Mendime
Gjon Keka: Zgjedhjet nuk zgjidhin kriza, të ketë marrëveshje për presidentin me rotacion
E enjte, 12.03.2026, 06:56 PM
Zgjedhjet nuk zgjidhin kriza, të ketë marrëveshje për presidentin me rotacion
Nga
Gjon Keka
Pas
gjithë atyre përsëritjeve të shpeshta të zgjedhjeve në njërën anë dhe krizave
në anën tjerë ,Kosova tani duhet të mos vazhdojë më me trashjen e kësaj rruge
të gabuar politike, por të fokusohet në rritjen e përgjegjësisë politike,
institucionale, shtetërore të kompromisit dhe të udhëheqjes vizionare e të urtë
në shërbim të së mirës së përgjithshme të popullit e shtetit.
Të
gjithë e shohin qartë se zgjedhjet nuk janë zgjidhja e krizës, as ripërcaktimi
i pozicioneve të secilit në fushën e betejës zgjedhore e politike dhe pas saj
,por janë një ngarkesë e panevojshme në kurriz të popullit i cili tanimë është
lodhur nga zgjedhjet që nuk prodhojnë asgjë tjetër pos rezultatit të përafërt
me të cilën u përmbyllën zgjedhjet e dhjetorit të vitit që lam pas ku nxorrën
fitues sërish Lëvizjen Vetëvendosje(LVV).
Prandaj,
duke ditur se shkuarja në zgjedhje sërish tani në këtë kohë kur dihet se Kosova
ka shumë punë të shtëpisë për të bërë si në aspektin e forcimit nga brenda të
mirëqenjes e zhvillimit ekonomik, të rendit e sigurisë, por edhe të procesit në
rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, të anëtarësimin në NATO dhe
organizata tjera ndërkombëtare me rëndësi, do të ishte humbje kohe dhe pengesë
në rrugën e saj nëse zgjedhjet nuk prodhojnë zgjidhje por rezultat të njëjtë
dhe forcim të ngrirjes së akullit të krizës politike dhe institucionale.
Me
fitoret e njëpasnjëshme të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) në zgjedhjet që u mbajtën
në vitet që lam pas, tregon se në Kosovë po ndodh një ndarje në dy drejtime: në
Partitë e së kaluarës dhe Partitë e së ardhmes, pra kjo ndarje shihet se si
votues që ishin më parë të partive të së kaluarës votuan për partitë e të
ardhmes. Në demokraci kjo ndarje është normale, por se sa është e shëndetshme
këtë do ta tregoj koha. Mbi 51% e votave u dhanë në zgjedhjet e 28 dhjetorit
2025 për Lëvizjen Vetëvendosje(LVV) dhe kjo është domethënëse në lidhje me këtë
fenomen masiv të ndarjes demokratike në mes të së kaluarës dhe të ardhmes.
Sidoqoftë,
Kosova ka nevojë për parti të së ardhmes ,respektivisht për parti e lëvizje të
së ardhmes që punojnë për mirëqenjen e përgjithshme, për të mirën e
atdheut,kombit e shtetit, për forcimin e brendshëm dhe të jashtëm të Republikës
së Kosovës dhe për të ardhmen e saj europian ,brenda familjes së përbashkët
europiane.
Ndërsa
sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit apo presidentes do të duhet që
i gjithë spektri politik e në veçanti ata që janë brenda parlamentit të
Republikës së Kosovës që të arrijnë një kompromis në gjetjen e një figure
jashtëpartiake që do të mund ta kryente mandatin e tij pa qenë i detyruar t'i
shërbej njërës apo palës tjetër, pra qoftë pozitës ashtu edhe opozitës. Një
personalitet fisnik me identitet të vërtetë dardan-arbëror europian i nevojitet
tani shteti të Kosovës që të jetë në pozitën e presidencës së vendit ashtu që
roli i tij apo saj të jetë si një mbrojtës i kushtetutës së vendit dhe i
prezantimit të vendit jashtë në arenën ndërkombëtare në mënyrë të shkëlqyer dhe
më një imazh të vërtetë të një europiani apo europiane.
Nëse
nuk ka vullnet të përbasshkët politik nga të gjithë palët për një president apo
presidente ,atëherë do të ishte mirë që në mënyrë provizore të gjendet një
figurë e përshtatshme nga të dy palët, por që pa humbur kohë të gjithë akterët
apo palët, respektivisht pozita dhe opozita të ulen më pas dhe të gjejnë një
gjuhë të përbashkët që sa herë që të vijë afati kohor për zgjedhjen e presidentit
apo presidentes të mos ketë pengesa apo vonesë në gjetjen e një figure, por të
ketë një rotacion që një mandat pesëvjeçar ta ketë pozitën e presidenttit njëra
palë tjetrin mandat tjetra palë ashtu që në votim të mos ketë më probleme në
arritjen e kuorumit dhe numrave për të zgjedh presidentin apo presidenten e
vendit.
Një
ide e tillë e roatcionit për këtë pozitë do të mund të bëhet si një marrëveshje
si për palët e sotme pra pozitë e opozitë ashtu edhe për të gjitha në të
ardhmen, pra si një marrëveshje e përhershme e një lloj uniteti për të mirën e
vendit që të mos ketë më kriza, vonesa e pengesa në të ardhmen. Kjo është vetëm
një ide e imja për të dal nga kjo varësi përcaktuese e fatit të Kuvendit dhe
Qeverisë e që ka kohë që pozita e presidentit të bëhet shkaktare e shpërndarjes
së parlamentit dhe automatikisht edhe rrëzimit të qeverisë. Prandaj mendoj se
kjo ide e këtij rotacioni pë pozitën e presidentit do të mund t'i hynte në punë
për të mirën e Republikës sonë dhe të mos ketë më pengesa e kriza, por të ecën
atdheu ynë, Kosova jonë përpara që të arrijë hapin e saj krah vendeve tjera dhe
të integrimit sa më të shpejtë në familjen europiane, respektivisht në
Bashkimin Europrian dhe në NATO.









