Mendime
Gjekë Gjonaj: Vizita e Abazoviqit në Tuz simbolikë e respektit ndaj kombit të vet
E enjte, 17.12.2020, 08:58 PM
Vizita e Abazoviqit në Tuz simbolikë e respektit ndaj kombit të vet
Nga
Gjekë Gjonaj
Malësia
dhe krahinat tjera etnike ku
jetojnë shqiptarët në Malin e
Zi meritojnë të vizitohen nga njerëz të profesioneve dhe profileve të
ndryshme vendas dhe të huaj, sepse ato bartin
më vete histori dhe vlera të padiskutueshme kombëtare. Në këtë kontekst
vizita e zëvëndëskryeministrit shqiptar
në Qeverinë e re malazeze, Dritan Abazoviqit në Komunën
e Tuzit është një simbolikë e respektit
ndaj kombit të vet. Aq më tepër për faktin se kjo është vizita e tij e
parë zyrtare pas emërimit të pak ditëve
më parë në këtë post të lartë politik e shtetërore. Erdhi, apo më mirë të them
zgjodhi Malësinë, për ta bërë të ditur
gatishmërinë e qeverisë për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të kësaj trevë ,
sikurse edhe të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Respekt për Abazoviqin për
vizitë të tillë, nëse këtë vizitë e ka bërë
për hir të respektit të njëri-tjetrit dhe vullnetit të tij për rritjen e
mirëqenies së qytetarëve, për çka nuk kam asnjë dyshim.
Njoftimi në media
për vizitën e tij në komunën më të re në Mal të Zi ishte një lajm i mirë
për qytetarët e saj, duke pasur parasysh
kohën dhe situatën aktuale politike dhe ekonomike në këtë vend. Sepse
ndaj këtij politikani të moderuar kozmopolit me vlera të demokracisë properëndimore e proamerikane i mveshën
gjithfarë akuzash e etiketesh , të cilat në të shumtën e rasteve i tejkalonin
shijet e kulturës dhe ndërgjegjes
njerëzore.
Zëvendëskryeministri
Dritan Abazoviq shpjegoi synimin
e këtij misioni me vlerë për shqiptarët :” Si ulqinak dhe mik i Malësisë
jam i nderuar që, së bashku me Ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq, në Tuz
fillova vizitën time të parë zyrtare në
këtë komunë. Në këtë takim , ku u pritëm nga kryetari i komunës, Nikë Gjeloshaj
me bashkëpunëtorë, jemi dakorduar
për projekte të rëndësishme, të
cilat do të përmirësojnë ndjeshëm
cilësinë e jetës së qytetarëve të komunës më të re malazeze”.
Dua
të besoj se kjo deklaratë e tij të mos jetë thjeshtë populiste dhe propaganduese,
siç janë mësuar shqiptarët nga pushtetarët e mëprashëm të mbeten vetëm një
premtim në letër apo në kujtesën e trye,
por të jetë e realizueshme, në frymën e
traditës shqiptare - fjala e dhënë duhet
mbajtur.
Me
ardhjen e tij në Tuz Dritan Abazoviqi i inkurajoi qytetarët e Malësisë dhe u shtriu
dorën e bashkëpunimit. Kjo gjithësesi është një vlerë me peshë të madhe në vendosjen e urave të
reja të bashkëpunimit korrekt bazuar në parime
të shëndosha e partneritet më të
sinqertë se deri më tani mes institucioneve që drejtohen nga shqiptarët
dhe insitucioneve më të larta shtetërore. Nëse ndodh kjo do të shtohej
ndjeshëm besimi paksa i rezervuar
dhe munguar në nivel institucional midis
shqiptarëve dhe popujve të tjerë që jetojnë në këtë shtet multinacional dhe
multifetar.
Një
shoqëri shumëkombëshe , siç është edhe Mali i Zi, në qoftë se do të ketë vazhdimësi, do të duhej
para së gjithash të kemi respekt për atë që është ndryshe nga ne dhe vlerësim të arritjeve të tjetrit. Pas
tridhjetë vitesh të jetës shumëpartiake dhe të ndërrimit të parë të qetë të
pushtetit është koha për vendosjen e
urave të reja të bashkëpunimit dhe për
më tepër respekt ndaj njëri-tjetrit,
nga i cili do të arrihet një miqësi. Kjo do të ishte e shëndetshme për demokracinë e ardhshme për shoqërinë
malazeze.
Qytetarët e këtij vendi presin nga zëvendëskryeministri Abazoviq dhe drejtuesit e tjerë të shtetit të marrin shembullin nga ajo që kanë thënë Bill Clinton, Joe Biden e të tjerë se ata duhet të drejtojnë vendin jo vetëm me shembullin e fuqisë së pozitës shtetërore, por më së shumti me fuqinë e shëmbullit të tyre.