Mendime
Florim Zeqa: Rreziku nga hipnoza politike!
E enjte, 17.12.2020, 08:16 PM
Rreziku nga hipnoza
politike!
Nga
Florim Zeqa
Hipnoza
është krijimi i një gjendje ëndërrore tek njerëzit nëpërmjet përdorimit të
sugjestionit gojor, respektivisht bartja e mendimit personal tek një grup më i
madhë personash me intelekt të ulët apo të mesëm. Hipnoza e nënkupton gjendjen
e tjetërsuar të ndërgjegjës njerëzore, për çka veprimet e personit të
hipnotizuar hyjnë nën komandën e hipnotizuesit dhe mund të kryejnë
veprime
të pazakonta dhe jashtë vetëdijes së tyre normale. Pas daljes nga gjendja e
hipnozës, shumë persona do të jenë të detyruar që të trajtohen për një kohë të
gjatë me Hipnoterapi dhe Psikoterapi shëruese.
Si
pasojë e hipnozës së liderëve partiakë, disa individ apo grupe të interesit, po
mundohen që fatin e vendit ta ndërlidhin me personalitetin e 4-5 figurave
politike, duke i trajtuar si të vetmit shpëtimtar për vendin!
Një
çasje e tillë pashmangshëm i kontribuon krijimit të miteve të reja në
fillimdekadën e tretë të shekullit 21, të shekullit të zhvillimit të hovshëm
teknologjik i cili po e bën transparente çdo veprim në jetën e njerëzve dhe subjekteve
në përgjithësi!
Nëse,
ne si popullatë e Kosovës, nuk i kemi edhe nga 100 personalitete që mund t'i
zavendësojmë secilin nga 4-5 figurat politike të kohës, atëherë pashmangshëm
jemi duke shkuar drejt zhbërjes fizike si komb dhe fundosjes si shtet i
pavarur.
Vendit
tonë nuk i duhen politikanë aventurierë dhe karrierist, me të kaluar të
dyshimtë dhe pa vizion të qartë për të ardhmen. Qytetarët e vendit duan ta kenë
të qartë, nga duam të shkojmë si shtet, majtas apo djathtas, kah lindja apo
perëndimi, kah forcimi i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës apo kah ideja
e bashkmit kombëtar.
Janë
këto pyetje, në të cilat qytetarët e Kosovës kërkojnë përgjigje nga liderët
partiak dhe grupet tjera që pretendojnë marrjen e pushtetit në zgjedhjet e
rregullta apo të jashtëzakonshme kurdo që të mbahen ato!
Pa
përgjigje në këto pyetje, qytetarët e Kosovës, më mirë është të mos votojnë
fare sesa ta hedhin votën e tyre "symbyllur".
Qytetarët
e vendit kërkojnë qartësi e transparencë në veprimet e politikanëve e jo fjalë
megalomane dhe pa mbulesë.
Mbulesa
e fjalëve të një politikani janë veprat e tij në shërbim të kombit dhe atdheut,
duke e dëshmuar para qytetarëve të vendit, se çka ka dhënë ai apo ajo nga vetja
e tij (saj) për lirinë e vendit qoftë në aspektin material apo fizik gjatë
luftës për çlirim dhe shtetndërtim të Republikës së Kosovës!
Nuk
ka çka i duhet popullit një politikan, i cili për 15, 20 apo 30 vjet ska dhënë
gjë nga vetja për shtetin, por që ka marrë gjithçka që i është dhënë mundësia,
filluar nga pagat e majme si deputet, ministër, kryeministër apo president e
deri tek benificionet e tjera financiare nëpër komisione qeveritare dhe
parlamentare, nga tenderomania, nga aferat korruptive dhe skandalet e
pandërprera deri në ditët e sotme.
Në
qeverisjen e ardhshme të vendit nuk na duhen politikan që nuk kanë mbulesë të
veprimtarisë së tyre atdhetare, materiale apo financiare në shërbim të shtetit,
për shkak se qytetarët e vendit nuk duan t'i humbin edhe 20 vjet të tjera nga
pseudopatriot dhe matrapazët e të njëjtit brum politik.
Populli
tashmë është vetëdijësuar, nuk i vlerëson politikanët sipas fjalëve, por sipas
veprave. Ka kaluar koha e mashtrimeve dhe hipnotizimeve me ideologji boshe dhe
megalomane.
Populli
është në pritje të një alternative të re, me figura të reja politike që nuk
kanë qenë pjesë e sistemit të inkrimunar politik pozitë-opozitë të këtyre
njëzetë vjetëve të fundit.