Dukagjin Hata: Islamaj Skepi, organizatori i arratisjes që tronditi kupolën e krimit shtetëror komunist
Përgatitjet për atë ikje të pashoqe, që tronditi ingranazhet e përgjakura dhe diabolike të një regjimi monstër, kishin kohë që kishin nisur dhe Islamaj Skepi ishte frymëzuesi dhe organizatori i saj. Duke qenë tip i kujdesshëm dhe mjaft i matur, sipas psikologjisë dibrane, “mat shtatë herë e prit një herë”, ai ia kishte dalë që të gjitha lëvizjet ...


























