Mehmetali Rexhepi: Njëshi
Bualli dhe luani. Vetëm për vetëm. Shikohen sy më sy. Çfarë shikon barngrënësi brimadh e qafëtrashë? Sy të mëdhenj, të zi, sikurse ngjyra e zezë e lëkurës, edhe fatin mund ta ketë me të njëjtën ngjyrë brenda mandatit të çasteve. Përqendrim si pa të keq kah mishngrënësi i qëllimit të uritur...























