E merkure, 11.12.2024, 06:45 AM (GMT)

Editorial

Lavdrim Lita: Jo, Obama nuk banon në Shqipëri

E premte, 05.11.2010, 09:59 PM


Jo, Obama nuk banon në Shqipëri

 

Nga Lavdrim Lita

 

Kush do të thoshte në Shqipëri: është faji im?

 

Barack Obama, edhe pse i trullosur pas katastrofës elektorale, ka thënë “Është faji im, jam unë përgjegjës për humbjen”. Ka shtuar se, si lider do të dëgjojë zërin e sovranit, dhe se do të ndjekë orientimin elektoratit amerikan që i kanë dhënë triumfin republikanëve. Barack Obama është një president amerikan. Ai është një demokrat i vërtetë. Nëse do të kishte qenë shqiptar, së paku do të shante: ç’mut fati cinik. Ose do ti hidhte fajin dikujt tjetër. Do të kishte thënë ka një komplot, ka krim elektoral, ka vjedhje të votës. Ose do t’ia hidhte fajin një pjesë të popullit.

Kjo që thash nuk është thjeshtë një konstatim antropologjik, porse është një sjellje tjetër ndaj demokracisë. Në demokracinë e konsoliduar amerikane të humbësh ose të fitosh është një opsion normal. Kurse në bi-polarizmin primitiv shqiptar, akti i parë i atij që humb është shfajësimi vetjak. Dhe akti i dytë është de-legjitimimi i fitimtarit. Këtë e kemi konstatuar direkt pas zgjedhjeve të 28 qershori. Nuk do sqarime të mëtejshme.

Ndërkaq të thuash, si Obama, se duhet pasur parasysh orientimi i opinionit publik sepse është një gjest fisnik i atij që di të mbajë  me nder edhe në humbje. Ky konceptim që është i panjohur për politikën shqiptare. Mirëpo duhet sqaruar se Obama nuk tha se do të ndryshojë linjën e tij politike: sepse kjo do të ishte populizëm i pastër. Porse ai ka në vëmendje reagimin e qytetarëve të tij të shprehur lirisht me votë: kjo është demokraci.

Në Shqipëri nuk ndodh kurrë. Kur humbin, të humburit akuzojnë akuzojnë fitimtarin e kanë vjedhur vota, bile edhe popullin (për shembull: komisionarët e votës). Nuk gjejmë kurrë një lider që të thotë si Obama “kam humbur! Është përgjegjësia ime!”. Dreqi ta marrë. Aq e vështirë është?

Përkundër kësaj gjejmë me shumicë ata që gjejmë alibi nga më patetiket, që qahen për manipulime, që akuzojnë kundërshtarin për krim elektoral. Etj. Nuk gjejnë përgjigjen se përse kanë humbur një palë zgjedhje. Nuk ka analizë serioze, ka vetëm teori akuzatore. Janë pyetje që mbesin pa përgjigje reale. Përkundrazi, ka prej atyre që mohojnë çdo përgjegjësi, nuk bëjnë asgjë për të përmirësuar gabimet e bëra dhe sillen sikur procesi vjen nga qielli. Të mundur në zgjedhjet e presidenciale nga Obama, republikanët reaguan me energjinë e lëvizjes së çajit, Tea Party.

Një gjë e tillë nuk ndodh në Shqipëri, oligarkikë humbëse, i largohen marrjes së përgjegjësisë, ndonëse synojnë të ripërtërijnë fuqinë e tyre.

Në Shqipëri nuk ndodhë kurrë sepse nuk kemi Obama por se kemi Rama. Një politikan i papërgjegjshëm që s’pranon faje, që thërret kudo për komplot, për krim elektoral, se ka pasur vjedhje të votës. Alibia më patetike  e opozitës së sotme është se, ne, i kemi fituar zgjedhjet porse Sali Berisha na i ka vjedhur. Prandaj u shfajësua kështu në Kongresin e PS-së që e rizgjodhi atë sepse edhe anëtarësia  e që e votoi e besoi sapunin për djathtë. Ndonëse ata nuk dinin më pas se Rama do të akuzonte 20 mijë komisionarë socialistë se kishin shitur votën. Janë sjellje që shkarkojnë çdo përgjegjësi në ndonjë komplot të errët, që e akuzon tjetrin si viktimë të propagandës së fitimtarit. Është një sjellje që eliminon çdo përgjegjësi dhe zhvlerëson çdo vendim të sovranit. Kemi të bëjmë më një demokraci që njeh vetëm një ndjenjë faji: atë të tjetrit!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora