Nxitje për këte shkrim u banë komentet dashamire për studimin tim të shkurtë “Gjon Gàzulli, astronom dhe diplomat i shek. XV”. Me këte rast due t’i falnderoj të gjithë për fjalët e ngrohta. Por çka më shtyni ma shumë me shtri këto radhë, asht një shënim i Prend Buzhalës, se “Kombet tjera, po të kishin figura të tilla, do t'i pagëzonin menjëherë universitetet e veta me emra të tillë!”...