E diele, 28.04.2024, 11:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim R. Gashi: ‘’Gruaja e vizatuar nudo’’ fiton çmimin letrar ‘’Azem Shkreli’’

E shtune, 29.05.2010, 04:14 PM


Djali i Azem Shkrelit i dorezoi shperblimin Arif Molliqit
Djali i Azem Shkrelit i dorezoi shperblimin Arif Molliqit
ROMANI „GRUAJA E VIZATUAR NUDO“ I AUTORIT ARIF MOLLIQI, FITOJ SHPERBLIMIM LETRAR „AZEM SHKRELI“

 

Nga Agim R. Gashi

 

            Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani (LSHAKSH), në orën e madhe letrare kushtua poetit të madh Azem Shkreli, shpalli edhe rezultatet e konkursit  letrar për veprën më të mirë të autorëve shqiptarë që krijojnë dhe jetojnë jashtë atdheut. Ky manifestim i këtij lloj mbahet për herë të parë i cili tani e tutje do të jetë tradicional çdo vit. Krijuesit tanë mërgimtarë këtë manifestim e shquajnë njërin ndër manifestimet më të rëndësishëm, i cili i kushtohet njeriut të madh që me veprat e tij u ngjit në majë të letrave shqipe dhe vetës i krijoi pavdekësinë. 

            Duhet thënë se ky manifestim u mbajt nën patronatin e Qeverisë së Republikës se Kosovës, çka bëri që përveç shumë krijuesve shqiptar në Gjermani dhe dashamirëve të shumtë të krijimtarisë artistike, aty të ishin prezent edhe përfaqësues politik qofshin nga Kosova si dhe disa përfaqësues diplomatik të ambasadave tona në Gjermani, edhe pse, disa e lëshuan manifestimin pa fillua mirë, pasi e bën promovimin e atyre të cilët i kishin dërgua. Vetëm Sabit Rrustemi, këshilltar në kryeministri, duke qenë edhe vetë krijues i mbeti besnik këtij manifestimin gjer në mbarim.

            Më qe manifestimi kulturor i kushtohej figurës emblematike të poezisë sonë, Azem Shkrelit, për jetën dhe krijimtarinë letrare të tij para të pranishmëve foli Vehbi Musa, profesor i letërsisë shqipe dhe njëherit edhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Gjermani. Ai për jetën dhe për figurën e shkrimtarit të madh Azem Shkreli, foli duke bërë një shtrirje shumëdimensionale për Azemin si prozator, për Azemin si poet, për Azemin si dramaturg, për Azemin si njeri dhe humanist...

            Pastaj fjalën e morën edhe disa krijues tjerë letrar, që lexuan krijimet e tyre kushtuar Azem Shkrelit. Në ketë manifestim kishte edhe recitime si dhe  këngë të kënduara nga rapsodi folklorik  z. Agim Gashi. Të pranishmit i përshendeti edhe Zonja Renate Fuest e shoqëruar nga z. Shukrije Ismajli që të dyja anëtare të SPD-për Nordrherein Westfalinë. Duhet të theksohet se madhështinë e këtij manifestimi e shtuan vet prania e familjes se të madhit Azem Shkreli, bashkëshortja, djali nipat dhe mbesat.

            Në vazhdim të kësaj Ore letrare kushtuar Azem Shkrelit (e cila tash e tutje do të jetë tradicionale dhe do të organizohet për çdo vit), u dhanë edhe shpërblimet për veprat më të mira letrare të botuara gjatë dy viteve të fundit të krijuesve në mërgatë. Juria e përbërë nga Adem Gashi-shkrimtar nga Kosova dhe ish kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, Shaban Cakolli-poet dhe Vehbi Musa-profesor letërsie, nga nëntëmbëdhjetë vepra të konkursit të arritura nga Gjermania, Zvicra, Franca, Suedia, Greqia tjera, kishin bërë zgjedhjen më të mundshëm sepse, siç u tha të gjitha librat shin për të i shpërblyer. Megjithatë,  shpërblimin e parë “Azem Shkreli” me plotë meritë i takoj Arif Molliqit për romanin “Gruaja e vizatuar nudo”. Ky autor ka krijuar individualitetin e tij krijues ne shkallën kombëtare në poezi dhe prozë, puna e të cilit ka fituar një vlerë dhe peshë artistike që tërheq vëmendjen e lexuesit. Mirëpo, ky roman hyn në grupin e veprave më të realizuara ndër ne, është ndër romanet më të suksesshëm që është botuar kohëve të fundit në gjithë qendrat e kulturës shqiptare, dhe është një arritje cilësore në prozën bashkëkohore shqipe,  u tha mes tjerash në arsyetimin e jurisë.

            Alma Papamihali është poetja e cila më së miri e shprishë heshtjen përmes poezisë, çka libri “Shtegtim Pulëbardhe” me plot meritë e ndanë vendin e dytë  me Sadik Krasniqin dhe librin e tij "OFSHAMË NË URNË".

            Dibran Demaku me përmbledhjen poetike "SHPIRTËRA TË SHITUR", ndau çmimin e tretë të këtij konkursi me librin ”UNAZË GJAKU” të autorit Pal Sokoli. Ndërsa i vetmi çmim për pikturë, iu dha piktores se re shumë të talentuar Arta Hajdaraj që vinte nga Holanda.

            Në këtë manifestim kulturor u ndanë edhe shumë mirënjohje të tjera për kontributin e tyre qoftë në kulturë, qoftë në çështje kombëtare.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora