Mendime
Zenel Çeliku: Protestat janë të shëndetshme, por dhuna është e pa pranueshme
E enjte, 17.12.2020, 08:15 PM
Protestat janë të shëndetshme, por dhuna është e pa pranueshme
Nga
Zenel Çeliku
Pak
ditë më parë ndodhi ajo që tashmë e kemi parë, është vrarë në mënyrën më të pa
përgjegjshme një 25 vjeçar pa asnjë arsye ligjore. Kjo shkaktoni zemërimin
mbarë të shoqërisë civile e cila rezultoi në protesta të forta ku pjesa
dërmuese ishin të rinj që dënonin vrasjen e beftë të 25 vjeçarti Klodian Rasha.
Në parim protesat të cilat marin shkak nga ngjarje shumë të rënda siç është
rasti I të ndjerit Klodian Rasha, janë apsolutisht të shëndetshme, janë të
mirprituara të cilat kërkojnë vëmëndjen dhe mbështetjen e mbarë shoqërisë. Por
protestat nuk duhet të degradojnë me pjesmarjen e politikës dhe nuk duhet të
shkaktojnë dhunë dhe demtime tek prona private, deri tek Muzeumi Kombëtarë dhe
më e shëmtuara dhunë deri tek Bibloteka Kombëtare. Protestat e këtij rasti e
dhanë rezultatin e tyre duke nxjer përgjegjësinë e vrasjes së 25 vjeçarit,
artitën të detyrojnë Ministrin e Brëndshëm Llashaj, që të jepte dorëheqje nga
posti I tij si Minister. Ndoshat akti I dorëheqjes së Lleshajt kishte më shumë
moral dhe qytetari, por përgjegjësia ligjore ishte dhe I takonte dikuj tjeter.
Piksëpari, duhej të jepte dorëheqje Drejtori I Policisë të Qarkut Tiranës, e
pse jo, edhe Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit . Gjithsesi,
dorëheqja e Lleshajt sikur e mbylli qarkun e përgjegjësisë e cila tashmë ka
ngelur tek polici I cili në mënyrë të papërgjegjshme mori jetën e Klodian
Rashës. Shumë kush iu bashkua këtyre protestave me qëllimin për të dënuar
dhunën policorë, shumë kush u përfshi në veprimet emocionale të protestave.
Shumë nga shoqëria civile mund të ketë këndvështrime apo qëndrime të ndryshme
për mënyrën e të protestuarit, por mos të harojmë se momentet emocionale bëjnë
të veten dhe protestuesit pa kuptuar dalin nga vetja. Ka qytetarë që mendojnë
se protestat duhet të jenë pa dhunë, ka nga ata që mendojnë se qytetarët kanë
të drejtë edhe të rrebelohen dhe për pasojë të ushtrojnë edhe dhunë, ka
qytetarë që dalin në rrugë për të protestuar fort dhe larg dhunës, ka qytetarë
që dënojnë dhunën ndaj policëve, sikurse ka nga ata qytetarë që janë kundër
protestës në rrugë, por kur vjen moment ata e shprehin revoltën e tyre me votë
duke u organizuar në rrjete sociale. Dhe gjithkush duhet ta respektojë mendimin
dhe qëndrimin e tjetrit por pa lënduar askënd.
Mbarë
shoqëria shqiptare I ka ndjekur me vëmëndje këto protesta të cvilat për fat të
keq kanë përfunduar në dhunë sociale, por pse ndodhën këto veprime të dhunshme?
A ka skenar politik? A përjashtohet mundësia se brënda protestuesve ka edhe
politikë? Pse Kryeministri Rama nuk kërkon takim me një përfaqësi të
protestuesve? A do të kemi protesta të tjera të dhunshme? Këto pyetje e kanë
përgjigjen brenda protestusve të cilët qëllimin e tyre për të dënuar dhunën në
polici e kanë shprehur dhe e shprehin me akte dhune të cilat realisht janë të
papranueshme. Mbrëmë DW në emisionin e lajmeve, ndër të tjera dha edhe sekuenca
filmike nga dhuna e protestusve dhe sekuenca filmike nga dhuna e policisë ndaj
protestuesve. Si shumë qytetarë edhe unë jamë ndjer keq, por në fund të fundit
është realitet. Është për të ardhur keq kur në ditën e dytë protesta përfundoi
me sulme të dhunshme ndaj Muzet Kombetar, ndaj Biblotekës Kombëtare dhe drejt
bizneseve private të cilat po mbijetojnë me shumë vështirësi si pasojë e Covit
19. Dhunën askush nga shqiptarërt nuk e pranojnë, sepse më shumë se kushdo,
janë shqiptarët që nëkëto 30 vite e kanë pësuar nga dhuna e herëpashershme.
Dhuna është dënuar edhe nga Ambasadori I BE dhe nga Ambasadorja Amerikane të
cilët u shprehën egzakt se - ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të
shfaqin aftësinë për të udhëhequr në mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe
duke refuzuar dhunën. Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë
gabimet e të kaluarës duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme. Ata iu bënë
thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, në përputhje me përgjegjësitë
e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbrohen dhe
që zërat e tyre, gjithashtu të mbrohen të drejtat protestuesve që të kenë mundësi
të shprehen por të dëgjohen pa dhunë.
Mbas
apelit të fortë të ndërkombëtarëve, duke u nisur nga shqetësimi i qytetarëve
për të qëndruar larg dhunës policia dhe protestuesit, le të shpresojmë se
protestat në vijim do të jenë larg frikës dhe ankthit qyeteraë, le të
shpresojmë se nuk do të sulmohen sërisht institucionet shteterore, nuk do të
sulmohen objekte e rëndësisë historike dhe nuk do të dëmtohen bizneset private.
Zenel Çeliku
TIR-Fax Neës Agency 12 Dhjetor 2020