Mendime
Fahri Dahri: Ndalni shtrirjet e interesave partiake në dëm të unitetit etnik
E hene, 21.12.2020, 05:05 PM
NDALNI SHTRIRJET E INTERSAVE PARTIAKE NË DËM TË UNITETIT ETNIK
(Uniteti
etnik mbi të gjitha)
Nga
Fahri Dahri
Komenti
merr shkas nga poezia "Përçudi ende hapin hendeqe mes Shqipërisë dhe
Kosovës", e z. Kalosh Çeliku, botuar tek "Fjala e lirë", datë
19/12/2020.
Mbasi
i lexova këtë poezi, si çdo njeri që është shqiptar, më shkuan mendimet para 80
viteve, kur në kopshtin e familjes time, një repart i ushtrisë italiane, kishte
ngritur një vend pushimi. Në një mëngjes unë, një fëmijë afro 4 vjeç i pashë
ushtarët italianë të rrjeshtuar me gaveta dhe lugë alumini në duar, që një nga
një mbushnin me çaj gavetën dhe8 merrnin bukë. Ata, kur më panë që unë zbrita
shkallët dhe dola në oborr, më morën, më futën në rrjesht, më dhanë gavetë dhe
lugë. Ata qeshnin, më përkëdhelnin dhe sëbashku pinim çajin. Kur shkova në
shtëpi, gjyshja, rreth të gjashtëdhjetave në atë vit, më tha: "Pive çaj
nga indalanët, të pastë nana more bir?. Mirë bëre.Thonë që këta asqerë dhe ata të Allamanit, do na
shpëtojnë nga gërqia, do na bashkojnë me Mëmën tënë, Shqipërinë".
Kjo
ndodhi u bisedua edhe në darkë kur babai erdhi nga puna në shtëpi. Gjyshja e
vuri në dijeni babanë tim. Babai më mori pranë dhe tha: "Kemi besim se
edhe rajoni inë (Çamëria) do bashkonet me truallin Amë, sepse jemi një gjak dhe
një fis me Shqipërinë dhe Kosovën".
Këto
thënie më kanë shoqëruar gjithë jetën dhe dashuria ndaj Atdheut, i ka rrënjët
që në vitet kur unë sapo kisha mësuar të ecja. Prindërit e asaj kohe, të atij
trualli, nuk e shikonin ardhjen e ushtrisë italiane si pushtim të rajonit, por
si shpëtim nga vuajtjet, masat tepër të ashpra që kryente qeveria greke prej 32
vitesh ndaj popullsisë së atij rajoni etnik shqiptar. Shteti grek, që nga viti
1912 u suall ndaj tyre me egërsi çnjerëzore, i çpronësoi, i dhunoi fizikisht
dhe moralisht. Asnjë rast nuk i trajtoi dhe as i quajti shtetas të tij, por i
quante të padëshirueshëm, të këmbyeshëm, bile u mohonte dhe autoktoninë, asnjë
të drejtë demografike nuk u ofronte. Në këto kushte, ata prindër me zgjuarsinë
natyrale, e kuptonin se ardhja e ushtrive të huaja, pavarësisht taktikave që
mundoheshin të aplikonin në terren, strategjia nuk i përkiste mbrojtjes së të
drejtave të atij komuniteti, por pushtimit të një shteti, në rastin konkret
shtetin grek. Ishte kjo e vërtetë që burrat dhe djemtë në moshë, të Çamërisë,
në mbi 97% e tyre, nuk u renditën krah italo-gjermanëve.
E
djathta greke, me strategjinë e qartë anti etno-fetare, shfrytëzoi taktikat
luftarake të kohës, duke i përdorur masakrat çnjerëzore ndaj një komuniteti të
caktuar, realizoi gjenocid dhe shpërngulje të përgjakshme të një popullsie të
tërë nga vendi i tyre mijëravjeçarë.
Trajtimi
i kësaj ecuria, siç e thashë, mori shkas nga një poezi, por me shigjetim serioz
ndaj çdo politikani, analisti, studjuesi, shtetarëve dhe jo shtetarëve si në
Republikën e Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisl së Veriut, të Malit të azi,
arvanitas apo çamë në veriperëndim të Greqisë, që të ndalojnë përpjekjet e
mbrapshta për përçarjen e shqiptarëve kudo ndodhen.
Të
mos harrojnë se ndasitë inatçore për interesat partiake, nuk i vlejnë aspak
unitetit dhe vëllazërimit të shqiptarëve, pa dyshimin më të vogël ato janë të
vlefshme për armiqtë dhe i shërbejnë antishqiptarizmës.
Nisur
nga sa sipër, duke ndjekur dhe zhvillimet, gjoja politike, të këtyre ditëve mes
lojës së pingpongut të shtetarëve dhe analistave Kosovë-Shqipëri dhe
euforizmave të pa ndalshme mes opozitave dhe pozitave në të dy shtetet, do të
ishte e llogjikshme që të dy shtetet të nxjerrin një Ligj të përbashkët ku të
"NDALOHET ÇDO PËRPJEKJE ME SYNIM PËRÇARJEN MES DY SHTETEVE ETNIKE, NGA
KUSHDO QOFSHIN".
Sakrificat
dhe atdhedashuria ndërbreza e të parëve tanë, të shtrirë në rreth 80 mijë km/2,
gjatë këtyre 200 vjetëve ndaj strategjive greko-serbe me
"Megalloidea" dhe "Naçertania", nuk harrohen, as
nënvlerësohen, por ato mbeten të trashëgueshme ndër përjetësi sepse kundër tyre
është arritur mbijetesa, gjë që ngren lart lavdinë dhe krenarinë e çdo zemre
dhe shpirti shqiptari.
Lidhur
me luftërat politike që zhvillohen, qofshin edhe kështu siç janë, ku kryefjalë
kanë mashtrimet, shpifjet dhe sharjet ndaj njëra-tjetrës, janë në të drejtën e
tyre. Ato në vend që të merren seriozisht me "zhvillimet më të mira të
jetës", le të vazhdojnë të bëjnë atë që dinë më mirë "sherret mes
tyre", sharjet me degë e rrënjë. Por të ndërgjegjësohen që ndasitë partiake
të mos i shtrijnë në dëmin enik dhe Atdhetar. Kjo ecuri partiake, deri sa të
arrijnë të kuptojnë se gjatë këtyre 30 viteve Partitë tona kanë luftuar me
"Mullinjtë e erës".
Fahri Dahri, më 20 dhjetor 2020.-