Zeqir Lushaj: Ta ''dhjesim'' presidentin?
Ç’farë do që të themi, për këta të dy burra, pra, për binomin Siemez: “Nano=Berisha”, e dijmë se, nuk kemi thënë asgjë të re. Pse? Sepse, për këta “robë zoti”, as për mirë, as për keq,(siç thotë një kangë e vjetër për Bajram Currin:” …nuk është lanë ndonjë fjalë pa i’thanë, / E kem’ sha, me babë e nanë(!!), /…”), tash 17 vjet demokraci, 17 vjet tranzicion e tollovi. Jo vetëm se, nuk i jap ndonjë gjë të re lexuesit, por, as nuk due “ta prishi gojën”, me këta burra, ç’ka nuk është fort, as në natyrën e shkrimeve të mia. More, në fund të fundit (Të rrijmë shtrembër e të flasim drejtë), unë, autori i këtyre radhëve, i kam patur (dhe mendoj se i kam akoma), që të dy...



















