Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (IV)
E thamë haptazi dhe paksa tërthorazi më sipër se shembujt e asnjanësve të përfshirë në FShS (2002), nëse nuk kuptohen si shembuj të vetëm e jo si shembuj përfaqësues, sidomos e kemi fjalën për tipin e asnjanësve me prejardhje prejpjesore, atëherë lënda e tillë del shumë e mangët dhe e varfër në raport me realitetin. Së këndejmi, kjo mosnjohje e realitetit, madje mund të krijojë apo mbase edhe do të ketë krijuar keqkuptime në përmasa jo të vogla tek një numër i konsiderueshëm të...






















