E premte, 26.04.2024, 02:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Intervistë me Giovanni Firera, Konsull i Nderit i Shqipërisë në Itali

E merkure, 31.10.2007, 07:28 PM


Foto nga Kongresi
Intervistë me Giovanni Firera (Giovanni delegat ne Kongresi e dyte te LSHB-se)
Konsull i Nderit i Shqipërisë në Itali.

Kongresi i tanishëm I LSHB-sw, është një imazh i ri për mua dhe median e huaj për emigrantët dhe shqiptarët në përgjithësi.
(www.consolatoalbania.net)

Intervistoi: Albert Zholi

Gazetarët shqiptarë janë pak servilë. Në Shqipëri duhet ”më pak personalizime dhe më shumë shtet”.

-Kur dhe si e keni fituar këtë titull?
-Më është akorduar në vitin 2003. Ishte një nder për mua, për vlerësimin e punës time nga Qeveria Shqiptare. Personalisht që nga viti 1999, kam punuar për imazhin e Shqipërisë në Botë. Kam shumë miq shqiptarë, intelektualë por edhe njerëz të thjeshtë punëtorë dhe të ndershëm, kjo sepse profesioni im si President i Lidhjes së Gazetarëve të Piemontes, ka bërë që të kem kontakte të vahzdueshme. Si rrjedhojë, jam munduar që në mënyrë të vazhdueshme të prpogandoj imazhin real të shqiptarëve dhe Shqipërisë në Itali dhe më tej.
-Kur dhe si e keni njohur nga afër Shqipërinë?
-Së pari nëpërmjet miqve shqiptarë në Itali. Tashmë dihet se në Itali ka shumë emigrantë shqiptarë. Në bisedat me ta dalëngadalë Shqipëria u bë atdhue im i dytë. Personalisht jam ekspert i i problemeve shoqërore, për këtë kam studiuar dhe ushtroj profesionin tim të gazetarit. Në këto kushte duke lëvizur dhe njohur dhe shkruar për problemet e shumta të emigrantëve, jam njohur dhe me miq të tillë si ish-ambasdori shqiptar në Itali z Pëllumb Xhufi, për të cilin kam shumë respekt dhe miqësi. Për probleme punë kam punuar për një kohë të gjatë në Romë ku kontaktet e vahzdueshme me personelin e ambasadës dhe sidomos me z Xhufi pata mundësinë të njoh nga afër dhe Shqipërinë.
-Po para se të njihje nga afër emigrantët dhe ambasadën shqiptare në Romë, duke pasur parasysh atë cka përcillte në përgjiththësi shtypi italian për emigrantët tanë, cili ishte imazhi juaj për emigrantët dhe Shqipërinë?
-Si nanalist, gazetar dhe profesionist në cështjet shoqërore mendoja se ishte një vend që kishte nevojë të njihej në evropë dhe më gjerë. Imazhi im i parë ishte ai i zbarkimit si klandestin në Bari në vitin 1991. Ishte një imazh që kishte goditur ata që punonin në botën e informacionit dhe që më befasoi. Deri në vitin 1996 imazhi im ishte jo i mirë, ose më mirë i paqartë. Pas këtij momenti si analist, u mundova të hyj thellë në këtë fenomen. Ta studioj me imtësi, deri në detaj. Një ikje e tillë përmbante në vetvete dhe dhimbje, por dhe një sfidë që kishte një shkak, atë ekonomik. Kështu u mundova të njoh problemet e vërteta shoqërore që kishte Shqipëria. Konkretisht njoha nga afër problemet sociale dhe ekonomike. Pastaj u përqëndrova tek emigrantët e Piemontes ku hapja e një Konsullate mund të ndihmonte emigrantët.Në ato momente, imazhi i Shqipërisë ishte si imazhi i Italisë mbas luftës
së dytë botërore dhe viteve ‘50-të, kur shumë italianë ikën në Amerikë apo në vende të tjera si emigrantë.Unë jam i diplomuar në shkencat sociale dhe në fillimet e para nuk mund ta ndaloja këtë imazh. E dija nga historia se mbas lëvizjeve të mëdha njerëzore, ka tragjedi të mëdha humane njerëzore, që duhej të dëgjoheshin dhe ti tregoheshin mbarë botës. Dhe mënyra më e mirë është informimi i njerëzve. Kriminaliteti i atyre pak njerëzve nuk mund dhe nuk do të mund të vrasë sakrificën, punën, mundin, djersën, e shumë njerëzve që nëpërmjet emigracionit, kërkonin një jetë më të mirë. Në kët moment puna ime si Konsull, pas momentit të parë, nuk u ndalua vetëm tek informacioni, por u bazua në mbrojtjen e e dinjiteit dhe të krenarisë shqiptare. Sot, parë nga një kënvështrim investigues për një kohë të koniderueshme, mund të them se Shqipeëria është vendi më me hapësira për sa i
përket diplomacisë. Personalisht kam kontakte me shtypin shqiptar dhe shikoj hapësirat dhe dëshirat e shqiptarëve për arsimim
-E vecanat e punës suaj dhe mendimi për Kongresin e Dytë të Lidhjes Shqiptare në Botë?
-Besoj se pas kaq kohësh në interes të cështjes shqiptare besoj ja kam arritur objektivit dhe pse arrij të kuptoj që rruga vazhdon dhe se Kongresi i tanishëm është një imazh i ri për mua dhe median e huaj për emigrantët dhe shqiptarët në përgjithësi.në këtë kongres u fol edhe për Shqipërinë natyrale dhe kjo tergon se jeni një hap përpara në krahasim me të kaluarën.
-Si shihen sot dhe cili është mendimi juaj për intelektualët shqiptarë në itali ?
-Së pari dua të them se ai diskriminim i dikurshëm nuk ekziston dhe roli i intelektualëve shqiptarë për imazhin e Shqipërisë ka qënë dhe është shumë i rëndësishëm. Shumë intelektualë shqiptarë kanë zënë pozicione të tilla që janë me ato të intelekualëve më të aftë italianë. Në itali janë shumë balerinë, instrumentistë, sportistë, të cilët vlerësohen shumë. Sikundër bëri të njohur Shqipërinë dhe Italinë dhe një sportist i vecantë si skiator Erjon Tola. Ai u bëri vedient të qënit shqiptar. Po ka dhe njerëz të tillë si Vitore Stefa që kanë poullaritet si tek shqiptarët dhe tek italianët.
-
-Në vizitat e shpeshta cfarë shihni në ecurinë e Shqipërisë dhe ndonjë takim të vecantë tuajin ?
-E shoh si një vend që po përpiqet, por që do ndihmë që të ecë me ritmet e duhura. Pikërisht, tani mund të përmend takimin me Kryetarin e Bashkisë Vorë, për një bashkpunim (binjakëzim), në drejtim të ruajtjes dhe formimit të ambientit dhe energjisë. Mund të përcjell dhe mendimin e miqve të mi intelektualë italianë, të cilët thonë se, tashmë Shqipëria është një vend i shëndetshëm me njerëz që mund të ecin. Tashmë nga shumë investitorë dhe njerëz të artit në përgjithësi ka një shtytje pozitive drejt Shqipërisë. E rëndësishme është që qeveritë shqiptare të jenë më të pranueshme ndaj Italisë, ku në këtë drejtim ka shumë për të bërë.
-Në këtë konteks, cili është mendimi juaj si analist, pë politikën e sotme shqiptare ?
-Ritheksoj se ka shumë rrugë për prezencën e saj jashtë vendit. Në kët drejtim mund të theksoj një takim të rëndësishëm të Kryeministrit Berisha dhe Kryetarit të shoqatës së gazetarëve italianë në Tiranë, para 2 muajsh. Ky takim ishte shumë pozitiv, sepse imazhi në këtë takim paraqiti para gazetarëve imazhin e politikës së vërtetë dhe imazhi i së vërtetës dhe rruga aktuale ishte ajo e bashkpunimit dhe e prezencës së politikës shqiptare jo vetëm në Itali.
-Ju tashmë njihni shumë gazetarë shqiptarë, cili është mendimi juaj për shtypin shqiptar?
-Duhet të jetë një shtyp më pak provincial dhe më shumë europian. Në vizitën e dy muajve më parë u takova me drejtuesit e disa shoqatave të gazetarëve dhe aty krijova bindjen se duan ndihmë për të arritur në evropë. Gazetarët shqiptarë duhet të jenë më të pavarur për ti shërbyer cështjes kombëtare. Vetëm kështu do të punojnë në mënyrë të pavarur për popullin, veten e tyre dhe vendin në përgjithësi. Ka njëfarë servilizmi në shtypin shqiptar...që stonon... Nuk kanë atë autonominë e duhur. Nga histroria e gazetarëisë italianë kam përforcuar idenë se në gazetarinë shqiptare duhet më shumë autonomi në mënyrën e të shprehurit. Në gazetari thënia e së vërtetës është e para.
-Duke njohur cështjet shoqërore dhe ato ekonomike, cfarë i mungon në mënyrë të vecantë ekonomisë shqiptare për të zbutur problemet sociale ?
--Një këndvështrim ndërkombëtar. Njohja e politikave ekonomike mbarëbotërore. Mendoj se populli shqiptar ka bër hapa gjigand. Por të mos harrojmë nuk mund të fshihen dhe të korrigjohen në mënyrë të menjhershme 50 vite handikap. Kjo qeveri po mundohet të mbush boshllëqet e ekonomisë shqiptare, por problemi ku ngecen reformat dhe zhvillimi i shpejtë ka një emër -PRIVATIZIMI. Por mbi të gjitha politika shqiptare duhet të japë informacione të nevojshme teknike për ti lënë të kuptojnë investitorëve të huaj se e kanë rrugën dhe garancinë të hapur. Tu japë atyre garancitë reale që ekzistojnë në Shqipëri. Për këtë duhen projekte dhe informacione konkrete dhe korrekte. E rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë është infrastruktura. Pra, projektet për të duhet të jenë të parat, të studiuara dhe inkurjuese.Por sërishmi duhet të them se unë kthehem në Shqipëri cdo 2 muaj dhe shoh ndryshime të
vazhdueshme.
-Sipas jush si është aktualish niveli i mardhënive politike Shqipëri-Itali?
-Le të themi se do të më pëlqente të ishin më të mira. Puna ime dhe shumë të tjerëve nuk gjen përgjigjen e duhur në Shqipëri. Jo vetëm tani. Burokracia në Shqipëri është pengesë e trashëguar në cdo qeveri dhe kjo një pengesë e rëndësishme. Funksionarët e cdo rangu duhet të mësojnë përgjegjësinë e shtetit, ta ndjejnë se punojnë për shtetitn. Të rritet dashuria për punën.Më pak personalizime dhe më shumë shtet. Në kongresin e LSHB-së u tha “ Sa më të bashkuar të jemi, aq më shumë do të rritet imazhi i shqiptarëve nëpër botë”.
-Problemi kosovar është bërë problemi i ditës jo vetëm në Evropë. A do të shpallet Kosova këtë vit e pavarur?
-Kur do të shpallet e pavarur nuk mund ta them. Nuk e di. Për këtë moment duhet punuar shumë. Eshtë qëllim i madh. Në seminarin e Torinos më 2008 do të jepet një informacion mbi atë që ndodh në Ballkan por sidomos në Kosovë. Në Evropë ka pak informacion . Për këtë cështje në Evrpoë u fol më shumë kur erdhi Bushi dhe vizioti dhe Shqipërinë. Nuk duhen pritur ngjarje të mëdha për të kërkuar të drejtat e mohuara. Duhet punuar sistematikisht. Pra duhet folur drejt, shpesh dhe vazhdimisht.
-Ju vini shpesh në Shqipëri, nuk ju lodh rruga e shpeshtë, kur ju thoni se duhet punuar seriozisht për infrastrukturën?
-I dua Shqipërinë dhe shqiptarët ndaj vij. Tashmë Shqipëria për mua është atdheu im i dytë. Shqipërin e konsideroj si shtëpinë time.
-Ju pëlqen ushqimi shqiptar?
-Preferoj ushqimin traditacional italian-Spagetin.Pas pak muajsh do të organizoj panairin e gastronomisë ushqimit dhe verërave italiane në Tiranë. Duhet të shkëmbejmë eksperiencë dhe në këtë drejtim.
-Tashmë ju jeni prezent në cdo shqetësim shqiptar. Cfarë të vecante keni hasur tek populli ynë?
-Nëpërmjet intuitës fokusoj Shqipërinë që dashuroj që është shumë afër Sicilisë prej nga jam.Ato janë shumë afër. Po e them nga hulmutimet si gazetar, se keni shumë vlera të padiskutueshme që i gjen rrallë në botë, të afërta me krahinën e vendit tim. Si nderi, krenaria, familja koncepte dhe këto vlera janë një pasuri që unë i cmoj.
-Mund të na thoni dicka për arbëreshët, për ata të cilët kanë gjak arbëror?
- Mendoj se historia e shqiptarëve është e rëndësishme dhe që e kaluara shërben për të kuptuar problemet e shqiptarëve sot. Problemet e shtëpisë, punës, indetitetit të shqiptarëve në Itali, janë sot për sot më të rëndsishmet. Arbëreshët janë pjesë, në rrënjët e popullit shqiptar. . Ata janë argument , argument kulturor i popullit tuaj. Problemet e përditëshme të njerëzve janë gjëra të tjera. E rëndësishme është të zgjidhen këto probleme. Sigurisht duke i dhënë vendin e duhur kulturës arbëreshe.
-Po të përbashkëtat e popujve tanë?
-Mendoj. Jo mendoj por janë dy popuj të mesdheut dhe gjeografia ka bërë të kenë shumë gjëra të përbashkëta. Historia ka treguar se Italia e ka konsideruar si zonën më të komunikueshme në ballkan. Do isha i kënaqur që deti që na ndan të ishte deti i BASHKIMIT.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora