Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Dibrani: Vjosa Osmani mbrojti UÇK-në, gjykoi gjenocidin serb dhe kritikoi politiken qyqare!

| E premte, 25.12.2020, 11:16 AM |


Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë mbrojti UÇK-në, gjykoi  gjenocidin serb dhe kritikoj politiken qyqare në të dy shtetet!

Shkruan Luan (Asllan) Dibrani

Gazetarët arrogant të pa cipë, të pa formuar mirë  më kanë irrituar gjithmonë duke më shqetësuar deri në atë masë që të reagoj  publikisht kundër tyre ,prandaj edhe këta  tipat me paraqitjen  e tyre kundër Vjosa Osmanit me rastin e vizitës së saj në Shqipëri.

Kjo vizite dhe diskutimi i saj javën qe po  e leme pas,  hapi debate  të shumta  andaj  në  Shqipëri,Kosovë  e ma gjerë. Kujtojmë se pas vizitës së saj në Tiranë, ku u injorua nga kryeministri Edi Rama dhe disa  zëra qeverisës ,aty  krah tyre me kritika  boshe dolën edhe disa gazetar ,deputet të Kosovës dhe shërbëtoret e politikes qorre mbi 30 vjeçare në të dy shtetet ,qe i sollën vendeve tona paqartësi  pa vizion ,varfëri ,kriminalitet  dhe anarki !.

Zëri i disa gazetare kundër Vjosa Osmanin siç janë  Mero Baze (Gazeta Tema) Frrok Çupi , Dritan Hila, Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu,Bajram Gecaj i PDK-së  etj  e quan  “jeniçere,fyese,te pa ditur,jo mirënjohëse,zjarrvënëse,tradhtare,argate e Albin Kurtit etj.  Përmes opinionit te tyre thuhet se Kurti dhe Osmani “janë jeniçerë” të cilët po bëhen të famshëm duke sulmuar politikën e Tiranës.

Vjosa Osmani  e gjykoj indiferentizmin  e Shqipërisë për shumë vite ndaj Kosovës dhe  neglizhencën qe kanë praktikuar te dy qeveritë  në të kaluarën për shume tema por edhe për gjenocidin serb  në Kosovë…

– Jo zoti Mero, Frrok Çupi , Dritan Hila, Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu –Bajram Gecaj i PDK-së  etj, thellohuni pak në filozofinë e politikes se kaluar të boshllëkut  dhe indiferentizmit  te Shqipërisë për shumë vite ndaj Kosovës ,po edhe ndaj vetvetes ,prandaj zonja Vjosa Osamani  shprehi  mospajtimet e saj  me politiken shumë vjeçare si të Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës,  gjë qe shpalosi dhe kritikoj  neglizhencën qe kanë praktikuar te dy qeveritë  në të kaluarën për shume tema por edhe për gjenocidin serb  në Kosovë..

Ajo nuk  gjykoj vetëm politiken  e Shqipërisë ne raport me ndërkombëtarizimin e Kosovës qe te radhitet përkrah popujve të lirë e të barabartë në organizatat ndërkombëtare si në OKB, në UNESCO, në INTERPOL dhe institucione tjera qe Kosova mbeti vendi ma i izoluar në botë ,po gjykoj drejt  me fakte edhe Kosovën me qellim te krijimit të një uniteti me një zë pran faktorëve ndërkombëtar.

Vjosa Osmani është mike amerikane dhe bashkëpunëtore  e tyre për  interesin  kombit për ta lëvizur  politiken  e pluhurosur  te Shqipërisë dhe te Kosovës.

Mero Baze dhe ju te tjerë sa premtimet iu dhanë Kosovës për  liberalizimin  e vizave  me mashtrimet  e Evropës, madje  edhe duke iu dhuruar  dhurata .Dëshmia ma e mirë është dhe ma  e freskët  tkurrja  e  kufijve në mes Kosovës dhe Malit te zi ,po ashtu në mes Kosovës dhe Maqedonisë!!! Sot akoma  kosovarët janë pa viza?

Shtrohet pyetja sa beri presion Shqiperia në faktorët ndërkombëtar, qe kjo gjë të riparohet politikisht,kur dihet qe standardet janë plotësuar !. Tutje, gazetari Bazo thotë se Shqipëria që nga vitet e 90’ta nuk ka lënë asgjë pa bërë për të mirën e Kosovës. Ndërsa sjellja e Osmanit është fyese ndaj Shqipërisë dhe mosmirënjohje e madhe. Ka gjithnjë politikanë në Kosovë që duan të bëhen të famshëm duke sulmuar politikën e Tiranës. Është një lloj kompleksi i viktimizimit të tyre, duke dashur të shpjegojnë dështimet e tyre me politikën e Shqipërisë, dhe jo me problemet e Kosovës. Zoti Mero ,Zonja Osmani nuk donë te bej karrierë sipas opinionit tuaj se ajo ma e ka krijuar karrierën dhe  është një  figurë nder ma te mirat qe njeh kombi i ynë. Ka studiuar në SHBA. Vjosa Osmani është mike amerikane dhe bashkëpunëtore  e tyre për  interesin  kombit për ta lëvizur  politiken  e pluhurosur  të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Kritikën e saj mos e  merrni si fyes, por mesazh si të veprohet në politiken e jashtme, te të dy vendeve drejt daljes nga  varfëria  për një prosperitet ma te mire  e jo te boshatisen vendet tona nga  rinia dhe shtresat intelektual duke u tretur në mërgim…

Vjosa Osmani nuk ka pse të shqetësohet prej epiteteve dhe etiketave bosh të këtyre zërave shërbëtor e një politike ditore dhe të degraduar politikisht e kombëtarisht . Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre Edi Ramës, po edhe njerëzve si Isa Mustafes në Prishtinë  etj .

Zonja Osmani ne diskutimin e saj  në Kuvendin e Shqipërisë mbrojti UÇK-në dhe gjykoj  gjenocidin serb  ,qe shkaktoi ideologjia çubrilloviçiane – milloshoviçiane dhe se fundi vuçiçane.

Zonja Osmani beri kërkesën me burrërore qe një politikan Shqiptar ka pasur kurajën te veje në dukje qe nga çlirimi i Shqipërisë ne 1912. PARLAMENTI SHQIPTAR ka detyre vëllazërore , morale , dhe historike qe ta mbështesë deri ne presjen me te fundit  kërkesën  e zonjës Vjosa Osmanit. Qe  30 vjet  polik shterpe  e Kosovës dhe Shqipërisë nuk dha përgjegjësi as kush nga kriminelet serb, me përmasa gjenocidi ,qe shkaktoi ideologjia çubrilloviçiane-milloshoviçiane- dhe se fundi vuçiçane.

Vjosa Osmani, beri kritiken e vet ndaj Gjykatës Speciale, qe po e dëmton imazhin UÇK, për disa njerëz të shtabit të përgjithshëm që janë shumë të rëndësishëm simbolikisht dhe funksionalisht. Ajo tha se  duhet që Shqipëria të luajë rolin e vet. Të bëjë atë rezolutë minimale të njohjes së gjenocidit serb. E treta tha që minishengeni është bërë gabim. Shtrohet pyetja  çka ka te hedhet poshtë këtu  ne këto parime leksionesh  kombëtare qe iu trasoj një politikane kosovare për tu zgjuar nga gjumi?

Dritan Hili gazetar thekson “ nuk ka qasje më të gabuar se të futesh në analizën e politikave të brendshme të një shteti, nëse nuk jeton aty”. Nuk ka politike më të gabuar sesa të përpiqesh të imponosh sjelljen e një shteti tjetër, çfarëdo marrëdhënie të kesh me të. Të dyja të çojnë në qorsokak. Të dyja këto gabime i bëri presidentja në detyrë e Kosovës, OsmaniI reagoj edhe Dritan Hilit, se  Vjosa Osmani nuk erdhi vizitë në Shqipëri për përçarje,po erdhi tu mësoj dhe shtyje drejt një uniteti kombëtar.

Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit i frikësohet njerëzit e  zhvatjes, kriminalitetit ,anarkisë,hajnisë e korrupsionit!!!…

Përfshirë edhe Kurtin që ka bërë një vrime në ujë në të gjitha kauzat e tij. Tani duke u kthyer në Shqipëri, dhe tek vizita e Osmanit, rishtas kemi një qasje përçarëse. Te dy figurat po neperkemben nga kjo klase politike  gazetareske ,po edhe nga  disa politikaj qe fatkeqësisht gjenden ne ato pozicione .Vetëvendosjes po i frikësohen  te dy qeveritë  në Kosove  e Shqipëri. Me te drejt  e kanë ketë shqetësim se Vetëvendosja do te vije dita qe  do ti thyej këto barriera  të koordinuar në demin e popullit tonë  si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë  kundër vlerave tona kombëtare. Zonja Vjosa Osmani,vazhdo  je personaliteti ma i veçanet ,ma i shkëlqyer ,zërat  e tille jemi mësuar ti dëgjojmë gjithmonë  prandaj  koha është për  zgjuarje  e jo zhvatje, kriminalitet ,anarki,hajni e korrupsion!!!…