Mendime
Enver Bytyçi: Trari i Kalimashit dhe kufijtë e ndarjes me Kosovën janë në trurin e Edi Ramës!
E premte, 25.12.2020, 11:15 AM
Trari i Kalimashit dhe kufijtë e ndarjes me Kosovën janë në trurin e Edi Ramës!
Nga
Enver Bytyçi
Lexova
reagimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ndaj Vjosa Osmanit dhe qëndrimeve
të saj gjatë vizitës së fundit në Tiranë. Reagim pa lidhje, siç thonë
kosovarët. Reagim vulgar, pa kurrëfarë kuptimi dhe arsyetimi. Nëse dikush në
një kohë të largët do t'i lexojë pohimet e zotit Rama kundër presidentes në
detyrë, Vjosa Osmani, do të vendosë duart në kokë dhe do të thotë: "Çfarë
domethënie kanë këto fjali belbake, sepse nuk po kuptoj se për çfarë bëhet
fjalë"?!
Kjo
do të thotë se kryeministri me kartelë i Shqipërisë përfundimisht ka
rrëshqitur. Jo me ski! Jo me saje! As me ndonjë mjet tjetër! I ka rrëshqitur
truri. Prandaj duhet me urgjencë ta rikthejmë në spitalin që i shëron sëmundjet
trunore! A mundet dikush të përceptojë çfarë presupozon kryeministri Rama me
nocioni zerim të problermeve me
fqinjët?! Ta copëtojë Kosovën dhe t'i falë territoret shqiptare Serbisë?! Me
këtë formulë dëshiron ai t'i zerojë problemet me Serbinë fqinjë, nëse ajo
konsiderohet fqinja jonë?!
Zerim
i problemeve me fqinjët nuk do të thotë ta shesësh dinjitetin, integritetin dhe
territorin te armiqtë ose, po e zbus, te ish-armiqtë e vendit tënd! Të zerosh
problemet me fqinjët nuk do të thotë ta rehabilitosh zëdhënësin dhe ministrin e
Informacionit të Milosheviçit për krimet që ata kanë bërë kundër vëllezërve tu
në Kosovë. Rama e konsideron Kosovën në fjalën e tij të djeshme si vend fqinjë.
Po nocioni "zero probleme me fqinjët" nuk do të thotë të zerosh
konfliktin me Serbinë e të ushqesh konfliktin me Kosovën?! Nëse Kosovën e
konsideron fqinjë, pse nuk e trajton të paktën në të njëjtën mënyrë si edhe
Serbinë, por e nxit Beogradin ta shqyejë gjahun e vet, Kosovë?!
Shengeni
ballkanik nëse do ishte mjet i pajtimit dhe ganaci e së ardhmes, duhej të
shoqërohej me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Prandaj ne themi se shengeni
ballkanik është instrument i daljes së Serbisë në Detin Adriatik. Atë që
qeveria e demokratëve ia premtoi Kosovës (Portin), Edi Rama ia ka premtuar
Serbisë! Kjo është e vërteta. Për këtë çeshtje ish-ministri i Punëve të Jashtme
të Rusisë, Sergej Dmitreviç Sazanov, shkruan: "Qëllimi për ne është
sigurimi i plotë i pavarësisë ekonomike të shtetit serb. Përsa i përket mjeteve
për arritjen e saj, atëherë të tilla mund të jenë ose zotërimi i pjesshëm i
bregdetit, ose bashkimi heëkurudhor me këtë ose atë port të Adriatikut… Lëshimi
ndaj Serbisë në problemin për marrjen e portit në bregdetin e Shqipërisë, do
t'i lehtësonte miqve të saj mundësinë e zmadhimit territorial të saj në
drejtimin e jugut ose respektivisht zvoglimin në favor të saj, të territorit të
ardhshëm shqiptar", shkruan Sazanov!
Meqenëse
zoti Rama foli për nacionalizëm e patriotizëm floklorik të Vjosës, Albinit,
Haradinajt, më lejohet që në ballafaqim me ato që thoshte para më shumë se 100
vitesh ministri rus Sazanov, t'i them se kur je për t'I dhënë Serbisë porte,
mundësi pa fund, territore e gjithçka që dëshiron ajo, atëherë nuk quhesh
nacionalist ose patriot shqiptar, por quhesh nacionalist dhe patriot i flaktë
serb! Zoti Rama e kupton se bën pjesë në
radhën e nacionalistëve dhe patriotëve vulgarë serbë! Që nacionalizmi serb,
edhe i Edi Ramës, është vulgar, kjo është provuar në luftrat e shumta dhe
masakrat serbe kundër popujve tjerë, përfsirë dhe shqiptarët e Kosovës!
Por
Rama nuk ndalet këtu! Ai foli edhe për atë që ai e quan "Thika e
nacional-folklorizmit vulgar"! Historia e afërt ka dëshmuar se thika e
nacional-folklorizmit serb ka shkaktuar qindra mijë viktima në Ballkan. Këtë
lloj folklorizmi dëshiron ta rehabilitojë Edi Rama kur akuzon liderët shqiptarë
të Kosovës apo të Shqipërisë për nacionalizëm e patriotizëm vulgae! Ndërkaq ai
synon që të shfaqet si i "kuruar", "maturuar"e i
"moderuar" në përpjekjet e tij për ndarjen e Kosovës, me qëllim që
territorin e saj t'ia dhurojë Serbisë! Përpjekjet e Vjosës, Albinit, Ramushit,
Metës, Berishës, madje dhe Hotit, për t'u mbrojtur prej Ramës, Hashimit,
Batonit dhe prej Serbisë ai i quan përpjekje vulgare!
Rama
riktheu pas tetë vitesh logon e "zero problemeve me fqinjët"! Po
projekti i tij serbomadh jo vetëm krijoi probleme me fqinjët, por gati sa nuk i
vu flakën Kosovës dhe gjithë rajonit! Në fakt kur kryeministri i Shqipërisë
flet për "zero probleme me fqinjët", ka parasysh zero probleme me
Serbinë, por jo me fqinjët! Dhe në emër të kësaj intrige ai gati sa nuk ia
nguli thikën Kosovës, dhe arriti deri diku ta izolojë atë. Pastaj e akuzoi për
"vetëizolim" dhe për "nacionalizëm vulgar", duke i dhënë
sërishmi municion mikut e vëllaut të tij, Aleksandër Vuçiç, që nesër në tryezat
ndërkombëtare presidenti serb të citojë kryeministrin e Shqipërisë, për të
akuzuar autoritetet e Kosovës?! Ndaj më rezulton se reagimi i Edi Ramës ditën e
enjte kundër Vjosa Osmanit ishte i porositur nga Beogradi. Ndoshta i shkruar
keq në Beograd, sepse edhe artikulimi nuk m'u të jetë si ai i Edi Ramës!
Dhe
në fund dy fjalë për traun: Trau është vënë në territorin e Shqipërisë. Këtu
Rama thotë të vërtetën. Por ai tra është vënë aty për të penalizuar shqiptarët
e Kosovës, sepse janë ata që kanë nevojë ta përdorin masivisht atë rrugë, e
cila dikur kishte emrin "Rruga e Kombit"! Prandaj autoritetet e
Kosovës kanë njëmijë herë të drejtë ta akuzojnë kryeministrin e Shqipërisë për
akte urrejtjeje ndaj tyre, ndërkohë që "paratë e patriotizmit
turistik" ai ua pëlqen! Madje nuk ka turp dhe u thotë shqiptarëve të
Kosovës se "qenka patriotizëm të paguash për një rrugë e cila është
ndërtuar me taksat e shqiptarëve". Ndërsa atij I lejohet të sillet si
mizor politik kundër Kosovës! Në fakt
trari ekziston në kokën e kokëministrit shqiptar! Eshtë trari i ndarjes dhe
përçarjes së shqiptarëve.