Mendime
Dibrani Transport: Urojmë festen e Krishtlindjeve
E shtune, 26.12.2020, 12:23 PM
Dibrani-Transport-Gjermani: I urojmë festen e Krishtlindjeve të gjithë shqiptarëve kudo qe në botë
Besimtarë
të besimit krishterë urime festa e
krishtlindjeve te vitit 2020. Kjo festë po kremtohet në një situatë jo të
zakonshmen nga Pandemia Covid 19. Po
festohet në kushte kur ne nuk mund ta vizitojmë njeri-tjetrin. Ky vit sivjet ishte më ndryshe për shkak të
pandemisë, por ai forcoi besimin, durimin dhe disiplinën fizike e shpirtërore
të çdo besimtar shqiptar edhe ne këto kohë të sakrificës botërore.
Krishtlindja
është njëra ndër dy festat më të mëdha të krishterimit. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25
dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit.
Pas Pashkëve, Krishtlindja është
festa më e rëndësishme për të krishterët.
Pamje
e Katedrales se Nënë Terezës ne
Prishtinë,e cila shërben për te
krishterët tanë, po edhe përforcon bashkimin dhe solidaritetin ndër shqiptar.
Dekorimet e kërshëndellave tek shqiptarët, nisin me rastin e ringjalljes së Krishtit dhe vazhdojnë edhe me vitin e ri "Baba Dimërit" që ju sjell
dhuratat dhe gëzimet e shumta
sidomos të mosha fëmijërore. Pragu
i Krishtlindjeve është e pasur me
tradita të ndryshme, të tilla si futja e
kashtë në shtëpi, pasurimin e tavolinave
me ushqime nga të gjitha llojet, organizim pushimesh dhe vizita të njeri tjetri, ujdisje,
përgatitjen e ushqimit të Krishtlindjeve në mesin e mesnatës. Krishtlindjeve është dita kur shumë
gëzim, shpresë dhe pasion i japin njëri tjetrit me fjalët "Gëzuar festën e lindjes
se Jezusit. Një festë me familjen, dhe të nesërmen vazhdon
duke i vizituar të afërmit, miqtë
dhe fqinjët.
Por
ky vit me miliona të infektuar nga COVID-19 po ashtu edhe shumë te vdekur Corona-virusi dëshmoj deri me tash
se nuk është i lehtë, por shpresojmë nga qendra shëndetësore botërore,shpjet do
te fillon vaksinimi dhe do tejkalohet me
pasoja sa ma të vogla.
Përmes
këtij mesazhi iu urojmë shëndet, mbarësi dhe lusim zotin qe në familjet tuaja
të mbetet vetëm shqetësim,frika dhe përjetimi në kujtesën tuaj , pa iu prekur
kjo e keqe në derën tuaj. Lusim zotin qe
sa më parë të tejkalojmë edhe këtë të keqe epidemike dhe të rikthehet
buzëqeshja,lumturia dhe gëzimi në familjet e juaj , në mbarë popullin tonë
shqiptar dhe dhashë zoti qe mos te dëgjohet ma për asnjë të infektuar as të
vdekur nga Corona–virusi në gjithë botën. Prandaj të nderuar besimtar te
krishterë shqiptarë dhe ju emigracioni
shqiptar i këtij besimi na lejoni qe ne stafi i Dibranit Transport tu urojmë Festen e Krishtlindjeve si me
poshtë:
Të
nderuar qytetar,vëllezër e motra,të nderuar mërgimtar ku do që ndodheni, Firma
e jonë www.dibrani-transport.de ju
uron festën e Krishtlindjeve të gjithë
besimtarëve shqiptarët të krishterë,te
gjithë bashkëpunëtorëve tanë dhe
klientëve qe kemi bashkëpunim qe 20 vjet
se bashku me shërbime transporti me mallra gjermane drejt atdheut dhe
anasjelltas për t’i begatuar familjet tuaja me dhurata dhe gjësende tjera
mobilieri veshmbathje etj.
-Urojmë
që kjo ditë madhështore ndaj perëndisë,
e muajt të solidaritetit për të
varfëritë ,për skamnorët ,për të sëmurit,për invalidët e luftë se popullit tonë
qe sakrifikuan jetë për çlirimin e Kosovës
që sot e gëzojmë lirinë për t’i
festuar festat tona të lirë në atdheun
tonë të shtrenjtë.
“Na lejoni që në këto çaste të gëzuara të festës
së Krishtlindjeve t’ju përcjellim urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe
gëzim sjelltë në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj kjo festë edhe në kohë te
përkufizimeve dhe ne kushte izolimi nga Pandemia . Krishtlindjet janë simbol i
heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj
Zotit”.
Krishtlindjet
le të shërbej si një mesazh i mirë për të gjithë ata që i përkasin besimit te krishtere , duke shpresuar në ndjenjat e
tolerancës, mirëkuptimit mirëbesimit dhe paqja të mbretëroj në familjet e juaja
, në rrethin tuaj, në lagjen tuaj, në fshatin tuaj, në qytetin tuaj.
Këto
të mira dhurojani popullit dhe kombit
tonë ,popullit shqiptar , ky
mesazh le të jetë si mesazh i
bashkimit tek flamuri i
kombit shqiptar,si udhërrëfyes i
tolerancës dhe respektit të feve të njeri-tjetrit. Zoti e shpërbleftë popullin
shqiptar, një popull paqedashës dhe të gjithë besimtarët e fesë së krishtere,
qe në një periudhe pati nga ta qe i kontribuon Rilindjes sonë kombëtare
përkundër sakrificave dhe rrezikut të pa ndalur nga ish pushtuesit e
Perandorisë Osmane. Festat tjera le te na gjejnë edhe ma te bashkuar rreth
kombit dhe “Shqipërisë së Bashkuar”.