Mendime
Luan Dibrani: Vjosa Osmani mbrojti UÇK-në, gjykoi gjenocidin serb dhe kritikoi politiken qyqare!
E premte, 25.12.2020, 11:16 AM
Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë mbrojti UÇK-në, gjykoi gjenocidin serb dhe kritikoj politiken qyqare në të dy shtetet!
Shkruan
Luan (Asllan) Dibrani
Gazetarët arrogant
të pa cipë, të pa formuar mirë më kanë irrituar gjithmonë duke më shqetësuar
deri në atë masë që të reagoj publikisht kundër tyre ,prandaj edhe
këta tipat me paraqitjen e tyre kundër Vjosa Osmanit me rastin e
vizitës së saj në Shqipëri.
Kjo vizite dhe
diskutimi i saj javën qe po e leme pas, hapi debate të
shumta andaj në Shqipëri,Kosovë e ma gjerë. Kujtojmë se
pas vizitës së saj në Tiranë, ku u injorua nga kryeministri Edi Rama dhe
disa zëra qeverisës ,aty krah tyre me kritika boshe dolën
edhe disa gazetar ,deputet të Kosovës dhe shërbëtoret e politikes qorre mbi 30
vjeçare në të dy shtetet ,qe i sollën vendeve tona paqartësi pa vizion
,varfëri ,kriminalitet dhe anarki !.
Zëri i disa
gazetare kundër Vjosa Osmanin siç janë Mero Baze (Gazeta Tema) Frrok Çupi
, Dritan Hila, Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu,Bajram Gecaj i PDK-së
etj e quan “jeniçere,fyese,te pa ditur,jo
mirënjohëse,zjarrvënëse,tradhtare,argate e Albin Kurtit etj. Përmes
opinionit te tyre thuhet se Kurti dhe Osmani “janë jeniçerë” të cilët po bëhen
të famshëm duke sulmuar politikën e Tiranës.
Vjosa Osmani e gjykoj indiferentizmin e Shqipërisë për shumë
vite ndaj Kosovës dhe neglizhencën qe kanë praktikuar te dy
qeveritë në të kaluarën për shume tema por edhe për gjenocidin serb
në Kosovë…
– Jo zoti Mero,
Frrok Çupi , Dritan Hila, Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu –Bajram Gecaj i
PDK-së etj, thellohuni pak në filozofinë e politikes se kaluar të
boshllëkut dhe indiferentizmit te Shqipërisë për shumë vite ndaj
Kosovës ,po edhe ndaj vetvetes ,prandaj zonja Vjosa Osamani shprehi
mospajtimet e saj me politiken shumë vjeçare si të Shqipërisë ashtu edhe
të Kosovës, gjë qe shpalosi dhe kritikoj neglizhencën qe kanë
praktikuar te dy qeveritë në të kaluarën për shume tema por edhe për
gjenocidin serb në Kosovë..
Ajo nuk
gjykoj vetëm politiken e Shqipërisë ne raport me ndërkombëtarizimin e
Kosovës qe te radhitet përkrah popujve të lirë e të barabartë në organizatat
ndërkombëtare si në OKB, në UNESCO, në INTERPOL dhe institucione tjera qe
Kosova mbeti vendi ma i izoluar në botë ,po gjykoj drejt me fakte edhe
Kosovën me qellim te krijimit të një uniteti me një zë pran faktorëve
ndërkombëtar.
Vjosa Osmani është mike amerikane dhe bashkëpunëtore e tyre për
interesin kombit për ta lëvizur politiken e pluhurosur
te Shqipërisë dhe te Kosovës.
Mero Baze dhe ju
te tjerë sa premtimet iu dhanë Kosovës për liberalizimin e
vizave me mashtrimet e Evropës, madje edhe duke iu
dhuruar dhurata .Dëshmia ma e mirë është dhe ma e freskët
tkurrja e kufijve në mes Kosovës dhe Malit te zi ,po ashtu në mes
Kosovës dhe Maqedonisë!!! Sot akoma kosovarët janë pa viza?
Shtrohet pyetja sa
beri presion Shqiperia në faktorët ndërkombëtar, qe kjo gjë të riparohet
politikisht,kur dihet qe standardet janë plotësuar !. Tutje, gazetari Bazo
thotë se Shqipëria që nga vitet e 90’ta nuk ka lënë asgjë pa bërë për të mirën
e Kosovës. Ndërsa sjellja e Osmanit është fyese ndaj Shqipërisë dhe
mosmirënjohje e madhe. Ka gjithnjë politikanë në Kosovë që duan të bëhen
të famshëm duke sulmuar politikën e Tiranës. Është një lloj kompleksi i
viktimizimit të tyre, duke dashur të shpjegojnë dështimet e tyre me politikën e
Shqipërisë, dhe jo me problemet e Kosovës. Zoti Mero ,Zonja Osmani nuk donë te
bej karrierë sipas opinionit tuaj se ajo ma e ka krijuar karrierën dhe
është një figurë nder ma te mirat qe njeh kombi i ynë. Ka studiuar në
SHBA. Vjosa Osmani është mike amerikane dhe bashkëpunëtore e tyre
për interesin kombit për ta lëvizur politiken e
pluhurosur të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Kritikën e saj mos
e merrni si fyes, por mesazh si të veprohet në politiken e jashtme, te të
dy vendeve drejt daljes nga varfëria për një prosperitet ma te
mire e jo te boshatisen vendet tona nga rinia dhe shtresat
intelektual duke u tretur në mërgim…
Vjosa Osmani nuk
ka pse të shqetësohet prej epiteteve dhe etiketave bosh të këtyre zërave
shërbëtor e një politike ditore dhe të degraduar politikisht e kombëtarisht .
Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre Edi Ramës, po
edhe njerëzve si Isa Mustafes në Prishtinë etj .
Zonja Osmani ne diskutimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë mbrojti
UÇK-në dhe gjykoj gjenocidin serb ,qe shkaktoi ideologjia
çubrilloviçiane – milloshoviçiane dhe se fundi vuçiçane.
Zonja Osmani beri
kërkesën me burrërore qe një politikan Shqiptar ka pasur kurajën te veje në
dukje qe nga çlirimi i Shqipërisë ne 1912. PARLAMENTI SHQIPTAR ka detyre
vëllazërore , morale , dhe historike qe ta mbështesë deri ne presjen me te
fundit kërkesën e zonjës Vjosa Osmanit. Qe 30 vjet polik
shterpe e Kosovës dhe Shqipërisë nuk dha përgjegjësi as kush nga
kriminelet serb, me përmasa gjenocidi ,qe shkaktoi ideologjia
çubrilloviçiane-milloshoviçiane- dhe se fundi vuçiçane.
Vjosa Osmani, beri
kritiken e vet ndaj Gjykatës Speciale, qe po e dëmton imazhin UÇK, për disa
njerëz të shtabit të përgjithshëm që janë shumë të rëndësishëm simbolikisht dhe
funksionalisht. Ajo tha se duhet që Shqipëria të luajë rolin e vet. Të
bëjë atë rezolutë minimale të njohjes së gjenocidit serb. E treta tha që
minishengeni është bërë gabim. Shtrohet pyetja çka ka te hedhet poshtë
këtu ne këto parime leksionesh kombëtare qe iu trasoj një
politikane kosovare për tu zgjuar nga gjumi?
Dritan Hili
gazetar thekson “ nuk ka qasje më të gabuar se të futesh në analizën e
politikave të brendshme të një shteti, nëse nuk jeton aty”. Nuk ka politike më
të gabuar sesa të përpiqesh të imponosh sjelljen e një shteti tjetër, çfarëdo
marrëdhënie të kesh me të. Të dyja të çojnë në qorsokak. Të dyja këto gabime i
bëri presidentja në detyrë e Kosovës, OsmaniI reagoj edhe Dritan Hilit,
se Vjosa Osmani nuk erdhi vizitë në Shqipëri për përçarje,po erdhi tu
mësoj dhe shtyje drejt një uniteti kombëtar.
Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit i frikësohet njerëzit e zhvatjes,
kriminalitetit ,anarkisë,hajnisë e korrupsionit!!!…
Përfshirë edhe
Kurtin që ka bërë një vrime në ujë në të gjitha kauzat e tij. Tani duke u
kthyer në Shqipëri, dhe tek vizita e Osmanit, rishtas kemi një qasje përçarëse.
Te dy figurat po neperkemben nga kjo klase politike gazetareske ,po edhe
nga disa politikaj qe fatkeqësisht gjenden ne ato pozicione
.Vetëvendosjes po i frikësohen te dy qeveritë në Kosove e
Shqipëri. Me te drejt e kanë ketë shqetësim se Vetëvendosja do te vije
dita qe do ti thyej këto barriera të koordinuar në demin e popullit
tonë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë kundër vlerave tona
kombëtare. Zonja Vjosa Osmani,vazhdo je personaliteti ma i veçanet ,ma i
shkëlqyer ,zërat e tille jemi mësuar ti dëgjojmë gjithmonë
prandaj koha është për zgjuarje e jo zhvatje, kriminalitet ,anarki,hajni
e korrupsion!!!…