E premte, 26.04.2024, 12:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Doli nga shtypi libri më i ri me poezi "Në mes meje e dhimbjes" i shkrimtarit Skënder R. Hoxha

E hene, 19.04.2010, 08:43 PM


Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri me poezi "NË MES MEJE E DHIMBJES" i shkrimtarit Skënder R. Hoxha. Ky libër poetik ka dy qerthuj poezish, ku i pari, "Rrugës së kalvarit", përmbledh disa vjersha të shkruara para Luftës në Kosovë (1998 - 1999), e disa të shkruara pas kësaj lufte, ku për tematikë kanë njeriun tonë të atëhershëm dhe atë të sotmin, luhatjet, lëkundjet, ecjet vertikale të njeriut tonë, por edhe dilemat që dalin para imagjinatës së poetit karshi atij njeriu, natyrisht, për njeriun e dyshimtë, poltron, servil e çanaklëpirës (?!).

     Ndërkaq, në qerthullin e dytë, "Atje dergjet dashuria jonë", vargjet flasin se poeti Hoxha iu ka kthyer një pjese të jetës së tij të mbushur me idila... Këto vargje dashuri gjithashtu janë tërheqëse e interesante, me ato tablo reale e të vetëpërjetuara, me një sentimentalizëm të ndjeshëm që përshkohen nga ndjenja nostalgjike për atë kohë të ikur. Është për t'u theksuar dhe veçuar sinqeriteti i poetit në pasqyrimin real të asaj jete idilike, pavarësisht nga faktorë dhe rrethanat në të cilat jetuar e vepruar atëherë. Duke qenë vargje që kanë për burim një realitet të përjetuar, ndjenjat dhe fjalët dalin kumbuese e të prekshme, skenat të gjalla, me të gjitha variacionet reale, vargjet të ngjeshura e melodike, që krijojnë harmoni poetike dhe artistike - stilistike, me vlera të një poezie postmoderne, që begatojnë fondin e poezisë shqipe të dashurisë. (Shtëpia Botuese Art Poetika, Pejë, 2010.)  



(Vota: 28 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora