Elvi Sidheri: Sërish për gjakun tonë dhe atë turk!
Ndodh rëndom që edhe kur duam t’i largohemi një teme dhe t’a lemë mundësisht jo në harresë, por sidoqoftë të mos merremi me të për ca kohë, ajo prapë na del para syve.Ku na u shfaq herën e fundit, do thote dikush?Po ja, pati këto javët e fundit edhe një tjetër vizitë “vëllazërore” turqish, në zyrat e institucioneve shqiptare.Udhëtime e vizita reciproke diplomatike do të ketë gjithmonë mes shtetit tonë dhe vendeve të tjera, s’ka asnjeri gjënë më të vogël kundër kësaj.Por kur këto shkëmbime bilaterale hyjnë në një fenomen më të gjërë, në të ...

























