Ergys Mertiri: Gjunjëzimi i Ramës - Nga Akropoli në Korfuz
Megjithëse nuk ka shfaqur kurrë ndonjë ndjeshmëri mbi debatet për çështjet kombëtare, Kryeministri Rama ka luajtur më fort se kushdo me nacionalizmin. Sidomos në mandatin e tij të parë, ai ekzaltoi jopak retorikën nacionaliste, duke u përpjekur të shfaqet në imazhin e një lideri mbarëshqiptar, i aftë për të bërë gjëra të mëdha...


























