E shtune, 27.04.2024, 03:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Triptik nga Përparim Hysi

E shtune, 20.02.2010, 03:08 PM


Triptik

Nga  Përparim Hysi

1.Mokrra ime e poezisë

Mokrra ime e poezisë zë e bluan,e bluan veç vargje
Në tepsinë e vjershërisë unë hap brumin e një magje
Magje ime është vet jeta;mbushur halle dhe gëzime
Dhe kështu gatuhet jeta;herë me gaz e herë ankime.

Porse mokrra veçëse bluan,nuk pushon si gur mulliri
Në se vargu del nopran,diku keq më ka parë syri
Edhe mielli del i hidhur,edhe vargu krejt kështu
Për asgjë nuk kam shpikur;t'më besoni lexues,ju!

Po kur mielli del  i bardhë,është nga grurë kuturli   *
Vargu im këtë radhë,zë këndon për dashuri
Dashurisë i kam kënduar  si me duftet e një plaku
Se tani,që jam moshuar,shtohet ca më shumë meraku.

*kuturli-bën petë shumë të mira

27 maj   2004

2. Dashuria

Dashuria e prish kalendarin e vitit
Dhe dimrin e kthen në pranverë
A s'është janari palcë e dimrit
Dhe unë krenkosesha ezber  ?!  *

Se më mbante valë dashuria
As pyesja në qe janar?
S'pyet për stinë dashuria
Atë dimër unë isha-valë...

* jam martuar në janar

27 maj   2004

3.Dashurinë

Dashurinë s'e kërkova me pahir
Dhe vet nuk brodha si hamshor
Në dashuri kurrë nuk jam shtirë
Por dashurinë e kërkova si dashnor.

E pranoj që,ndonjeherë,kam rrezikuar
Se e kam humbur pusullën pas një syri
Po pse mos them:edhe më kanë refuzuar
Se bukurosh nuk qeshë  si Esenini!

Po kurrë dashuri nuk kam bërë me përdhunë
As bëj diçka që zëmra nuk e ndjen
S'do mënd dhe "humbje" kam njohur unë
Sa gjeta një mike që shoqen s'ia gjen.

 27 maj 2004

Mu tek Rrapi i Bezistanit  *

Mu tek Rrapi i Bezistanit,
Tek po rrija unë një ditë
"Kumuria" e Elbasanit
Erdhi dhe më shtiri çikë.

Seç  më shtiri mua çikë
Dhe më bëri isharet
Unë,po dreqi vet dhe pikë,
Di zëbërthej një isharet

Zë e hedh në horoskop
Dhe lexoj në të;ç'lexoj
Kumurinë e mbërthej"hop"
Dhe me të unë "fluturoj"

Fluturoj,po ku?Në rrap?
Jo,mor miq,po drejt në qiell
Se parajsën me të kap
Çast,o çast,pse më këndell?!

Se ç'ka ndodhur,ka dekada
Çasti ja:m'u bë tani!
A nuk vënë dashuritë flatra?
Edhe unë,tash,jam aty

Mu tek Rrapi i Bezistanit
Që e pashë sot në ekran
Ia shalova unë "Pegazit"
Edhe sos në Elbasan.

Edhe sos në Elbasan
Kërkoj miken,po s'e gjej,
Që aty nën Bezistan
Prapë prej qafe ta mbërthej.

Ta mbërthej unë kumurinë
Ish e bukur:pikëlore!
Më tregoi  edhe shtëpinë
Mu në lagjen"Spahikore"  *  *

Mu në lagjen "Spahikore"
Diku,aty,pas kalasë
Oh,ju çaste dashurore!
Pse më vini prapë në ngasë?!

Se tani jam larg,mërguar
Dhe më mbyt nostalgjia
Çasti plagën ka rëmuar
Zë më qaset "kumuria"

E më hap"tefterë të vjetër"
Hane-hane:5-dekada!
Zë teshtij nga"kollë e vjetër"
Dhe gulçoj se më dhëmb plaga.

*në Elbasan
** lagje në Elbasan(nuk di në e ruan këtë emër më?!)

               14 shkurt 2010


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora