Ismail Kadare: Përse doja gjeneral Lleshin për President
Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, i ka propozuar Edi Ramës, por dhe kryetarëve të tjerë të partive parlamentare, emrin e zëvendësshefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Sandër Lleshit.Shkrimtarin e kontaktuam në Paris tek ndiqte në distancë zhvillimet e vrullshme politike në Tiranë. Në telefon, Kadare tha për “Panorama” se nëse Rama e ka propozuar në tryezën e partive parlamentare emrin e ushtarakut të lartë të Forcave të Armatosura, liderët e tjerë politikë e kanë...























