Mendime
Nue Oroshi: Mërgata shqiptare, heroike
E merkure, 23.12.2020, 10:27 AM
Mërgata shqiptare dha kontribut nëpër shumë periudha historike ajo është mërgatë heroike
Nga
Nue Oroshi
Mërgata
shqiptare ka një të kaluar të gjatë por
shumë të lavdishme. Ajo ka kontribuar që në periudhën e Pavarësisë së
Shqipërisë ku është i njohur kontributi i shoqatave atdhetare në Amerikë, Rumani,
Austri, Itali dhe vende të tjera, dhënë
Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk është rastësi se pikërisht nga shoqatat e
organizatat atdhetare u nisën për ta shpallë Pavarësinë e Shqipërisë Ismail
Qemali e Luigj Gurakuqi. Veprimtaria e mërgatës shqiptare është shumë e madhe
dhe shumë aktive pas luftës së dytë botërore ku u krijuan shumë shoqata dhe
parti politike në mërgim për ta vazhduar luftën për çlirimin e Shqipërisë dhe
trojeve shqiptare nga komunizmi dhe orientimi ruso-jugosllav. Këto organizata
siç ishin Blloku Kombëtar Indepedent, Balli Kombëtar Legaliteti, Lidhja e tretë
e Prizrenit, Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare dhe shumë organizata të
tjera luftuan dhe u përpjekën që edhe me armë ti dalin zot trojeve shqiptare. Ato
e ngritën zërin në Amerikë dhe Evropë që shtetet perëndimore ta përkrahin
çlirimin e Shqipërisë dhe viseve tjera etnike duke organizuar takime të
ndryshme me politikan amerikan dhe evropian si dhe duke organizuar protesta e
demostrata të mëdha, çlirim i cili erdhi në fundin e viteve të nëntëdhjeta.
Është
për tu theksuar se edhe mërgimtarët e viteve të shtatëdhjeta e tetëdhjeta në
Evropë luajtën një rol mjaftë të rëndësishëm ku vlen të theksohet roli i
Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare me seli në Gjermani e udhëhequr nga
atdhetari Emin Fazlia alias Emil Kastrioti, organizatatë patriotike të udhëhequr nga
vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, pa harruar edhe kontributin e Enver Hadrit
e Vehbi Ibrahimit në Bruksel, që u vranë
me pas që të pestit nga dora e zezë që punonte në sherbim të politikes
jugosllave. Është për tu theksuar se intensifikimi i aktivitetit të mërgatës
shqiptare në perëndim u bë në vitet e nëntëdhjeta ku një rol të rëndësishëm e
luajtën degët e LDK-së në Evropë dhe Amerikë, degët e PSHDK-së dhe ndonjë parti
tjetër. Edhe LPK-ja me adresë dhe pa adresë ishte aktive edhe pse shumë e
përqarë. Një rol të rëndësishëm e luajti gjatë periudhës se luftës edhe LKÇK, një organizatë mjaftë atdhetare por që nuk iu
la hapësirë e duhur veprimi në luftë.
Të
gjitha këto organizata e shoqata kush më shumë e kush me pak e luajtën rolin e
tyre në ndihmë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Madje shumë nga
atdhetarët shqiptar nga këto organizata politike u kthyen në luftë në Kosovë ku
një pjesë edhe ranë heroikisht për lirinë e Kosovës. Vlen të theksohet që
mërgata shqiptare përveç që me ushtarë e ndihmoj Kosovën edhe me mjete
materiale, gjatë kohës së luftës në
Kosovë. E vërteta për luftën e Kosovës si dhe për themelimin e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës ende nuk është thënë e tëra. Kjo do të thuhet kur të
shkruhet e plotë historia e luftës që e kanë zhvilluar tri shtyllat kryesore të
Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Sali Çekaj qe ishin tre
themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me një fjalë prej vitit 1912 e
deri në vitin 1999 një shekull të tërë shumë veprimtari atdhetare për çlirimin
e trojeve shqiptare erdhën nga mërgata shqiptare. Mërgata shqiptare sot i ka
edhe veshtirësitë e veta. Tash nuk është ajo mërgatë e cila ka luajtur rol të
madh për ta ndihmuar çlirimin e Kosovës. Veprimtarët tash janë plakur dhe shumë
prej tyre kanë edhe probleme shëndetësore. Por një gjë duhet ta dimë se ende
mërgata shqiptare frymon kombëtarisht dhe është duke dhënë kontribut për ta
ndihmuar vendlindjen.
Në
këto ditë festive po shihet një ardhje masive e mërgimtarëve shqiptar në Kosovë
përkundër rrethanave të pandemisë. Ata po presin edhe deri në 15 orë nëpër
kufijë dhe po bëjnë deri në dy ditë e dy netë rrugë për të vizituar Kosovën. Ata
në Kosovë po vijnë që të qmallën me familjarët që i kanë në Kosovë, me
prindërit e tyre të moshuar babain dhe nënën që i rriti me shumë mundime, me vëllain e motrën dhe gjithë antarët e tjerë
të familjes.
Ata
po vijnë që ti vizitojnë varret e të parëve të tyre varre që i thërrasin për
kujtesë dhe mos harresë. Secili mërgimtar përveç mallit e ka edhe një shkak
tjetër që vjen ne Kosovë. Ata dëshirojnë që ta thithin edhe ajrin e ëmbël të
Kosovës, të shetisin atyre fushave, maleve
e livadheve kur kanë qenë të rinj dhe kanë kaluar një pjesë të jetës rinore. Ti
kujtojnë ato lojëra fëmijërore që nuk kanë harresë. Ata i kujtojnë edhe
maltretimet fizike që shumicës prej tyre ju bëri policia kriminale dhe
pushtuese serbe sa ishin të rinj dhe zhvillonin aktivitet atdhetar e patriotik
në Kosovë. Me një fjalë mërgata shqiptare është mërgatë heroike e cila për një
shekull nuk e ndali aktivitetin kombëtar që në forma të ndryshme punoj e veproi
për trojet etnike shqiptare. Shoh aty këtu se mërgimtarët atdhetar një pjesë e
tyre janë të revoltuar nga sharjet dhe akuzat që i bëri një gazetar i
mendermethënshëm me emrin V. S.
I
ftoi mërgimtarët atdhetar që tashë e tutje mos t´ia përmendin emrin se këtij të
mendermethenshmit edhe për të keq i rritet emri. Vetëm quane i mendermethenshmi
gazetar V. S. kaq mjafton.
E
ju mërgimtar atdhetar që e latë rininë duke punuar me vite të tëra punë të
rënda për ti ndihmuar familjet e tuaja dhe shtetin e Kosovës jeni mërgimtar
shembullor sepse asnjëherë nuk e menduat lodhjen por ishit stoik në përkrahje
të çdo aksioni qoftë, humanitar, kulturor apo kombëtar për Kosovën. Pseudo
gazetarët duhet ta dinë se politikat shtetërore nuk i bën mërgata por i bëjnë
politikanët që janë duke e qeverisur tash e 21 vjet shtetin e Kosovës. Nga ata
duhet kërkuar përgjegjësia për zhvillimin e Kosovës kurse mërgatës duhet afruar
kushte që në mënyrë të organizuar të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.
Ne
çdo vend të botës çdo shtet i krijon kushtet dhe rrethanat lehtësuse, për
investime kapitale përmes një projekti shtetëror dhe me pas i fton investitorët
e jashtëm qoftë ata nga mërgata shqiptare qoftë edhe biznismen evropian. Kur
jehu i këngës se bashku me të ftohtin e dimrit dëgjohen në trojet shqiptare, mërgimtari del dhe shikon token, qiellin, fushën , shtëpitë, e bashkëfshataret e bashkëqytetarët ata
rinohen dhe ju zgjatet jeta se kanë mallë për jetën e gjallë në vendlindje, ku varrët e të parëve ju rrinë si shkëmb për
të mbetur e ndërlidhur jeta dhe kujtesa për tokën e Arbërit që nuk e harrojnë
kurrë.