| E enjte, 24.12.2020, 12:17 PM |
BESIMI I TJETRIT SI FESTË E TË GJITHËVE
Nga
Xhemal Ahmeti
Nga
sonte hapet cikli i festave për amigot dhe amigat e mi të krishterë. Nga unë e
keni një ur[im]atë dhe një faleminderim. Nga zemra u dëshiroj festë të bukur në
natën e lindjes së Krishtit dhe festat tjera pasuse. Nderimin ua bëj nga pozita
e shqiptarit që çmon dhe donë kulturën e të parëve të tij: faleminderit që
asnjëherë në histori nuk punuat për ta zhbërë atë në interes të ndonjë
perandori, doktrine apo interesi - gjuhën, kulturën, identitetin. Përkundrazi, kleri
juaj, tempujt tuaj nëpër histori shërbyen me fanatizëm, me vetësyrgjinosje në
mbrojtje të gjuhës, kulturës dhe kujtesës së të parëve të mi. Edhe atëherë kur
duhej të kundërshtojnë paritë e tyre të fesë që i shërbenin. Shumica prej tyre
u ekzekutuan në mbrojtje të këtyre vlerave - dhe mendja ime sonte është me
çdonjërin prej tyre - si shpesh gjatë vitit. Me dhe për Ju ia vlen njeriu të
luftojë deri në ditët e fundit të historisë për lirinë supreme të Tjetrit në
besim. Duke cituar pa zë e në vete Gjonin 15:12 u them edhe njëherë:
Faleminderit dhe Gëzuar!