Mendime
Astrit Memia: "Viti terribel" do lotonte pambarimisht, nëse Hygoi do jetonte kohën e Klodianit
E diele, 27.12.2020, 04:05 PM
"Viti terribel" do lotonte pambarimisht, nëse V. Hygoi do jetonte kohën e Klodianit...
Nga
Prof. Asoc. Dr. Av. Astrit Memia
Pjesa I
Klodiani drejt parajsës,
vrasësit në rrethin e 9 të Ferrit...
Ngjarja
tragjike e vrasjes së të riut, Klodian Rashës, ka marrë vemendjen e mbarë
opinionit publik mbarëshqiptare si rrallë ndonjëherë në këto 3 dekadat e
fundit.
Duke
mos marrë përsipër investigimin dhe hulumtimin drejt shterrimit të së vertetës
se si ndodhi ky krim dua të shpreh pikllimin dhe dhimbjen që pllakosi mbarë
qytetarinë dhe familjen shqiptare.
Lajmotivi"
Unë jam Klodiani" u bë nukel e energjisë së pa cak të rinjëve shqiptarë,
jo vetem në Shqipëri, por edhe në emigracion e diasporë.
Gjenerata
ime ishim mësuar me vrasje e ekzekutime, në kufi para viteve 1990, në Kosovë
nga çetnikë e paramilitarët e Harkanit, para Luftës së Kosovë( 1998- 1999), apo
nga bashbozukët në Maqedoni para Luftës së 2001.
Kemi
përjetuar, vrasjet e ekzekutimet e 02 Prillit 1991, vrasjet e ekekutimet e 38
demokratëve dhe të liberatorit, Azem
Hajdari(1997- 2000). Kemi jetuar me ngjarjet rrënqethëse të gazit helmues dhe
keqtrajtimet makabre ndaj qytetarëve te" Unaza e Re" dhe ndaj
mbrojtësve të trashëgimisë kulturore, të Theatrit Kombëtar, unik në Evropë.
Enumeracioni
i ngjarjeve mund të zgjasë fa fund, por goditja pas shpine nga një polic përbën
precedent që lipset reagim dhe vendimarrje prej shtetari, që të shuhet njëherë
e mirë dhuna e vrasja shtetërore model i regjimeve diktatoriale dhe fashiste.
Përmes
strategjisë së ndarjes agresive, Edverizmi do të realizojë veçimin e shtresëzimeve si prioritet kryesor.
Diskriminimi
nga fyrje verbale e mospunësim deri në dhunë fizike dhe eleminim sistematike të
grupit apo genocidit është në filozofinë shpirtërore të qeveritarëve të sotëm.
Psikologu
i famshëm, Gordon Alport tregoi se, kur nuk flet asnjëri në fillim, paragjykimi
kundër një grupi njerëzish mund të zhvillohet deri në viktimizim dhe eleminim
sistematik ose genocid...
Diskriminimi
mund të jetë ndërpersonal, kolektiv dhe institucional, si në rastin e fundit të
policisë së shtetit të Ed- verit.
Etiketimet
e tij si "halabakë, rrugaçë, shpellar, alpin" janë simbolet kyçe te
psikikës dhe pashpirtësisë së Edvin Kokministrit.
Pjesa II
Pse heshtin poetët e
shkrimtarët shqiptar? Ja, pse s' mund të prodhojë realizmi socialist një Hygo
shqipatar, prandaj edhe nuk e "meritojmë" çmimun " Nobël"
në letersi.
Klodian,
po ju drejtohem me" Ju" për politesë pasi nuk ju njoha para se të
shkoni në jeten e pasosur nga një plumb-polic, apo polic- plumb i mllefit e
urrejtjes së kamikazëve- mercenarë të pusht- etarëve të sotëm...
Klodian,
Ju, ju vranë në derë të shtëpisë, por sot, jeni bërë simbol i një levizjeje
qytetari për drejtësi e paqe sociale;
Klodian
ne s' ishim të zotët e të aftë si shoqëri të ju mbronim Ju, as sa V. Hygoi, që
në vitin 1872, mbrojti një fëmijë 12 vjeçar që mos ta vritsnin Versajasit,
veçse ishte bashkuar me Komunarët...
V.
Hygoi njihet si babai i romantizmit e babai i letersisë franceze, me veprat e
mirënjohura" Të Mjerët"," Njeriu që qesh" ," Viti
93", "Kozeta", "Gavroshi"
"Katredralja
e Parisit".
Ndërsa
poemen" Mbi Barrikadë" e ngriti në lartësitë e epërme të paqes e humanizmit. ( Shkurtimisht; Pasi
Versajasit, një kapiten me disa ushtarë ndalun mbi një barrikadë një femijë 12
vjeçarë dhe donin ta vrisnin, fëmija i kërkoi leje oficerit që ta lejonte dhe
t'i dërgonte orën nënës së tij. Oficeri duke ngrit virtytin, moralin e ndjenjen
humane në ndjesinë e subkoshiencës e lejoi fëmijen të largohej. Në moment
shpërthyen të qeshurat dhe ironia tallëse e ushtarëve me oficerin, kinse fëmija
ia hodhi, u largua dhe s' do kthehej më. Por, e qeshur e tillë, kur fëmija vjen
mbështet për mur për ta vrarë e thotë: " Ja ku jam!( Me voila). Oficeri i
prekur thellë në shpirt për këtë gjest fisnikërie të fëmijës dhe i ndjerë
triumfator ndaj talljes së ushtarëve hodhi për tokë urrejtjen e mllefin që
kishte ndaj Komunarëve dhe e fali fëmijën, nuk e vrau" armikun"...
[N.
B. Togfjalëlishin e fundit të poemës" et l' oficier fit grâce"= e
oficeri e fali(Folja është në kohën e shkuar narrative,( passé simple), që nuk
përdoret në të folur, por vetem në të shkruar), gjatë letersisë së realizmit
socialist, para viteve 1990, nuk e kishin lejuar të përkthehej. Mos lejimi
bëhej, se binte ndesh me parimet e ideologjisë m- l, se nuk ka paqe me armikun,
pra hidhej posht komplet ndjenja, morali, humanizmi hyjnor e shpirtëror i
njeriut, për të krijuar" Njeriun e ri rrobotik" pa ndjenja...
E
solla këtë rast për të treguar analogjine
që ekziton në fenomenet shoqërore në kohë e hapësirë e sisteme të
ndryshme siç ekzistojnë kalket gjuhësore.
Pra,
Hygoi evokon në veçanti temen e
femijërisë në violencë dhe rreth moralit të njeriu me pushtet të ndjeshëm ndaj
vdekjes.
Ky
ishte gjeniu Hygo. Po pse vallë ne nuk kemi nxjerrë deri tani një të tille edhe
pse po konkurojme të dështuar prej 3 dekadash për çmimin" Nobël" në
letërsi. Kur heshtin poetet e shkrimtarët ç' pret nga frikacakët e strukur
shtetar...
Pjesa III
Kush e vrau Klodianin? -
Kush tjetër veçse shoqata e kompraçikove shqiptarofovë të shtetit drejtuar nga
Kryekompraçikoja Ed- ver.
Klodian,
ne nuk mund ju mbrojtem si Hygoi komunarin 12 vjeçar para mëse një shekulli, jo
se ata si komb kanë virtyte, fisnikëri e moral kombëtar më sipërior se ne, por
ata janë vetëudhëheq, kurse ne në shekuj jemi drejtuar nga imperiali, nga
albanofobët dhe tani së fundmi nga shqiptarofobët me devizen- " përça e
sondo"...
Klodian,
Ju, ju vranë strateget platformave të "Megali Idea" (1844) dhe
e" Naçertanje" e Ilija Garashaninit.
Neçertanie
synonte shfarosjen e shqiptarëve si dhe aneksimin e shumë territoreve të
Ballkanit. Kjo platormë ishte plan program i Pashiqit, Krajl Nikollës,
Çubrilloviçit, Andriqit, Rankoviqit, Mugoshet, Tempos, Joviqit, Trajkoviqit,
Milosheviqit, mirëorganizuar e me gjithë forcë vepruar për implimentim në vitin
e mbrapsht 1997, përmes simbolit të 3 gishtave dhe teorisë së"
Revolucionit Demokratik të vonuar" me lider politikë mbarëkombëtarë të
majtë e të djathtë, revolucion në prag të luftës civile. Shqiptarofobia arriti
deri aty sa një ish- deputete i piu gjakun një shtetari, djali nane shqiptare,
thjesht për urrejtje racore, revolucion që vazhdon sot, e gjithë diten...
Tendencat e këtij revulucioni u ushfaqen së fundmi edhe në idenë e shkëmbimit
të territoreve të Ramës- Thaçit- Vuçiçit...
Klodian,
Ju, ju vranë ata që vranë psikiken e momorien shqiptare, ata që vranë 5 B(
Budi, Bardhi, Bogdani, Biçikeni, Barleti), ata që vranë gjuhën e letrat shqipe,
albanologjinë e historinë....
A.
Kostarllari, J. Thomaj, E. Lafe, Xh. Lloshi etj, etj...
A.
Koçollari i quan" kolon" arvanitasit dhe shqiptarët në Greqi...
I
rrokatuni Xh. Lloshi (që fshehu e s' lejoi të përkthehet Tunmani), tani së
fundmi u shpreh se një korigjim duhet të bëjë Kongresi i Drejtëshkrimit i 1972,
që fjalen" Evropë" me e shkruajt" Europë" dhe se gjuhët s'
jetojnë më shumë se 2000 vjet...!?!?!? E pastër shqiptarofobi...
Klodian,
Ju, ju vranë ata që thanë se gegnia nuk ka intelektual e s' dinë me drejtue
shtet që nga S. Maleshova e te E. Lafe e së fundmi, P. Milo.
Ky,
tipi i fundit që në vitin e 1997, në vitin e Kryengritjes komuniste të Jugut,
përfundoi përkthyes i një andarti grek para pak kohë në një emision televiziv
pyetjes së gezetarucit përvers se përse Veriu i Shqipërisë s' e përqafoi
komunizmin ju përgjigj, se Veriu s' kishte intelektual, kurse Jugu e përkrahu
se kishte shume intelektual...!?!?!?( p.s. harroi komunistin e parë Ali kelmendi
që 1929, solli programin e PK nga IK).
Ai
shkeli edhe mbi gjakun e 40 martirëve të krishterë të arsimuar në Perëndim,
ekzekutuar nga regjimi diktatorial dhe të lumtunum nga Vatikani e promovuar nga
Papa Françesku në Tiranë...
Klodian,
Ju, ju vranë ata që vranë e ia zhduken eshtrat Homerit, Orfeut, Krishtit e
Muhamedit Shqiptar, At Gjergj Fishtës, i pari shqiptar që konkuroi për
çmimin" Nobël"...
Klodian,
Ju, ju vranë ata që vranë e plagosen psikiken, etnokulturën, doket e zakonet e
3 kolonave, shtyllave të etnogjenezës mijëra vjeçare të ADN-së, shqiptare; 1.
Eposit të Kreshnikëve
2.
Kanunit të Lekë Dukagjinit
3.
Historisë së Skenderbeut.
Klodian,
Ju, ju vranë ata që nuk lejuan qytetarët e Tiranës të protestonin në 1990, në
Bllok...
Klodian,
atë që s' arritem ta bënim ne, në vitin 1990, po bëjnë sot, gjenerata Juaj, të
rinjtë e të gjitha moshave deri në vogli...
Klodian,
të rinjtë që po protestojnë për drejtësi për Ju, u kanë kallë tmerrin bijëve të
etërve të Bllokut dhe sot, në gjithë qënie e këtyre të rinjëve jeni ju i
gjallë...( neobllokmenët po jetojnë me haluçinacione e në sonambolizëm dhe
mercenarët e tyre janë të shqetësuar se u është prish luksi e qetësia nga
dëmtimi i disa tabelave që s' kanë ku i parkojnë makinat e tyre të orgjive
mijëra euroshe. Për ta nuk ka rëndësi jeta dhe njeriu, se i quajnë qytetarë të
dorës së dytë. Për këtë racë shqiptarofobësh rëndësi ka përversiteti, droga e
prostitucioni, vrasja e krimi...)
Klodian,
Ju, ju vrau Megali Idea e Detit me andartët që struken në institucionet e
shtetit shqiptar; Klodian, Ju, ju vrana ata që nuk lan fjalë pa thënë e fyer
ndaj Nobelistës shpirtërore, humanistës së globit" Nans Terez(ë)";
Klodian,
Ju, ju vrana ata që Nobelistin e shkencës në SHBA, Ferid Muratin, nuk e quanin
shqiptar;
Klodian,
Ju, ju vranë, ata që likuiduan opozitën me aspirata përendimore duke u hequr
mandatin, arrestuar dhe dënuar një grup deputetësh të Kuvendit Popullor në
vitin 1947.
(N.
B. Siç njihet“Grupi i deputetëve”, për të cilët u firmos dënimi me vdekje &
ekzekutimi i gjashtëmbëdhjetë deputetëve të opozitës së parë në tetorin e vitit
1945.
Akt-akuzat
u paraqitën dhe formuluan nga N/Prokurori i Përgjithshëm J. Pashko).
Klodian,
Ju, ju vranë ata që në mesnatën e 26 shkurtit 1951 pushkatuan pa gjyq dhe pa
faj 22 intelektualë pro-përendimor të shquar të Tiranës dhe Shqipërisë, me
shkas" Bombën" në Ambasaden Sovjetike.( u groposen në një grop
te" Ura e Beshirit", gjysmë të gjallë e gjysmë të vdekur, ndërsa të
nesërmen dha pretencen prokorori ushtarak S. Çarçani).
Klodian,
Ju, ju vranë ata që në vitin 1967 shembën kisha e xhamia;
Klodian,
Ju, ju vranë ata që ushqejnë urrejtje të thellë e të thekshme ndaj zonove
rurale, urrejtje me pasoja të një spiraleje të pandalshme tragjike- personale
dhe kolektive;
Klodian,
ne nuk po mund të mbrojmë as sot, aq sa i mbrojti Hygoi, Komunarin 12 vjeçar e
Gwiplenin(Gwynplaine).
Kompraçikot
e Hygoit e shemtuan Gwiplenin" Njeriun që qesh", por nuk e vranë pas
shpine;
Klodian,
kompraçikot shqiptarofobë pusht-etarë, gajasen së qeshuri me gjakun e bijve të
nanave shqiptare;
Klodian,
ne s' po mund të mbrojmë as nga fjalë-helmet e masmedias oligarkike njellazeze
të shit- blera; Klodian sa më shumë që ngjitesh nga purgatori drejt parajsës në
amshim, aq më thellë zhyten e humbin në 9 rrathët e Ferrit të Dantes, këta
avokat të djallit;
Klodian,
Ju, ju vrau, kokë-avokati i djallit, i njohur me nofken" kthesa" i
mbështetur në teorinë polpotiane" të ecjes mbi kafka". Në vitin 2011,
qe shpreh, se edhe po të vriten deri në 3 mijë qytetarë shqiptarë për marrjen e
pushtetit s' ka rëndësi, ia vlen;
Klodian,
Ju, ju vrau përsi mbremë i njëjti avokat i djallit, kur në një nga televizionet
kombëtare u shpreh, se për një plesht nuk digjet shteti...
Klodian,
Ju e mposhtët të keqen e këtij djalli, se fituat zemrat e shpirtërat e qindra
mijërave të rinjëve shqiptarë, kurse ky përversi nuk ka fare familje, as
fëmijë, prandaj ju krahasan me" plesht";
Klodian,
Ju sa më afër drejtësisë, paqes e faljes të shkoni, këta djajë e terroristë
racistë të psikikës shoqërore shqiptare, aq më thellë në ferr do digjen;
Klodian,
Ju, ju vranë të gjithë ata që s' njohin, Zot, familje, fe, pronë, as atdhe!
Klodian,
bashkëkombas i dashtun, Ju në prag të shtëpisë nuk ju "vrau" polici
që shkrehu armën!?...;
Klodian,
Ju, ju vrau S. Tahiri, F. Xhafa, S. Lleshi, G. Ruçi, H. Isai, K. Azbiu, K.
Xoxe...
Klodian,
Ju, ju vrau E. Rama, K. Rama, M. Shehu, R. Alia, E. Hoxha...
Klodian,
Ju vrau masmedia e Car Bolit, Çorapes, Balton Haxhioviçit, Lo- rrencit,
Mutçit...
Klodian,
Ju, ju vrau platforma raciste shqiptarofobëve pusht- etarë në Tiranë, duke ju
frustruar e fyer si" çeçen"," malok", " halabak",
" qafe lesh", " kokë pa larë", " shpellarë"
" alpinë", etj, etj në masmedia, institucione, rrugë e kudo...;
Klodian,
Ju, ju vranë, ata që ju quajnë qytetarë të dorës së dytë...;
Klodian,
Ju, ju vranë pusht- etarët e oligarkët e inkriminuar, që ndjehen të shqetësuas,
se moshatarët tuaj dhe minorenët prishen ca tabela tek "Blloku"... ;
Klodian,
Ju, ju vranë oligarkët e inkriminuar të incineratorëve, të cilët u mërziten se
u dogjen ca kazana me plehra( më shumë për kazanat, sesa për plehrat)...;
Klodian,
Ju, ju vrau për herë të dytë Kok(t)ministri që u lidhi një pension duke shpik
terminologji në jurispondencë-" Vdekje aksidentale", që nuk ekziston
në asnjë kod penel në Botë...;
Klodian,
Ju, ju vranë me armen e shtetit, ato segmente të shtetit që dhunuan, ndalun,
burgosen, rrahen e keqtrajtun me mënyrat nga më poshtruese e shtazarake
gazetarë dhe minoren...
Klodian,
Ju, ju vranë ata që lypset të akuzohen e të dënohen për dhunë e genecid psiqik
ndaj etnogjenezës së ADN-së, shqiptare...;
Klodian,
rrënjët e konflikt janë shumë më të thella se sa i trumpetojnë"
psikoanalistët" hajna pusht- etarë..., që ndryshe flasin për rastin e
vrasjes së afroamerikanit, George Floyd në SHBA e ndryshe për rastin e
ekzekutimit me dashje të Klodian Rashës në Shqipëri.
Pjesa IV
Etnokultura dhe psikika
hyjnore shqiptare injorohen nga institucionet shtetërore..., po si qëndron në
kombe të ndryshme?
Remineshencat
e së kaluarës, të " Njeriut të Ri" nuk përfille, biles anashkaluan
dhe shkatërruan me projekt afatëgjatë etnokulturën e psikiken hyjnore shqiptare
në rrafshin diakronik e sinkrinik.
Në
çdo shtet kërkohet të respektohet, të njihet, të vlerësohet psikika e kultura e
tyre.
Më
posht po ju sjell disa tradita që janë të shenjta në kombe të ndryshme;
Tailanda:
Tajlandezët e përshëndesin njëri- tjetrin me një bashkim të duarve në gjoks, si
lutje dhe me një përkulje të lehtë.
Egjipti:
Përdorimi vetëm i dorës së majtë, për të shkëmbyer diçka me një egjyptian,
konsiderohet
gjest
i pahijshëm.
Franca:
Francezët presin përpikmëri. Ata nuk janë të mësuar të qëndrojnë në radhë.
Gjermania:
Gjermanët shpesh përplasin grushtat mbi tavolinë për të treguar vlerësimin e
tyre në fund të një takimi.
Japonia:
Kur ju ofrohet një dhuratë, duhet ta refuzoni në fillim me modesti dhe qetësi.
Me pas
duhet
ta pranoni atë duke përdorur të dyja duart.
Izraeli:
Kur izraelitet ftojnë dikë në shtëpinë e tyre, ky është një gjest i
rëndësishëm. Është e nevojshme të çoni një libër si dhuratë.
Spanja:
Pas një vakti ngrënieje, ju duhet të vendosni thikat dhe pirunjtë mbi pjatë,
përndryshe i zoti i shtëpisë, mund të mendojë se nuk jeni i kënaqur.
Polinezia
franceze: Nuk është e nevojshme të jepni bakshish. Në vend të saj, japin
dhurata simbolike.
Irlanda:
Irlandezët janë shumë krenarë për historitë e tyre.
Jordania:
Njerëzit janë krenarë për trashëgiminë e tyre arabe dhe janë tmerrësisht
mikpritës
me
të ftuarit e tyre.
Fixhi:
Koha është joformale dhe mund të jetë e pranueshme të mbërrish me shumë vonesë.
Singapori:
Përpikmëria në takime është e pritshme.
Egjipti:
Ndërtimi i besimit është aspekti mëi rëndësishëm për çdo lloj marrëdhënieje. Ju
duhet
të
përpiqeni të përfshiheni në një bashkëbisedim të zgjatur dhe gjatë pirjes së
kafes, para fillimit të takimit.
Turqia:
Kur jeni duke bërë biznes me turqit, është e rëndësishme të merreni me personin
që ka autoritetin më të lartë.
Meksika:
“Manana” (shtyrja e një detyre për nesër) është një normë mbizotëruese. Kjo nuk
do
të
thotë që meksikanët janë dembelë, por tregon se ritmi i tyre është më i
ngadaltë se sa në vende të tjera.
Tahiti:
Është gjest i hijshëm të provosh pak me gishta nga të gjitha llojet e ushqimeve
në një
shtëpi
tahitjane.
(Burimi:
“Selling Destination: Geography for the Travel Professional”, botimi i katërt,
nga M.
Mancini,
2003, Clifton Park, NY: Thomson Delmar Learning)
Sipas
antopologëve Fred Strodtberk dhe Florence Kluckhon zgjidhjet ndaj çështjes
njerëzore lidhen me praktikat dominuese ligjore dhe fetare si dhe te mirësia e
natyrës njerëzore.
Ndërsa
psikologu social hollandez Gert Hofstede flet për distancen e pushtetit dhe
humbjes së tij duke theksuar qe sa më pak hirearki, aq më mirë.
E
verteta mbi virtytin dhe virtyti mbi te verteten do shmangin pasigurinë dhe
kërcenimin e njërëzve nga situata te pasigurta. Lypset të përgatiten orientime
afatshkurtër dhe projekt programe e plane afatgjata( Konfuciane), gjë e cila ka
munguar nga të klonuarit e rilindjes në këto 7 vite të PPP- ve, korruptive të
tyre.
Kultura
përveçse përceptim është edhe ndjenje e vlerë e një forme të etnocentrizmit të
rrënjosur dhe identifikimi i secilit ka ndërvarësi nga ndryshimet reale psikologjike dhe
fiziologjike.
Grupet
kulturore e grupet e interesave në Shqipëri dhe Evropen Juglindore,
"vullnetarisht" e jo" vullnetarisht" bazohen mbi moshen,
racen, gjininë, aftësitë fizike, orientimin seksual dhe pjestarët e familjes.
Kemi
grupe të bazuara tek profesionet, shoqtat politike, hob- et bazuar në fe,
kombësi dhe status social- ekonomik etj, për të cilat qeveria Ra- Rama nuk e ka
vu fare ujin në zjarr siç thotë populli.
Kultura
është dinamike e heterogjene, jo homogjene e ngurt, në epokën e globalizmit si
në Shqipëri, ashtu edhe në shqiptarizëm. Shpesh herë ka mëri, qefmbetje deri në
konflikte mbi modelet dhe kuptimet kulturore në trevat dhe krahinat e
Shqipërisë, sepse u fryn negativisht shqiptarofobia, mentaliteti dhe injoranca
e qeveritarëve kamikaz politik rilindas.
Vallë
a ka dhe pse nuk gjendet një studim, trajnim etnokulturor që të përdoret nga
institucionet shtetërore shqiptare për njohur psikiken kombëtare, të krahinave,
grupeve të interesit, të etnive, feve, OJF-ve, OJQ- ve, fondacioneve,
organizatave, grupimeve social- politike, social- ekonimike të shumta që
vegjetojnë në Shqipëri...
Sot,
në epokën e revolucionit të 4 teknologjik të robotit- njeri, të dronit luftarak
pa pilot e të inteligjences artificiale, pandemi për shqiptarët është COVI'eD-
20...
Pjesa V
Me Kotministrin Ed- ver
në prag- përplasjet sociale...
Konflikti
individual i Klodianit është maja e ajzbergut, ndërsa konfikti shoqëror po lind
cdo ditë, minutë e sekondë nga marrëdhëniet e padrejta apo të pabarabarta
shoqërore të segment- shtetit të korruptuar e imoral rilindas...
Shteti,
COVI'eD- 20, model Machiavellist i kohëve moderne që e trajton politiken jo si
çështje morale, por si dukuri objektive shoqërore e njeriun si një qënie, një
egërsirë ndaj të cilit vepron pa mëshirë me të vetmin qëllim për të mbajt
karriken e gjakosur dhe pushtetin e inkriminuar. Ai, Ed- veri, tanimë nuk
vepron si njeri, por si bishë; si dhelpër me dinakëri dhe si hijen me egërsi.
Përmes
artit të mashtrimit dhe propagandës duke shkatërruar psikiken shoqërore,
institucionet trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës të identitetit të
Kryeqytetit kërkon të sigurojë pushtetin dhe të vjedh me çdo çmim edhe një
mandat tjetër para cofjes së shpejtë duke" fsheh" rrokaqiellsat e veprave kriminale.
Ai,
i verbuar dhe i mbuluar nga krimi e keqja ka zgjedh urrejtjen dhe pakënaqësinë
ekstreme të popullit para një nami të keq, duke vepruar sipas diktatit të
domosdoshmërisëdhe jo diktitatit të moralit. Kjo do e dërgojë në humnerë dhe
theqafjen e shqiptarofobisë.
Ithtarët
e pusht-etarëve dhe oligarkëve të inkriminuar, Velia, Braçe, Spiripale, Beqja,
Lleshi, Çuçi me kodoshë veprojnë kundër personave të pambrojtur e të
pavetëdijshëm për t' i çuar drejt instiktit të vdekjes. Por, luksi ju ka verbua sytë dhe ata
harrojnë, se urrejtja ndaj shtetit
prodhon izolim, mosbesim dhe mbyllje.
Dhuna
bashkohet me dhunën në një spirale tragjike, që implikon edhe brezat e rinjë të
cilët trashëgojnë urrejtjen që kanë ndarë brezat paraardhës dhe do i marrin
përpara si s' ka më keq... Përmbytja e madhe po u vjen nga lëvizja e vogë e
fillit të parë të Klodianit ngadhnjimtar...
Tranzicioni
i stërgjatur si kompleks social qoftë në planin horizontal social dhe atë
vertikal hierarkik, të konsolidimit të sjelljes institucionale dhe atë të
ligjit në ndihmë të konsuliditetit të progresit kërkon të selektohet mendimi
për abuzim social të nëpunësit shtetëror ndaj lirisë së individit dhe të
drejtave të njeriut.
Njeriu
i thjeshtë,( në rastin konkret, Klodiani), i cili konsiderohet si lëndë e parë
për të krijuar themelin dhe materialitetin e opinionit, shpeshherë ndikon në krijimin e rregullave
dhe ligjit madje është real në ndërgjegjen e tij, pavarësisht se"
indoktrinimi" nga media është i madh dhe i çdo momenti, është i prirur të
dënojë gabimin e çdo lloji dhe niveli qoftë të njeriut të shtetit konkretisht
rendit dhe sigurisë së qutetarëve të Shqipërisë.
Në
këtë opinion e mundësi ai sikur nuk ka shumë nevojë për ligjin e ka një
përjetim të ashpër dhe opinioni i tij është i tillë, por ai harron rrethanat në
të cilën njëri apo tjetri ka ushtruar violencë ndaj tjetrit. Kjo dhunë e vrsje
segmenteve të shtetit ndaj qytetarit, Klodian, është disekuilibruese në
rrethanat që kanë të bëjnë dhe me privatësinë. Të drejten që gëzon individi
duhet ta mbrojë ligji.
Mbështetur
në rregullat morale dhe juridike, lipset të indentifikohen fajtorët, domosdo
duhet të provohet, sepse përgjegjësia penale gjithmonë është personale. Në
rastin konkret morali prevalon dhe pavarësisht përgjegjësisë penale të
kryepolicit Velia, ai duhet të japë dorëheqje për të letuar shumëçka, pasi
Ministri Lleshi në mënyren më të keqe të mundshme e më fyese u shpreh se dha
dorëheqje për asgjë... Edhe kanibal po të ishte s' do shprehej kështu për
shqiptarin... Oh, Zot!...
I
velur nga krimi , Velia, mos të hamendësojë se është Derriku apo Polat Alemdari
i filmave, por një polic i rëndomtë si njëri prej 12 mijëve të tjerë , ose edhe
më keq...
Ky
veprim do lehtësonte edhe prindërit e familjen e Klodianit që gjithë jetë
luftuan, punuan, sakrifikuan për bimen e zemrës e në fund, ja sharruan
rivjedhësat me armë të shtetitit hibrid.( populli thotë mashkulli nuk është
kastravec me lulzue dy herë. Jeten ta fal Zoti, e veç Ai ka të drejt me ta
marrë, askush tjetër mbi këtë tokë e nën këtë qiell).
Për
krimet, arrogancën e abuzimet me
pushtetin, Ed- veri do marrë ndëshkimin dhe turpin e historisë më keq se
plehrat e neobllokmenëve që i dogjen minoren e të rinjtë klodian.
“Çdo
drejtues kur i jep detyrë dhe pune një njeriu të paaftë duke mos ja dhene atë
njeriut të aftë dhe që e meriton bën tradhëti ndaj ZOTIT”
Muhamedi
a.s.
Fondamentalizmi
fanatik ed- verian, për t' ju imponuar të gjithëve pikpamjet e tij për të
verteten përmes propagandës e gjysmë të vertetave gebelsiane kërkon të përligj
reagimin shkatërrues të tij edhe ndaj jetës së njerëzve në këtë kohë pandemie.
Kur
padrejtësitë lejohen për një kohë të gjatë dhe të drejtat e liritë e njeriut
merren nëpër këmbë nga sulltan Edi e" paria" e" Mbretit
Diell" nën filozofinë e slloganin famëkeq se" shteti jam une", e
keqja në kontekste sociale jeton kudo e mes nesh, prandaj kërkohet reagimi
përmes mos bindjes civile për të fituar lirinë e nëpërkëmbur nga ky shtet
hibrid gjysmë diktatorial i korruptuar hajn e i inkriminuar.
Duhet
të shembet një minutë e më parë kryeneobllokmeni Edi- Vin( e kuqe).
Pjesa VI
Pse ka shpresë jeta në
Shqipëri?
E
vjetër sa vet jeta: " Nuk ka luftë pa paqe & nuk ka paqe pa
luftë"! Çdo luftë e gjatë përfundon në paqe e çdo paqe e gjatë përfundon
me luftë....
Pas
drejtësisë vjen falja dhe pas faljes vendoset paqja e qëndrueshme!
Moralisht,
vrasja me dashje e të pafajshmit është një mëkat i rëndë kudo dhe pa
përjashtim. Kjo rëndohet shumëfish, kur
vrasësi është shtetar në shërbim e me armë të institucionit nga i cili paguhet
përmes taksave të qytetarëve, si rasti fatkeq si i vëllaut tonë Klodianit.
Papa
Gjon Pali II, në një shkrim ekskluziv që i pata marrë për Revistën"
Diplomacia"(2002) ndër të tjera që shpreh se pas 11 Shtatorit 2001, mbarë
bota është bërë më e ndjeshme për cënueshmërinë e personit dhe shoqëria
njerëzore duhet të ngjallin shpresën e gjendjeve shpirtërore me optimizmin e
jetës e me bindjen që e keqja, il mysterium iniquitatis nuk e ka fjalen e
fundit.
Sh.
Tij, anonçoi devizën aksiomatike: " Nuk ka Paqe pa Drejtësi, e nuk ka
Drejtësi pa Falje"!
Tani
të gjithë aktorët e të mirës së shtetit shqiptarë, qytetarët, opinionistët dhe
institucionet e standarteve perëndimore si dhe lëvizja e të rinjëve Klodianist
kërkojnë Drejtësi, përfshirë këtu edhe familjen.
Nëse
vendoset drejtësia nga shteti për këtë krim makabër me dashje, me shumë
vështirësi po do vijë edhe falja e paqja e qëndrueshme. Atëherë, Klodiani do na
shikojë nga qielli i 7, nga kopshti i Beatriçes i paqtë e i qetë...
Paqja
është fryt i drejtësisë, virtyt moral e garanci ligjore për të drejtat e
detyrat dhe shpërndarjen e barabartë të të mirave dhe detyrimeve në një shoqëri
demokratike, siç kërkojmë të ndërtojmë ne, në Shqipni prej mëse 3 dekadash.
Vrasjet,
ekzekutimet, hakmarrjet, gjakmarrjet, larja e hesapeve, vetëgjygjësia kanë
ekstremizuar shoqerinë shqiptare prej mëse shumë vitesh e sidomos këto 7 vitet
e qeverisjes së rilindjes, sepse s' ka funksionuar shteti i së drejtës.
Sistemin e drejtësisë e ka drejtuar vet" Mbreti Diell" i Bunk' Burgut
të Surrelit. Prandaj, është domosdoshmëri drejtësia për Klodianin që të
vendoset paqja në vend e të shkohet drejt pedagogjisë së faljes si dhunti
hyjnore e shqiptarit në shekuj...
Drejtësia
ligjore e ekspozuar në kufinjtë egoizmit personal dhe të grupit, kompletohet me
faljen që shëron plagët në thellësi të marrëdhënieve njerëzore të turbulluara,
sidomos për tensionet mes individëve, që kohët e fundit shfaqen në çdo ekran
televiziv fatkeqesisht për shqiptarët në pusht-etin e krimit e organizatave
kriminale me monopole partiake e politike...
Shqiptari,
historikisht e ka vlerësuar"Faljen" si Institut që i sherben
drejtësisë për të garantuar rend e qetësi, për të ndaluar armiqësinë e brisht
dhe për një shëndoshje të plagëve që kullojnë gjak në shpirt. Pra, drejtësia
dhe falja janë thelbësore.
Por,
Falja është e vështirë për t' u arrit edhe në vendet e kombet e emancipuara
anglo- sanksione. Po ju sjellim një rast që e verteton çfarë thamë më lart; Që
nga 1972, Sam Malcomson, rekrut i policisë Irlandeze, i plagosur nga IRA në një prit kur i kërkojnë ta falë e ta
harrojë shprehet, se ata po kërkojnë tmerrësisht shumë...
Prandaj,
gjykojmë se Shqipëria ka nevojë që pas drejtësisë për krimet e komunizmit dhe
rastet e fundit të krijoi një Kuvend institucianal me gjithë faktorët relevant
mbarëkombëtar e të ndërtojmë institucionin e FALJES.
Falja
është thelbësore për të ndërtuar paqe të qëndrueshme brendashqiptare dhe për të
shmangë konfliktet me dhimbjet e tyre.
Edhe
pse e vështirë për t' u pranuar nga shqiptari, modeli i Gjeniut, Anton Çeta
lypet të jetë busull orientuese. Falja në thelb është një zgjidhje personale,
opsion i zemrës kundër instiktit spontan të shpagimit të së keqes më të keqe.
Ne, shqiptarët pa dallime, feje, ideje, krahine duhet të arrijmë që përmes
etikës e kulturës shpresohet në një" politikë të faljes", në familje,
shoqëri e institucione juridike, ku drejtësia merr fytyrë njerëzore. Rasti i
Klodianit është një precedent për të arrit këtë hop cilësor në shoqërinë e
vlerave e standarteve të civilizimit perëndimor që mendojmë të ndërtojmë të
gjithë së bashku.
Falja
nga individi bëhet e nevojshme edhe në nivel shoqëror.
Njerëzimi
vuan sepse s' di të pajtohet e s' di të kërkojë falje. Kusht i zhvillimit për një
paqe të vertetë është e mundur vetëm me falje si forcë e madhe shpirtërore,
hyjnore te ADN- ja, hyjnore Pellazgo- Iliro- Dardano- Shqiptare.
Papa
Gjon Pali ndër të tjera shprehet se Shpresa përmes sundimit të paqes së vërtet,
prek zemrat më të ngurta edhe me faktin e gjakut që ende e kam të freskët në mendje, më ka
nxitur të rimarr një refleksion që shpesh e përherë buron nga thëllësia e
zemrës time e ndjenjës shpirtërore ndaj të mirës.
Rendi
social në sistemet totalitare të nazizmit e komunizmit barbarisht është
dhunuar, prandaj që të vendoset plotësisht rendi i thyer duhet të bashkohen dy
shtyllat e paqes së vërtetë; drejtësia e falja si formë e veçantë e dashurisë
në caqe alternative.
Falja
i kundërvihet mërisë hakmarrjes e jo drejtësisë. Paqja e vërtet në realitet
është "vepër e drejtësisë". Qysh prej 15 shekujsh tingëllon mësimi i
Agustinit të Iponës, se kur paqja arrihet me ndihmën e të gjithëve, konsiston
në tranquillitas ordinis( në qetësinë e rregullt), ( Cfr. De civitase Dei, 19,
1e).
Paqja
është fryt i drejtësisë, virtyt moral e garanci ligjore për të drejtat e
detyrat dhe shpërndarjen e barabartë të të mirave dhe detyrimeve.
Drejtësia
ligjore e ekspozuar në kufinjtë egoizmit personal dhe të grupit, kompletohet me
faljen që shëron plagët në thellësi të marrëdhënieve njerëzore të turbulluara,
sidomos për tensionet mes individëve.
Familja
shqiptare ka nevojë të ndjejë në kujtesë arsyet e sigurta të shpresës sonë në
një shoqëri vullnetmirë nisur nga e mira e vërtetë e njeriut me perspektivën e
të mirës së përbashkët , larg urrejtjes, hakmarrjes e lakmisë për shkatërrim.
Vullneti
i drejtësisë e i pajtimit duhet të sundojë mendjen e zemrën e çdo shqiptari për
një marrëveshje historike konstruktive. Kjo kërkon dimensionimin e dinjitetit e
madhështinë e personit duke përhapur një vetëdije më të madhe të unitetit
brendashqiptar.
Për
një qasje jo të dhunshme drejt ndryshimit, Dr. Martin Luther
King
pati thënë: "
Rezistenca
jo e dhunshme nuk është një metodë për frikacakët: ajo ekziston ....(Ajo) nuk
kërkon të mposhtë ose
-poshtërojë
kundërshtarin, por të fitojë miqësinë dhe mirëkuptimin e tij. Rezistenti jo i
dhunshëm, shpesh duhet të shpreh protestën e tij përmes mosbashkëpunimit dhe
bojkotimit, por kupton se këto nuk janë qëllime në vetëvete; ato janë thjesht
mjete për të zgjuar një ndjenjë të turpit moral tek kundërshtari".
Tani
jemi në fund. Ka ardh koha për ndryshim. Kjo është koha e duhur! Ky është
momenti t' i largojmë shqiptarofobët nga shtetit, pusht- eti, qeveria e kudo
qofshin e jetofshin...
Ka
ardh koha për rotacion, politik, rotacion, elitash, rotacion, brezash e vlerash
para se të jetë vonë e të ndodhi revolucion nga adoleshentët e me pasoja
shkatërruese...
Të
gjithë së bashku për më shumë Drejtësi, Paqe, Liri- Demokraci, Shqiptarizëm,
Falje Hyjnore!
Mjerë
Ata që gajasen së qeshuri nga Lufta e qajnë, nga Paqja e Falja!
Oh,
sa mirë me qenë Shqiptar, pa këta pusht- etarë!
Je
suis Klodian!
Përkushtimisht
me dashamirësi vëllazërore, sinqerisht e shpirtërisht si gjithmonë, Juaji
Astrit Memia!
Prof. Asoc. Dr. Av. Astrit Memia, Kryetari i Forumit"
Imazh & Media"