Albert Zholi: Pulëbardha e Lirisë
Në brigjet e detit, atje ku dallgët prekin tokën dhe ku pulëbardhat fluturojnë pa frikë mbi horizont, njerëzit tregojnë ende një histori të vjetër. Është historia e një vajze që nuk pranoi të jetonte e mbyllur në rregullat e ashpra të kohës së saj. Ajo kërkoi vetëm një gjë – lirinë. Dhe kur bota nuk ia dha, qielli e dëgjoi lutjen e saj...


























