E shtune, 27.04.2024, 02:08 AM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Dëshmitar, autor dhe viktimë e intrigave të veta

E marte, 10.11.2009, 07:18 PM


DËSHMITAR, AUTOR DHE VIKTIMË E
INTRIGAVE TË VETA

Psikonaliza

Nga Besnik Prishtina

Duke e analizuar shkrimin e Xhafer Durmisht “Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985” ai flet edhe mbi një ngjarjet, vërtet, historike, dhe njeriu aty ndeshet „me rrobat e pa lara“ të individëve e grupeve, që si mallkim, do të përcjellin çdo lëvizje çlirimtare e përparimtare. Edhe brenda Lëvizjes tonë kombëtare si edhe te Lëvizjet çlirimtare te kombet tjera, ndeshemi me dukuri të tilla të shëmtuara intrigante dhe njeriu gjithmon ndien një bezdi dhe një mëri ndaj këtyre protagonistëve. Pas psikoanalizës së veprimeve të tyre, për mjerimin e tyre shpirtëror, njeriu ndien edhe keqardhje. Por për energjinë e tyre negative për të ç’vlerësuar përpjekjet titanike të njerëzve të popullit të vet drejtë lirisë, njeriu ndjen një urrejtje të ligjshme ndaj intrigave të tyre.

Lëvizjet e mëdha kombëtare janë si lumenjtë e rrëmbyeshëm të cilët mbeturinat që hedhen në lum, lumi vazhdimisht i fundos ose hedhe përjashta, duke i lan në brigjet të thahen si mbetje që i merr era, derisa vet lumi e vazhdon rrjedhën e vet. Kështu u sjell edhe lumi i LPK! Autori i ati shkrimi me dëshminë e vet argumenton linjën e prapaskenave të errëta të një grupi minor ku banë pjesë edhe vet dhe ku përzihen njerëzit e dyshimtë me ata meskin e intrigant për të cilët lufta me armikun sllav është gjithmonë në rendin e dyte, dhe lufta ndaj shqiptarëve, për pushtetin e imagjinuar, gjithmon në rendin e par! Gjatë gjithë këtij teksti shquhet një vi e kuqe e cila zbulon diçka të veçanet për vet autorin e grupin me të cilin ai identifikohet dhe krejt diçka të veçanet për Lëvizjen heroike për të cilën ai flet!

Si studiues profesional kam analizua qe disa vite rrjedhat historike të LPK e të grupimeve tjera politike shqiptare në ish RSFJ.

1. Nga dokumentet dhe dëshmitë me të cilat është ballafaquar historiografia e kësaj lëvizje prej themelimit të LPK me 17 shkurt 1982 e deri me krijimin e UÇK dhe nga ajo kohë e deri në ditët e sotme LPK ka dëshmuar një vitalitet të lartë dhe të respektueshëm. Në ato dokumente e dëshmi, jam ndeshur me vepra e individëve të caktuar që kanë luajtur role me rëndësi për zhvillimin e saj dhe që i kanë qëndruan besnik kursit të saj prej themelimit e deri në ditët e sotme.

2. Ishte një kategori tjetër që në LPK u kyç për përfitime personale dhe me ambicie karrieriste. Ata i pamë që në rastin e par kur krijua mundësia për të ardhur në pushtet – çfarëdo qoftë ai, pa u arritur liria, pavarësia e sovraniteti i vërtet, u ndan nga LPK dhe formuan ose u kyçën në Parti Politike të cilat i shndërruan në marioneta të sundimit të huaj. Ky ishte grupimi i dytë!

3. LPK u ndesh edhe me veprat e disa individëve që shënojnë përpjekje për pengimin e zhvillimit të saj dhe të cilët lumi i LPK i hodhi si mbetje jashtë saj. Është fakt se LPK me sukses i ka mbijetuar tëra lajthitjet personale individuale duke i tejkaluar me sukses tëra përpjekjet e tyre për shuarjen e saj. Ky ishte grupimi i tretë!

E kam vërtetua se:

a) ata që janë marr me rrënimin e saj gjithmon janë marr me intriga ndaj atyre që janë marr me ndërtimin e saj; dhe
b) ata që janë marr me ndërtimin e saj kurrë nuk i gjejmë duke u marr me të tjerët.

Në këtë shkrim e këtij autori gjejmë fakte të mjaftueshme se si prodhohen intrigat për tu nëpërkëmbur luftëtarët e lirisë

Dokumentet flasin se LPK, pas Lidhjes së Prizrenit, është treguar lëvizja më e suksesshme kombëtare që ju ka qëndrua rrebesheve të sulmeve të armiqve sllav dhe të aleatëve të tyre si dhe rrebesheve të brendshme të lloj- lloj kundërthëniesh. Kjo dëshmon për kursin e drejtë të përcaktuar që në themelimin e saj, që atë e bëri një lëvizje të përgjithshme popullore, të qëndrueshme e cila më nuk varej shumë nga roli i individëve por më tepër nga veprimi kolektiv në drejtim të realizimit pavarësisë përmes të Republikës së Kosovës, si proces i cili është në vazhdim!

Autori vet zbulon prapaskenat e ti dhe të grupit me të cilin ka qen i lidhur dhe me të cilin në fund ai edhe vet bie në konflikt. Kjo dëshmon se ky grup individësh nuk meritojnë analizë politike por analiza psikiatrike, e disa tjerë edhe hetime. Përshkruhen takimet me OMLK në Stamboll, dhe me PKMLSHJ në Ankara, dhe si bëhet përshkrimi banal i takimeve me diplomatët e Republikës së Shqipërisë, me fjalorin e një rrobaqepësi, duke bërë përpjekje për njollosjen e tyre me intriga e paragjykime të kategorisë më të ulëta. Me motive të mbrapshta dhe pa as një arsye. Aty në të vërtetë del qartë se sa të vërteta dhe korrekte kanë qenë qëndrimet e OMLK, PKMLSHJ dhe të Diplomacisë Shqiptare e sa poshtë ka ra katundi i këtyre intrigantëve. Por, pavarësisht nga kësi lloj individësh del në shesh edhe qëndrimi heroik e patriotik i LNÇKVSHJ e cila i qëndroi besnik bashkimit në LPK deri në ditët e sotme, pavarësisht nga lajthitjet e këtyre personave joserioz, meskin dhe të dyshimtë!

Unë pretendoji se jam studiues objektiv dhe për të mos u keqkuptuar për subjektivizmi dhe anim ndaj dikujt personalisht nuk do të përmendi as një emër por do të them atë që gjendet në dokumentet historike nga ku do të marr një shembull, ku flitet se është një njeri i cili si i ri ishte pjesëmarrës i demonstratave të 1968, pastaj themelues i Platformës Politike për Republikën e Kosovës në vitin 1975, ishte iniciatori i bashkimit i organizatave ilegale dhe njeri nga themeluesit dhe anëtar i Komiteti Drejtues të Lëvizjes për Republikën e Kosovës, me 17 shkurt 1982. Ndaj ti u organizuan komplote e atentate nga na e UDB-ës, por ai e vazhdoi me vendosmëri luftën kundër Serbisë e satelitëve tjerë. Me heshtje ju përgjigjej intrigave të këtij lloji ç’far i bënte autori i këtij shkrimi e njerëzit si ai. Ai ishte edhe anëtar i SHP të UÇK, pastaj pjesëtar i Qeverisë së përkohshme të Kosovës të dal nga lufta e 1999. Ishte ky njeriu që nuk u korruptua me postet vasale as të ish RSFJ dhe as të UNMIK-ut por që e vazhdoi rezistencën edhe pas 1999 kundër sundimit të UNMIK-it, e tani edhe të EULEX, si një ndër aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes së cilës po vazhdohet rezistenca dhe lufta për realizimin e aspiratave kombëtare që u përcaktuan me 17 shkurt 1982 kur u themelua LPK. Kjo është në pika të shkurta biografia e të vetmit anëtari të KD të Lëvizjes për Republikën e Kosovës i cili ishte edhe anëtar i SHP të UÇK dhe i cili edhe sot vazhdon rezistencën dhe luftën për liri. Ky personi është njeri nga ata persona mbi të cilët thurën intriga edhe nga ky autor. Emrin e ti nuk e nxora këtu sepse qëllimi i shkrimit tim nuk ishte afirmimi i një personaliteti, por afirmimi real i LPK dhe demaskimi i atyre që e shkelën besën dhe që devijuan nga rruga e saj, si bëri edhe ky autor i cili në këtë rrugë u ndal dhe dështoi, e tani dështimin e vet donë disi ta përpjesëton me intrigat e veta serike ndaj atyre që kurrë nuk u ndalën.


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora