E shtune, 27.04.2024, 05:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Një shkrim me kombinim fjalish plus dromca në vargje

E premte, 18.09.2009, 03:32 PM


Një shkrim me kombinim fjalish plus dromca në vargje

Nga Blerim Rrecaj

Shkruaj gati gati pa lidhje. Gati-gati pa pikë kuptimi. Edhe atëherë kur nuk të shkruhet. Kur s’ke çfarë për të thënë a për t’u shprehur. Edhe atëherë kur frymëzimi mungon. Dhe kjo më ndodh ndonjëherë sepse nuk jam njëri nga shkruesit aktiv.Dhe me shumëçka je në minus i them vetes… E pra…Sot për shembull ca re të idhta dëshpëruese e kapluan qenien time. Hyra në web faqen personale të një këngëtari tonë dhe lexova shkrimet që i kishte plasuar aty nga disa udhëtime që kish bërë kohë më parë në Afrikë, Amerikë Latine, Azi. Vazhdo, vazhdo të shkruash i them vetes se mund të dal diçka. Ani. Po. Jo,jo…S’di çfarë të bëj. Fraza ose shprehja “nuk e di” solli gjëra të mëdha thoshte një poete-nobeliste…
A s’dole sot hiq a, mund të më pyesni. Ani. A ke kush a thirri kush? Ani se qe po e thirri atë…
T’i shoh lajmet në RTK e ta soh një dokumentar në Explorer që titullohet “Arkitektura në bregdet”... Vazhdoj ta ndërroj të ndërroj kanalet televizive me telekomandues…
Një pjesë e nëntitullit i një shkrimi në Gazetën “Shqip” për qeverinë Berisha thotë:
Ata që do të na qeverisin, funksionet dhe CV-të…
Veç sa e hapa në internet gazetën ku( bashkë)punoj. M’u kishin botuar edhe disa shkrime që nuk e prisja. Më duhet ta pranoj, më erdh njëfarë entuziazmi. Sa do të zgjas?!
Dhe vjen dita të dal e të takohem rutinisht me atë. Ndonjëherë kalojmë më mirë e ndonjëherë… Varet si ta kemi disponimin. Ndomnjëherë kalojmë vërtet edhe pakëndshëm. Dhe ndahemi për t’iu kthyer shtëpive. Mendohem e mundohem të mendoj e meditoj se a e tepruam me ndejë a me muhabet. Por s’hezitoj të gjykoj edhe fjalët,veprimet e mia e të tij. Sot e dërguam nga një CV në njërën nga gazetat që ishte bërë me pronar të ri… (ende nuk na thirrën e sot mësuam se disa nga konkurruesit grupe-grupe i kishin thirrur për t’i intervistuar…)
Qe dy herë nuk po më plasohen ato që dërgoj në një faqe internet në atë faqe interneti ku dergoja dhe publikoja diç. Si ndjehem.Mbase më duhet të luftoj me egon time… (megjithatë ato që mendoja që nuk do të më publikohen u publikuan pak ditë më vonë…)
A ta shkruaj edhe një fjali e cila më vonë do të më duhet për njërin nga shkrimet e mia. Bërja si të duash e si të ta marr e jotja mendje. Paç faqen e bardhë dhe mund të dhe mund të dal edhe ndonjë shkrim nga kombinim fjalish. E diel. Ditë e qetë. Ditë që e gëzon epitetin si ditë e dytë e fundjavës e ditë pushimi. Mbase kjo duket e tillë. Vajza e dajës më telefonoi nga fshati. Ishin duke u marrë me punë fushash e arash. Plus po përgatiteshin për dasmën që do ta kenë menjëherë pas festës së Bajramit. Dje u nisa për t’i vizituar. Por pas pritjes rreth dyorëshe në stacion u ktheva në shtëpi. Siç duket s’paska qenë e shkruar e kësmet …E diela vazhdon me ritmet e saj. Nuk do të na bënte keq një shëtitje, a marrja e ndonjë udhe… Pas të dielës vjen e
hëna. E hëna me një protestë të paralajmëruar… Një alarm policie lë gjurmë në njëren nga çastet e kësaj dite. Mendja s’po më shkon as për mirë e as për keq. Edhe një zhurmë tjetër vjen nga automjetet. Se di a ishin tingujt e ndonjë traktori apo e ndonjë makine tjetër me auspuh të shqyer. E hëna erdhi mbajt edhe një demonstratë kundër protokolleve… Dhe jeta vazhdon…Po i nis këta rreshta në një adresë elektronike. Mos më pyesni pse sepse do t’u përgjigjem me “nuk e di” shprehje e madhe për të cilën sot thashë se është…
Vazhdon jeta… vazhdon dynjallëku… E fjala ‘dynjallëk’ do të thotë: “mosrehati” më tha dikush… E çështë ky shkrim me kombinim fjalish mos një lloj pakënaqësie mistike për siç thuhet dëbimin tonë nga parajsa?!...Ethet e fushatës parazgjedhore kanë filluar. Oh, oh…

Duke pritur një mjet udhëtimi

Udhëtarë që presin
Përreth mjaft copra bërrllogu
E pluhuri kërcënues
Tash plus zhurmë agregati
Sot a thua qe ka gjetur
Lukthin tim që kështu po më ther e dhemb
Mbarova unë i shkreti
Mbarova unë i ngrati…

Në parkun me pisha

Ai tha: “I prenë tre lisa”…
Ne e pamë një vend plot me pisha.
Nëse se teproj them:
Ne i duam edhe lisat edhe pishat,
Ndoshta si frymëmarrjen
Ndoshta si lirinë…
(Dhe më pas do ta “gjuajmë” njëri-tjetrin
Me nga një Sms…)

Nga autobusi në autobus

Shoferi kështu do
Dhe lëvizjet e autobusit janë mesatare
As të ngadalta as të shpejta…
Na bartin neve udhëtarëve
Bashkë me këto këngë e këta tinguj…
Bën të vështrosh në të dy anët e rrugës
Përtej xhamave…
Zbres dhe hip në një tjetër autobus
Athua sa do të vonohemi të rrethi në afërsi të urës
Për shkak të punimeve që po bëhen në rrugë…

Para demonstratës

Në një stol të verdhë
Këmbën mbi këmbë
Para bibliotekës plisbardhë
Ngacmim ndjej nga Koktej emocionesh
Të shohim çfarë do të ndodh…


(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora