimave të UÇK-së )
Malet jehojnë
Jehojnë malet
S`ndalet pushka
Pushka s`ndalet
Gjaku derdhet
Derdhet gjaku
Haku mirret
Mirret haku
Kërset pushka
S`ndalet,s`ndalet
Falet jeta
Jeta falet
Kushtrimi u dha
U dha kushtrimi
Për liri
Jetën jep trimi.
KËNGA PAS RËNJES
(dëshmorëve të UÇK-së)
S`paska gjë më mirë
Se sa ta duash më shumë vdekjen
Se sa robërinë.
S`paska gjë më mirë
Se sa të bëhesh lot krenarie
Në qepallat e bashkëluftëtarëve.
S`paska gjë më mirë
Se sa kur nëna në vdekjen tënde
Në vend të vajit ia merr këngës.
S` paska gjë më mirë
Se sa në vend të qefinit
Të të mbështjellin me flamur.
S`paska gjë më mirë
Se sa të takohesh me bashkëluftëtarët
Në kopshtin e edenit.
S`paska gjë më mirë.
KRUSHQIT
Krushku i parë
I plagosur në shpirt
Pushkën e bart me dhëmbë.
Krushku i fundit
E bart një këmbë zvarrë
Krenar i çajnë shtigjet.
Nusja hënë në pesëmbëdhjetë
Vjen mbi kali të bardhë.
NË LINDJEN
( H. Tallës, A. Maliqit,
në lindjen e tyre të parë
gjyshërit nxorrën koburet
dhe shtinë nga tri herë
edhe për të parin
edhe për të dytin
edhe ]ër të tretin.
nënat u patën kënduar ninullat
e flakruara në flakën e trimërisë
edhe të përit
edhe të dytit
edhe të tretit.
në lindjen e tyre të dytë
shokët zbrazën nga tri rafale pushkësh
edhe për të parin
edhe për të dytin
edhe për të tretin.
nënat ua mbuluan lulet e plagëve me flamur
i puthën nga tri herë në faqe
dhe i kënduan në këngë
edhe të parin
edhe të dytin
edhe të treetin
e toka nënë i mori në zemër
për ta ruajtur në shekuj
pavdekshmërinë e tyre.
ËNDËRRIMTAR ËNDRRASH
Në siprinë të kohës së shkuar ta vizatova portretin
Ashkëla e zemrës sime të shpuar? lulja e ëndrrave të mia.
Tingujt e gurgullimës së kroit përcjellin këngën melankolike për ty.
Ëndrra ime gjithnjë ishe dhe vetëm ëndrra ime mbete.
Fjalën që prisja ta dëgjoja prej teje t`u gurëzua në buzë.
E varrose egërsisht në atë akullnajë kohe.
Përrenjve të shpirtit tim rrinë? tashi? strukur kujtimet.
Rigon shi lotësh? shpirti rigon ëndrra.
Erë? moj? që fryn? i zhdaravit? i largo? m`i kthe shpresat.
Brenda meje diç po vlohet a përvlohet s`e di?!
I ruaj me gjelozi ato shiqime shigjeta vrastare.
Eshkë e tharë digjem? më djeg akull shpirti yt.
Zezonë? ma preu rrugën macja e zezë.
Ëndërr të shoh me ibrik duke derdhur vuajtje në shpirtin tim.
A s`të vjen keq që vret kështu? mos u bëj vrastare! a e di se
Drunjve u bien gjethet? gjethojnë përsëri.
Arave u bie drapri? prapë u hudhet farë.
Shi rigon? shi bie? ngjall jetën? ndoshta ngjall shpresa!
Unë rojtar ëndrrash? i lagur nga shiu i lotëve të mi?
Rend? pa shpirt? pa shpresë? me shumë dashuri për ty në shpirt
I bie jetës tërthor? ia shtoj vuajtjet veti? këtë e di? por
S`mund të heq dot nga vetja? ke mbetur thellë në mua.
Është e kotë të mendoj në largim? shpirti s`më lejon.
S`jam vrasës? kurrë s`kam qenë? gjithnjë vrasjën me dashuri gjuajtur e kam.
I vuajtur unë? i gëzohem jetës tënde? që e gëzon në krah tjerë? ani? fluturo!
Mua më mjaftojnë kujtimet që i ruaj për ty flutur.
E mjaftueshme është që të mbaj në ëndrra e s`të heq prej tyre.
Të premtoj se edhe në dërrasat e varrit do ta vizatoj fytyrën tënde.
Është e sigurtë se fytyra jote ëngjellore do ma shëndrisë varrin.
Përpara veti do ta mbaj portretin tënd të ma lehtësojë
Ata dhe mbi mua më lehtë që të më peshojë.
Rënd ishte mjaft për mua në jetë? kurrë s`të pata? përveç n`ëndrra.
Ëndërrimtar ëndrrash? për ty? do të bëhem edhe n`amshim
DHE TË VETME do të mbaj në kujtim.
4 prill 1970
TA KAM RUAJTUR EMRIN …
Dyzet vjet ruajtur të kam emrin në një akrostih
E në secilën shkronjë ka qenë i vizatuar portreti yt i rinisë?
Në secilin varg kanë qenë të fshehura ëndrrat e mia të thyera.
Letra? që mbante? ka qenë e mbyllur në një kuti të shpirtit tim.
E kyqur në shtat dryna me çelësa të fshehur në cep të vetmisë .
Sa herë kam qenë i shoqëruar nga vetmia e kam çelur atë kuti.
E! sa herë e kam mikluar butësisht portretin tënd
E vetit ia kam ngulur? gjithherë? nga një thikë të helmosur në shpirt.
Tashi kur krizantemat më kanë vërshuar
E prisha emrin tënd në akrostih.
Në secilën shkronjë më dukej sikur të vrisja ty dhe e varrosja veten.
Të gjitha ëndrrat i mbështolla me qefin dhe i varrosa në shpirt.
Në vend të tallkinit i ujita me pika loti.
Edhe në kopshtin e edenit zemra ime do të kërkojë.
Më shqetëson frika se si vrastare shpirti do të përplitesh ne ferr.
Mos e bëj o zot? për hirë të dashurisë? edhepse vrastare!
Unë ia fal të gjitha? mëshirë kërkoj prej teje? për të? o zot!
05 qershor 2009