Mendime
Hasan dhe Lajde Blakaj: Vjosa Osmani dhe banda e orkestruar kundër saj
E marte, 22.12.2020, 03:22 PM
Vjosa Osmani dhe banda e orkestruar kundër saj
Nga
Hasan dhe Lajde Blakaj
Këto
ditë shtypi dhe mjetet e informimit u mbushen më tituj bombastik për vizitën e
Vjosa Osmanit në Shqipëri. Janë të pa justifikuara kritikat të pa baza dhe
tepër të ulëta ndaj Vjosa Osmanit gjatë vizitës së sajë në Shqipëri. Qëndresa e
saj ndaj kritikave kundër sajë nuk më admiroj vetëm mua por mendimin tim e
ndajnë pjesa dërmuese e kombit tonë. Pyetja shtrohet: Ku e ka, ku e gjen ajo
gjithë atë energji për të ju përballuar këtyre analistëve apo pseudoanalistëve të shitur apo
politikanëve qe shpirtin ia kanë shitur padronëve të tyre. Kjo zonjë e vërtetë
u bëri dhe po u bënë ballë më shumë sukses kritikave të tyre pa asnjë vlerë të
mirëfillt kombëtare. Edhe disa politikane gra të orkestruara të pozitës bëjnë
të njëjtën gjë të yshtura nga politikan burra rrospie si këndej e andej Drinit.
Po
harrojnë këta mjeranë se ajo vajti për vizitë në Shqipëri jo si Vjosë por si
u.d Presidente dhe asfare nuk ja ulë kompetencat e saja si Presidente e Kosovës
gjatë mandatit të sajë të caktuar në aspektin ligjor dhe juridik. Qëndrimi i sajë stoik për vite e pa
lëkundur kundër keqqeverisjes, keqpërdorimeve, ndarjes dhe kapjes se shtetit ka
bërë qe populli të bindet për personalitetin e saj dhe aftësitë politike që
mund ti ketë një politikane e moderuar dhe njëkohësisht e emancipuar më ide
properëndimore.
Prandaj
kryeministri shqiptar nuk mund ta priste për vizitë një politikane të
kompletuar i ulur në parlament por vetëm për vetëm në zyrën e tij bile edhe pa
prezencën e gazetarëve ku mungoj edhe konferenca për shtyp. Të gjitha këto i pa
populli dhe kjo ishte poenta e Vjosa Osmanit përkimi i mesazhit ke populli ku
Vjosa ja arriti për mrekulli. Pritja nga Presidenti Ilir Meta, pastaj
konferenca për shtyp direkt me qytetarin, fjalimi në parlamentin e hapur dhe
konferenca më opozitën dha një mesazh përçues kërkesash për mrekulli për
kombin. Pra Vjosa triumfojë në qëllimet e sajë në të mirë t’ progresit qe
kërkohet sot si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Të gjitha këto i pa populli i
thjeshtë dhe elita politike më vigjilencë të madhe.
Pyetja
shtrohet:” Çfarë kërkojnë nga Vjosa Osmani më shumë, politikanët” që kanë kapur
parti e shtet kur ata e kanë përjashtuar nga lidërshipi i partisë se sajë. Pse
merren ende më te, edhe pse ajo tashmë nuk është pjesë e kësaj partie. Pra,
çfarë kërkon më shumë Isa Mustafa.
Duke
e ditur kapacitetin e shteruar politik, Isën e ka kapluar frika e humbjes se
elektoratit sepse makinacionet nen tavolinë janë harxhuar, herë më PDK e herë
më AAK-në dhe Nismen të gjitha këtyre
marrëveshjeve të panatyrshme me intriga u ka ardhur fundi. Tani ka dalë zbuluar
lakuriq para popullit dhe elektoratit të vet para s´gjithash. Prandaj llomotit
vetëm në dëm të vetin. Ndërskamcat kundër
VV-së dhe mos mbajtja e premtimeve ka bërë që ti kapë paniku, jo për
parti, sepse ati as që i kërcet për parti fare, por frika e konfiskimit të
pasurisë së ti dhe kompanjonëve si ai ju
ka futur friken gjerë në palcë. Pra ai e di mirë ketë më kalkulimet
matematikore te kundërshtarëve të tij politik. Mos vallë mendon që Vjosa e
përjashtuar nga kryesia e LDK-së do ndërroj mendje nga të gjitha këto të zeza
që ka vjellë ky komunist jugosllav bashkë më lëpirësit e tij kundër sajë?
Populli
i ka të freskëta para luftës veprat e tij të pista, në një kohë jo shumë
largët, dhe pas luftës, makinacionet e tij për pushtet pa asnjë kriter moral e
politik.
Tani
populli e sheh Vjosën si shpresën e fundit të vetme, për ndryshime pozitive
bashkë më VV-në. Përkundër, po fituan këto parti qe janë në pushtet që i kanë
kapur shtetet tona Kosovën dhe Shqipërinë nuk do të jetë kohë e largët kur ti shohim tërësisht të zbrazura nga
popullsia. Kjo është e vërteta e hidhur por tepër reale. Këshilla e jonë e
dhimbshme por dashamirëse është që Isa më kompani t´ja mbathi ta liroj sa më shpejt aq më mirë
kryetarllakun e uzurpuar pa të drejt, që LDK-ja të marr frymë lirshëm për të
mbijetuar. Duke ndryshuar situata në Kosovë do të ndryshojë edhe në Shqipëri që
të fitojnë forcat progresive demokratike.
Si ngeli Isa në krye të partisë, si jo, Vjosa
do ta formoj partinë e sajë me bazamentin e mirëfilltë Rugovian sepse ajo e
përfaqëson më se miri filozofinë Rugovizmit demokratik. Ajo dhe Donika Gërvalla
janë vetë LDK-ja sepse nuk mund të jenë të tjera edhe po të duan, ngase ato
linden u rriten dhe u formuan në LDK. Ju së bashku më Isen erdhët kamikaz në
LDK duke e uzurpuar dhe ngulfatur tërësisht partinë me metoda të pista
jodemokratike.
Se
si do të quhet partia e re e Vjosa Osmanit pak ka rëndësi. Rëndësi ka që ajo
është tepër e durueshme dhe e ngritur politikisht qe ju nuk keni kapacitete të
mateni më te. Ajo është një politikane e rrallë
jo vetëm në Ballkan por edhe në nivele evropiane dhe këtu qendron esenca
e veprimit sepse ju disa nuk keni nivelin e sajë intelektual si vizionare e pa
lëkundur në qëndrimet e saja. Padrejtësitë qe i bëtë Donika Gërvallës gjatë
zgjedhjes se kryesisë u reflektuan shumë negativisht në elektorat dhe ishte
Vjosa ajo që i qëndroj afër Donikës, mund të themi e vetmja nga kryesia e
LDK-së ku këto zgjedhje vajtën për faqe të zezë. Pra, populli pret nga Donika
ta përkrahë iniciativën e re si të vetmen formë presioni ndaj të konsumuarve
politik që ta lirojnë LDK-nga uzurpimi.
Disa
burra të pshurrtë u munduan të gjejnë qime në ve për fjalimin e Vjosës në
parlamentin shqiptar! Po, si…
Si
nuk e patë ju miop ngjarjen të tërë! Fat i madh që fjalimi u transmetua live.
Në vend që të kritikonit mospjesëmarrjen e nudistit veshgjatë në parlament
këtij paçavure që puthet më Vuçiqin ju kritikoni fjalimin e Vjosës. Dhe për
çfarë?... Gjeja se ajo paska folur ashpër, se gjëja paska shitur mend se po u
prishka raportet Shqipëri Kosovë etj etj. Mu sikur Albini “që na i prishi
marrëdhëniet më USA apo që ishte kundër Amerikës… Përralla me mbret.
Jo,
jo Vjosa po të fliste ndryshe nuk do të ishte Vjosa që e njohim sepse do ta
gënjente vetveten dhe popullin e sajë ku pjesa veriore e vendit të sajë përpak
sa nuk u nda për fajin e politikanëve tanë të korruptuar dhe mafioz më ndihmën
e kryeministrit shqiptar në prapavijë. Çdo gjë ishte e planifikuar dhe e
orkestruar që vizita të ishte sa më diskrete dhe mos kishte vëmendje të madhe.
Si nuk i patë deputetet duke luajtur më celular gjatë gjithë fjalimit të Vjosës
ku mëzi duartrokisnin sepse kishin instruksione nga lartë nga zografi.
Vjosa
qëndroj përkundër poshtërimit nga kryeministri shqiptar duke bërë punë të
shkëlqyer. Qëllimi i vizitës u realizua në mënyrën më të mirë të mundshme. Ato
tri çështje kruciale qëllimthi u thanë
në mënyrën më të përkryer. Kërkesa për Rezolutën në parlamentin Shqiptar për
Gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë, Heqja e traut Kosovë Shqipëri dhe një
jo e madhe për Minishengenin Ballkanik u thanë hapur dhe qartë ku kjo ishte
preambula e vizitës se Vjosës në Shqipëri.
Unë
mendoj që më vëllain, motrën duhet biseduar shtruar dhe hapur pa dorëza. Ne duhet
të lirohemi nga inforioriteti se apo hidhërohet ky apo ai poqe së flasim drejt
dhe pa paragjykime në dobi të kombit e atdheut.
Asnjëherë
nuk mund ta dojë kombin një shqiptarë i Shqipërisë më shumë se një shqiptarë i
Kosovës dhe e kundërta. Bile bilës unë mendoj që shumë më shumë kombin e duan
periferia e kombit e Shqipërisë londineze nga se ju mungon dashuria për kombin
duke e pasur të ndaluar të veprojnë për te. Atëherë pse mos ta themi atë që
ndjejmë.
Krejt në fund kërkesa e Vjosës ishte një
kërkesë legjitime elementare për ti dërguar lule të varri familjarit të saj
Sylejman Vuçitërnës më ngriti mornica në trup. Është e rrallë ndonjë familje
shqiptare që nuk ka në familjen e sajë një tragjedi të ngjashme ashtu si ajo.
Familjar të vrarë të humbur apo të dhunuar nga serbo sllavet apo grekët duke
mos përjashtuar turqit gjatë historisë. Në atë fjalim shumë kush mund ta gjente
vetveten ashtu si gjeta edhe unë për familjen time si rast të ngjashëm. Axha im
Hasan Sali Blakaj është vrar nga serbët që as varrin e as eshtrat nuk ia dimë
ku i kanë groposur. Por, rasti i familjarit të Vjosës mu duk dy herë më i rënd.
Nen një : se ishte vrarë nga vëllezërit e vet shqiptar të një shteti komunist dhe dy që ishte tepër e rëndë: ishte
varrosur i gjallë në një kënetë ku ai punonte si i burgosur. Ai kishte qenë
oficer i lartë shqiptar. Ju them të vërteten lotët më tradhtuan. Thash më veten
kjo është Vjosa sa e sinqertë po aq e fortë dhe kërkuese në të drejtën
njerëzore elementare. Vjosa u kthye në
Kosovë por në Shqipëri la një mesazh që
do të kujtohet gjatë për kërkesat e qarta me motiv të kulturuar politik dhe
intelektual. Absolut jo si kritikë por si mësim se si duhet të veproj një
politikane e mirëfillt për ardhmërinë e kombit, sepse ne jemi të dënuar që
herdokurë të bashkohemi. Koha do ta tregoj
të vërtetën.
Hasan dhe Lajde Blakaj
Stockholm 21 dhjetor 2020