E shtune, 03.05.2025, 09:37 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Faleminderit dhe Gëzuar!

E enjte, 24.12.2020, 12:17 PM


BESIMI I TJETRIT SI FESTË E TË GJITHËVE

Nga Xhemal Ahmeti

Nga sonte hapet cikli i festave për amigot dhe amigat e mi të krishterë. Nga unë e keni një ur[im]atë dhe një faleminderim. Nga zemra u dëshiroj festë të bukur në natën e lindjes së Krishtit dhe festat tjera pasuse. Nderimin ua bëj nga pozita e shqiptarit që çmon dhe donë kulturën e të parëve të tij: faleminderit që asnjëherë në histori nuk punuat për ta zhbërë atë në interes të ndonjë perandori, doktrine apo interesi - gjuhën, kulturën, identitetin. Përkundrazi, kleri juaj, tempujt tuaj nëpër histori shërbyen me fanatizëm, me vetësyrgjinosje në mbrojtje të gjuhës, kulturës dhe kujtesës së të parëve të mi. Edhe atëherë kur duhej të kundërshtojnë paritë e tyre të fesë që i shërbenin. Shumica prej tyre u ekzekutuan në mbrojtje të këtyre vlerave - dhe mendja ime sonte është me çdonjërin prej tyre - si shpesh gjatë vitit. Me dhe për Ju ia vlen njeriu të luftojë deri në ditët e fundit të historisë për lirinë supreme të Tjetrit në besim. Duke cituar pa zë e në vete Gjonin 15:12 u them edhe njëherë: Faleminderit dhe Gëzuar!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx