Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibrani Transport: Urojmë festen e Krishtlindjeve

| E shtune, 26.12.2020, 12:23 PM |


Dibrani-Transport-Gjermani:  I urojmë festen  e Krishtlindjeve  të gjithë shqiptarëve kudo qe në botë

Besimtarë të besimit  krishterë urime festa e krishtlindjeve te vitit 2020. Kjo festë po kremtohet në një situatë jo të zakonshmen nga  Pandemia Covid 19. Po festohet në kushte kur ne nuk mund ta vizitojmë njeri-tjetrin. Ky vit  sivjet ishte më ndryshe për shkak të pandemisë, por ai forcoi besimin, durimin dhe disiplinën fizike e shpirtërore të çdo besimtar shqiptar edhe ne këto kohë të sakrificës botërore.

Krishtlindja është njëra ndër dy festat më të mëdha të krishterimit.  Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit.  Pas Pashkëve,  Krishtlindja është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Pamje e Katedrales  se Nënë Terezës ne Prishtinë,e cila shërben  për te krishterët tanë,  po edhe përforcon  bashkimin dhe solidaritetin ndër shqiptar.

Dekorimet   e kërshëndellave  tek shqiptarët, nisin me rastin e  ringjalljes së Krishtit dhe vazhdojnë  edhe me vitin e ri  "Baba Dimërit"  që ju sjell  dhuratat dhe gëzimet  e shumta sidomos të  mosha fëmijërore.  Pragu  i  Krishtlindjeve është e pasur me tradita të ndryshme,  të tilla si futja e kashtë në shtëpi, pasurimin e  tavolinave me ushqime  nga të gjitha llojet,  organizim pushimesh dhe  vizita të njeri tjetri,  ujdisje,  përgatitjen e ushqimit të Krishtlindjeve në mesin e mesnatës.  Krishtlindjeve është dita kur shumë gëzim,  shpresë dhe pasion  i japin njëri tjetrit   me fjalët "Gëzuar festën e lindjes se  Jezusit.  Një festë me familjen,  dhe të nesërmen  vazhdon   duke i vizituar të afërmit,  miqtë dhe fqinjët.

Por ky vit me miliona të infektuar nga COVID-19 po ashtu edhe shumë  te vdekur Corona-virusi dëshmoj deri me tash se nuk është i lehtë, por shpresojmë nga qendra shëndetësore botërore,shpjet do te fillon vaksinimi  dhe do tejkalohet me pasoja sa ma të vogla.

Përmes këtij mesazhi iu urojmë shëndet, mbarësi dhe lusim zotin qe në familjet tuaja të mbetet vetëm shqetësim,frika dhe përjetimi në kujtesën tuaj , pa iu prekur kjo e keqe në derën tuaj. Lusim  zotin qe sa më parë të tejkalojmë edhe këtë të keqe epidemike dhe të rikthehet buzëqeshja,lumturia dhe gëzimi në familjet e juaj , në mbarë popullin tonë shqiptar dhe dhashë zoti qe mos te dëgjohet ma për asnjë të infektuar as të vdekur nga Corona–virusi në gjithë botën. Prandaj të nderuar besimtar te krishterë shqiptarë dhe ju emigracioni  shqiptar i këtij besimi na lejoni qe ne stafi i Dibranit Transport   tu urojmë Festen e Krishtlindjeve  si me  poshtë:

Të nderuar qytetar,vëllezër e motra,të nderuar mërgimtar ku do që ndodheni, Firma e jonë www.dibrani-transport.de  ju uron   festën e Krishtlindjeve të gjithë besimtarëve shqiptarët të  krishterë,te gjithë bashkëpunëtorëve tanë  dhe klientëve  qe kemi bashkëpunim qe 20 vjet se bashku me shërbime transporti me mallra gjermane drejt atdheut dhe anasjelltas për t’i begatuar familjet tuaja me dhurata dhe gjësende tjera mobilieri veshmbathje  etj.

-Urojmë që kjo ditë madhështore ndaj perëndisë,  e muajt të solidaritetit  për të varfëritë ,për skamnorët ,për të sëmurit,për invalidët e luftë se popullit tonë qe sakrifikuan jetë për çlirimin e Kosovës  që sot e gëzojmë lirinë për t’i  festuar  festat tona të lirë  në atdheun  tonë të shtrenjtë.

“Na  lejoni që në këto çaste të gëzuara të festës së Krishtlindjeve t’ju përcjellim urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj kjo festë edhe në kohë te përkufizimeve dhe ne kushte izolimi nga Pandemia . Krishtlindjet janë simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit”.

Krishtlindjet le të shërbej si një mesazh i mirë për të gjithë ata që i përkasin besimit  te krishtere , duke shpresuar në ndjenjat e tolerancës, mirëkuptimit mirëbesimit dhe paqja të mbretëroj në familjet e juaja , në rrethin tuaj, në lagjen tuaj, në fshatin tuaj, në qytetin tuaj.

Këto të mira dhurojani popullit dhe kombit  tonë ,popullit shqiptar ,  ky mesazh le të jetë   si  mesazh i  bashkimit  tek flamuri i kombit  shqiptar,si udhërrëfyes i tolerancës dhe respektit të feve të njeri-tjetrit. Zoti e shpërbleftë popullin shqiptar, një popull paqedashës dhe të gjithë besimtarët e fesë së krishtere, qe në një periudhe pati nga ta qe i kontribuon Rilindjes sonë kombëtare përkundër sakrificave dhe rrezikut të pa ndalur nga ish pushtuesit e Perandorisë Osmane. Festat tjera le te na gjejnë edhe ma te bashkuar rreth kombit dhe “Shqipërisë së Bashkuar”.