Kulturë
Engjëllushe Sheme Koltraka: Dhimbja shqiptare
E merkure, 11.03.2026, 06:33 PM
Dhimbja
shqiptare
Nga Engjëllushe Sheme
Koltraka
Ec e ec e s'ka të sosur
Dhimbja jonë e shqiptarisë
Nëpër shekuj është murosur
Në kalatë e Pellazgjisë.
Dhimbjet shqiptare janë të
thella
Dhe kur ecnim nëpër rrëpira
Sa herë zgjuar rrinim tek
shpella
Kur na suleshin egërsira.
Mbanim në dorë hunj e çomange
Lidhur në to thika prej guri
Nënat rrisnin fëmijët në pragje
Në ballë lufte rrinte burri.
Shqiptaria është raca njerëzore
Më e lashta në këtë tokë
Tipare ka cilësitë burrërore
Keto cilësi i ruan edhe sot.
Më të shenjtë kishte fjalën
Fjala e folur veç në shqip
Për të mbajt fjalën vriste
djalën
Nuk e shkeli as në zgrip.
Jetesa bazohej tek gjuetia
Mësuan ta thanin edhe mishin
Thahej mani dhe qershia
Arroret i ruanin për dimrin.
Mësuan të regjnin lëkurët e
qengjit
Të bëheshin të buta, veshje për
fëmijë
Për gunë përdornin lëkurën e
dashit
Të rrinin ngrohtë në borë dhe
në shi.
Mësuan të fermentojnë rrushin
E zienin fort e nxirnin
pekmezin
Nga rrushi nxirrnin edhe
mushtin
Me xixa stëralli zjarrin e
ndezin.
Mësuan të fermentojnë kosin
Në rranën e qingjit e zinin
djathin
Të shëndetshëm rrisnin cucën e
vocin
Etjen e verës e shuanin me
dhallin.
Ec e ec e s'ka të sosur
Loti ynë si një ujëvarë
Me.lot dhimbje kemi varrosur
Djemtë më trima luftëtarë.
Në vajtim mbushnim lotoret
Lotët rridhnin me rrëke
Në çdo kohë ranë dëshmorët
Për të mbrojtur të dashurin
Atdhe...
Por më i hidhur ishte loti
Kur të merrnin fëmijën nga
gjiri
Katilat morën dënim prej Zoti
Se ishin soj e racë qafiri.
Mbyt në lotë rënkoka shpirti
Kur na ndanë me vëlla e motër
Robi nga Zoti sytë i ngriti
Kur na ndanë tonën votër.
Na e ndanë në pesë llokma
Me ta ngopën shumë vampirë
I gjakosën trojet tona
I kafshuan pa mëshirë...
Por shqiptari i duron plagët
Plagët motrat ua lajnë me lotë
Me njeri tjetrin shtrëngojnë
radhët
Me besim te i madhi Zot...
Dhe pse të copëtuar e ruajnë
gjuhën
Që nënat ua mëkojnë me
qumështin e gjirit
Ndaj shqiptaria kurrë nuk hupën
Si nuk hup shkëlqimi i
floririt.
Siç shperthen llava e vullkanit
Nga zemra e tokes del e zjarrté
Ashtu shpërthen zemerimi i
shqiptarit
Me shëru këtë ndarje të gjatë.
Me shëru plagët e rënda
Veç në shqip këndohet kënga
Veç në shqip shkruhet poezia
Në shqip shkruaj vargjet e mia.
Se është Presheva tek Dardania
Dëgjoj zërin e Arben Preshevës
Sa e rëndë thotë është
tradhëtia
Siç është dimri pas vjeshtës.
Kush na i ngriu krushqit e
Lirisë?!
Bashkë me nusen i bënë
kalllkan!
Ushton gjëma e tragjedisë...
Një kasap e bëri në Ballkan!
Moj Evropë, shëromi plagët
Që m'i hape pa mëshirë
Oqeani po i ngre dallgët
Padrejtësinë ka për ta fshirë.
Vjen një shpresë nga Çamëria
Po shëron plagën shekullore
Po rrit llastarët sot hardhia
Lulëzon limoni në bregore.
Është bërë gati Iliriada
Po zien Shkupi si dikur
Porsi shqiponja me flatra
Tek Ura e Gurit po ngre flamur.
Buçet zëri nga Ulqini
Kryeqytet e pati Teuta Liburne
Plavë Gucisë i çelet syni
Dhe Tivari plot me nure.
Kombit tim kush ia shëron
plagët?!
Oqeani që po i ngre dallgët,
Që t'i hiqet nga shpirti
idhnia,
Të bëhen një trojet e mia...
E nisa historinë qysh nga
lashtësia
Si qëndroi gjaku shqiptar
Vazhdimësi ka historia
Nëpër shekuj qëndrestarë.
Gjaku i shqiptarit gjithmonë i
zoti
Dhe pse përpiqet gurë më gurë
Përballon dallgët që sjell moti
E mban lart të shenjtin
flamurë.
Flamurin që mbajti Gjergj
Kastrioti
Nëpër dallgët e stuhisë
E lindi e rriti Trojvogjli
Ai i rriti krenarinë
shqiptarisë.
Trojvogjlasit lidhnin shollat
me gjalma
I bënë ballë ushtrisë së
Anadollit
Nuk e lanë Europës, në kokë t'i
vihej çallma
Europa sot na ka copëuar vatrën
e trollit.
Po harron Evropa se Zoti ka
bërë mrekulli
Ruan të arta toponime,
hidrornime, oronime
Që ndodhen në tridhjetë e dy
fiset në Iliri
Në dyzet malet e tokës sime.
Ec e ec nuk ka të sosur
Rruga jonë drejt Lirisë
Dhimbja gëzimin e ka prangosur
Prangos jeta e shqiptarisë.
Qoftë mallkuar kush hodhi firmë
Me shit trojet e vatanit
Tokë e qiell na e nxinë
Siç nxinë jetën e dibranit.
Sillem mbështillen në mendime
Dhe nga shpirti më del vrerë
Nuk shkohet jeta në poshtërime
Të bëhemi bashkë edhe një herë.
Në këto troje na vendosi Zoti
Që kur krijoi qiell e dhe
Ndaj na lakmon përbindësh
ciklopi
E na lëshon shumë helm mbi ne.
Tash kaluan njëqind vjet
Shekulli fshin firma e plane
Ka ardhur dita e vërtetë
Me bashku tonat vatane.
Nuk guxon kush të firmos
Plane ndarje e ricopëtimi
Shqiptaria do t'i varros
Në gropë të zezë t'i mbuloj
harrimi.
Ec e ec e nuk ka të sosur
Vrulli i dallgëve oqeanike
Që fshin çdo të marrosur
Për shqiptarinë sjell rreze
drite.
Nga Uashingtoni e gjer tek
Uillsoni
Bushi, Ollbrajti dhe Klintoni
Përbindëshve Trampi u thotë si
ma doni
Lirinë popujve mos ua privoni!
Se unë jam betuar një ditë
Për popujt më të shtrenjta janë
liritë...
Kokën do t'ia shtyp çdo
përbindëshi
Çdo satani planet do t'ia
prishi.
Danald Tramp, ty të bekftë
fuqia e Zotit!
Bashko trojet e Gjergj
Kastriotit!
Në përjetësi nuk do të shuhet
lavdia
Përjetë në zemër do të mbëjë
shqiptaria.
Në shqip po i përcjell urimet e
mia
Se kështu më vlerë merr poezia
Se kështu më mirë i kupton
shqiptaria
Për shqiptari e artë të jetë
përjetësia.
Kështu këndoi De Rada edhe
Fishta
Këndoi Migjeni për mjerimin e
sytë e jeshilta
Me shkrime shqiptarinë e
lartësoi Kadareja
Mbi kokë Diktatorit i ranë si
rrufeja...
Në krahasim me ta unë jam e
vogël
Përballë maleve jam si një
kodër
Që nuk dua t'i shuhet blerimi
Si për gjithë shqiptarët,
Atdheu është dhe i imi...
Ndaj nuk do të resht kurrë
Të këndoj për Atdhe e Flamurë
Për heronjtë e kombit që
lartësuan bajrakun
Në themel lirie ata vunë
gjakun.
Ec e ec e s'ka të sosur
Dhimbja ime udhë mbi udhë
Në çdo hap më e brengosur
Ballit i shtohet edhe një
rrudhë.
Nga vetë shqiptarët do të vijë
mrekullia
Shpirtit tim t'i lëhtësohet
idhnia
Bashkë
Iliriadë-Liburni-Çamëri-Dardani
Me të shenjtin flamur kuq e zi.
Tiranë, më 07/03/2026









