Mendime
Vahit Nasufi: Një dekadë me Zemrën Shqiptare
E diele, 20.12.2020, 09:10 PM
NJË DEKADË ME ZEMRËN SHQIPTARE
Nga
Vahit Nasufi
Të
udhëtosh dhjetë vjet bashkë me „ZEMRËN SHQIPTARE“, sigurisht se është një
privilegj. Në faqet e saj, mund të lexosh artikuj shumë të bukur dhe me shumë
vlerë, nga autorë të ndryshëm. Andaj edhe unë ndihem shumë i priviligjuar, pasi pikërisht në dhjetor
2020, mbyllet një dekadë në bashkëpunim me Zemrën Shqiptare, të cilën e
falenderoj nga zemra, pasi kjo gazetë elektronike në krye me drejtorin e
përgjithshëm z. Gëzim Marku, sëbashku me stafin e tij realizues, ka botuar
rregullisht krijimtarinë time, e dizajnuar jashtëzakonisht mirë. Gjithashtu
falenderoj lexuesit dhe komentuesit për të cilët krijojmë, shkruajmë dhe
botojmë.
Brënda
këtij dhjetëvjetori në faqet e kësaj gazete elektronike, kam botuar rreth
shtatëdhjetë artikuj të ndryshëm, kryesisht poema për shumë artistë, dëshmorë
sportistë, pedagogë shqiptarë. Me që katër dekada jam mërgimtar, kam shkruar
edhe këngë kurbeti, këngë malli, që disa prej tyre ia kam kushtuar vendlindjes
sime - Kërçovës, pastaj këngë dashurie,
pasi ajo është pjesë e jetës sonë, ese të ndryshme, si dhe intervista me
këngëtarë e tj. Ndoshta tituj duken pak, por, strofë janë shumë, dhe ate
dukushëm mbi njëmijë, pasi poemat më të shkurtëra përbëhen prej katërmbëdhjetë,
kurse më të gjatat arrijnë deri në dyzet strofë, me më se njëqind komente
pozitive nga lexuesit, që nëpërmjet tyre vlerësojnë apo shprehin pëlqimin e
tyre.
Poezi
u kam kushtuar martirëve të kombit, që flijuan më të shtrenjtën për çlirimin e
Atdheut, në mesin e të cilëve janë: Vëllezërit Lazam dhe Kalosh Dani, Sadin
Selmani, heroina kërçovare Sulltana e Mazllam Qafës, Beqir Limani, e tj. Jam i
bindur se ndarja nga jeta e legjendës
apo yllit të fudbollit shqiptar, i pavdekshmi, Fadil Vokrri, pikëlloi pjesën
dërrmuese të kombit tonë, që unë personalisht jam shumë i dyshimtë se do të
lindi një tjetër si Fadili, e ndieja veten si obligim personal, por, edhe
kombëtar, andaj i kushtova një rapsodi
me titull; „LAMTUMIRË LEGJENDË“,
të cilën për mrekulli e këndojnë rapsodët
e mirënjohur Mehmet Petrovci dhe Isuf Rashiti, dhe siç shihet nga një numër
shumë i lartë, klikimesh dhe një numër treshifrorë komentesh, duket qartë se
është pritur jashtëzakonisht mirë nga dëgjuesit.
Me
që jam adhurues i këngëve popullore, polifonike dhe ato folklorike burimore,
shumë këngëtareve dhe këngëtarëve të mirënjohur të estradës shqiptare, që kanë
prodhuar art të vërtetë, dhe na kanë dhuruar shumë spektakle muzikore. Mjerisht
shumica prej tyre janë ndarë nga kjo jetë, për t`mos vdekur kurrë, por, kanë
lënë pas një thesar të begatshëm me vepra madhështore. Nëpërmjet vargjeve, jam
munduar saktësisht të përshkuaj
biografinë dhe veprimtarinë e tyre. Përveç tjerish kam shkruar për: Sali
dhe Feriz Krasniqin, Qamilin e Vogël, Sali Manin, Tahir Drenicën, Fatime
Sokolin, Shyqëri Alushin, sopranon Nexhmije Pagarushën, Demir Krasniqin, Maksut
Deharin, shtyllat e këngës polifonike kërçovare, Ferat Xhemailin, që populli e
njihte me pseudonimin - Lati Kaleshe, Imer Dervishin, Vebi Azirin, Nasuf Jusufin,
për mjeshtrin e madh të çiftelisë Afmet Spahiun - METI, Vëllezërit Dervishi,
Bexhet Jagodini dhe shumë të tjerë.
Nëpërmjet
rapsodive të ndryshme, me shumë nostalgji kujtoj disa nga ikonat apo kolosët e
këngës më të bukur në botë, si; Jusuf Myzyri, Aziz Ndreu, Dervish Shaqa, Demush
Neziri, Bik Ndoja, Tom Nikolla, Fitnete Rexha, Hafsa Ziberi, Naile Hoxha, Vaçe
Zela, Riza Bllaca, Ymer Riza, Sefë Mleqani, Hajdar dhe Bajrush Doda, Augustin
Uka, Ibish Broja, Lan Dobra, Marash
Krasniqi, Halil Cërvadiku, Shaip Berisha,
Jakup Krasniqi, Qazim Berisha, Rexhep Zajazi, Kamerr Bllaca, Shaban Stafaj,
Hanife Sejfullah Reçani, dhe shumë të tjerë. Jam i vetëdijshëm se ka edhe shumë
emra legjendarë që meritojnë të jenë në mesin e këtyre rapsodive, që nuk i kam
përmendur, por, është e pamundur që të përfëshihen të gjithë, pasi estrada
shqiptare ka pasë një numër të konsiderueshëm yjesh muzikorë, kërkoj ndjesë
prej atyre, apo familjarëve të tyre, që nuk ua kam përmendur emrat.
Të
gjitha këto poema apo rapsodi që i kam botuar te Zemra Shqiptare, por, edhe
shumë të tjera, i kam botuar edhe në librat e mia që i kam botuar deri tash,
ato janë: „SYLYNJARËT E KËNGËS POPULLORE“, „KËNGA E MËRGIMTARIT“, „MALL DHE
LOT“ dhe „BURIMET E KËNGËS BURIMORE KËRCOVARE“. Jam në përfundim edhe të librit
të radhës „YJE QË NUK SHUHEN“. Nëse vërtetë kam bërë diçka me vlerë, kjo u
mbetet lexuesëve për ta vlerësuar! Ndërgjegjja nuk më lejon të mos e them emrin
e doajenit të këngës, të madhin Demir Krasniqi, këngëtarin tim të prefereruar,
që më futi në ujërat e krijimtarisë dhe që vazhdimisht më mësoi se si të notoj,
i cili tentonte që të zhytem sa më thellë, por, në asnjë moment nuk lejoi të
mbytem. Kjo për mua në fillim ishte si një labirint, por, pastaj doli ashtu siç
doli, dhe më në fund erdha këtu ku jam. Demiri, më ka qëndruar gjithmonë në
krah, që pa dyshim ka merita të larta, dhe unë shfrytëzoj rastin që publikisht
ta falenderoj nga zemra, ndaj të cilit jam shumë mirënjohës,
Mendoj
se vlen të ceket se, vitin që lam pas, komuna e Kërçovës, në cilësinë e
krijuesit, më nderoi me çmimin e lartë " KUPA VOTRA", si personalitet
i vitit. Pasi pas Demirit qëndron një karrierë shumë e gjatë dhe shumë e
suksesshme artistike, përveç gjashtë rapsodive që i kam publikuar më parë, që
ia kam kushtuar këtij këngëtari, në pritje për botim presin edhe dy rapsodi,
„NJË DITË NË USKANË PËR VIZITË“ dhe „PLAGA SHËROHET, POR, VRRAGA MBETET".
Pra,
në pika shumë të shkurtëra, ishte kjo një përmbëledhje dhjetëvjeçare apo një
rezyme që do t`shërbejë si një informacion për lexuesit e shumtë të Zemrës
Shqiptare, që mendoj të vazhdoj të shkruaj edhe në të ardhmen.
Kërçovë, dhjetor 2020
_________
BIOGRAFIA
E AUTORIT
Vahit
Nasufi, lindi më 9 dhjetor 1956 -të, në fshatin Shitovë, i cili shtrihet në
veri - lindje të Kërçovës. Rrjedh nga një familje e ndershme, patriotike dhe
shumë bujare. I jati i tij Selmani, ka qenë kurbetçar, kurse e ëma Fatimja, ka
qenë amvise. Shkollën fillore, prej klasës së parë e deri në të katërtën i kreu
në fshatin e lindjes, kurse ciklin e dytë të arsimit fillorë, prej këlasës së
pestë e deri në këlasën e tetë i kreu në fshatin Garanë. Vahiti, si nxënës
ishte shumë i zgjuar, i sjellshëm dhe shumë i dashur, gjë që e dëshmon suksesi
i tij gjithmonë i shkëlqyeshëm. Pasi kreu shkollën fillore, vazhdoi mësimet në
gjimnazin "Mirko Mileski" të Kërçovës, dhe i takonte gjeneratës së
dytë pas rihapjes të këtij gjimnazi në gjuhën shqipe. i cili atëherë filloi
mësimet vetëm me pesë lëndë në gjuhën tonë amtare.
Papunësia
e madhe që kishte kapluar vendin, si shumë shokë të tjerë, e detyroi edhe
Vahitin, që fatin e vet ta kërkojë nëpër shtetet e huaja. Pasi e kreu shërbimin
ushtarak, për herë të parë në vitin 1980 -të, largohet nga vendlindja dhe shkon
në shtetin Helvetik. Si vendqëndrim të ardhshëm, fati e çoi në Bazel, ku dhe u
punsua menjëherë. Qëndrimi dhjetëvjeçarë në këtë qytet, autorit i mundësoi të
mësojë pak a shumë gjuhën gjermane, si dhe prej së afërmi të njohë kulturën
perëndimore dhe mentalitetin e tyre. Duke kërkuar një jetë më të qetë, në vitin
1990 -të, ai largohet nga Bazeli dhe shkon në qytetin turistik në Shafhauzen,
atje punsohet në një fabrikë tekstili, ku edhe sot punon dhe jeton me familjen
e tij. Malli për vendlindjen, prindërit si dhe të afërmit e tij, Vahitin nuk e
linte asnjëherë të qetë, as edhe ëndrrat nuk e linin të bënte gjumë të
rehatshëm në mërgim. I nxitur nga ky mall, ai asnjëherë nuk e harronte Kërçovën
aq të dashur, ku dhe pas një kohe shkoi dhe në anën veriore të Uskanës së
lashtë, heroike, ndërtoi një fole të ngrohtë dhe të përhershme, për t`u prehur
në të, sa herë që t`i jepet mundësia dhe pushimi vjetorë, pse jo, edhe një
këthim eventual përfundimtarë nga kurbeti, të cilin Vahiti gjithmonë e ka ndër
mend që një ditë, një herë e përgjithmonë, t`i thotë lamtumirë mërgimit dhe me
familjen e tij i lumtur të vazhdojë jetën në vendlindjen shumë të dashur.
Vahiti
është adhurues i këngës popullore, sidomos asaj folklorike. Është dashamirë
edhe i humorit, madje atë shpeshherë e kultivon me një mjeshtri të rrallë
artistike, sa herë që gjendet në mesin e shokëve, miqve dhe dashamirve të tij.
Gjithashtu është adhurues i flaktë edhe i sportit, lexon libra dhe gazeta të ndryshme.
Vahiti është i shoqërueshëm dhe shumë i afërt me njerzit, është shumë
komunitativ, e urren vetminë, egoizmin dhe preoptencën e njerëzve.
Vazhdimisht merr pjesë në lojrat e moçme
që organizohen nëpër dhoma të ndryshme, të cilat nuk i harron kurrë, madje dhe
i ka pasqyruar në vargjet e shumta poetike.
Vlen
të theksohet se mërgimtarët e fshatit Shitovë, në shkurt të vitit 2013 -të,
formuan Shoqatën Humanitare "SHITOVA", në Zvicër. Vahiti është njëri
ndër themeluesit e saj, ishte edhe antar i krysisë me një mandat katërvjaeçar,
i cili bëri edhe logon e Shoqatës në fjalë. Kontributi i tij që dha për
Shoqatën ruhet në rekuizitën e saj, pasi ishte organizator dhe skenarist për
manifestimet kulturore që i mbante kjo Shoqatë. Vahiti, vazhdimisht krijon, dhe
krijimet e tij i boton rregullisht te gazeta elektronike "ZEMRA
SHQIPTARE", që botohet në Londër, si dhe te gazeta poashtu elektronike
"TEKSTE SHQIP", që botohet në Tiranë. Në dhjetor të vitit 2019 -të,
duke vlerësuar krijimtarinë e tij, në cilsinë e krijuesit, komuna e Kërçovës e
nderon me çmimin e lartë "KUPA VOTRA", si personalitet i vitit 2019
-të.
Ky
libër është botimi i katërt i Vahitit, i cili e ka lënë derën hapur për botimet
e librave të radhës. Deri tash ka botuar, librat me titull "SYLYNJARËT E
KËNGËS POPULLORE", të cilin e ka botuar në vitin 2006 -të, librin e dytë
me titull "KËNGA E MËRGIMTARIT", e ka botuar në vitin 2009 -të,
librin e tretë me titull "MALL DHE LOT", e ka botuar në vitin 2015
-të, dhe librin me titull "BURIMET E KËNGËS BURIMORE KËRCOVARE", e ka
botuar në vitin 2019 -të.