E diele, 03.08.2025, 04:16 PM (GMT+1)

Intervistë e Fatmir Mingulit për poetin Adem Zaplluzha

Vetmia për poetin është një dhuratë hyjnore, që mund të konsiderohet si një vetmi morale. Vetminë fizike dhe vetminë morale e ka përjetuar edhe Shën Pali që e solli në Iliri dashurinë ndaj Jezu Krishtit, që ka qenë dhe ka mbetur Zoti i të parëve tanë...

Vilhelme Vranari Haxhiraj: Requiem për Linën

Fundviti 1962. Atë mbrëmje të tridhjetë dhjetorit Eva ishte tejet e trishtuar. U shtri por pa gjetur qetësi. Një dhembje koke nuk e linte të mbyllte sytë. Sa herë dëgjonte zilkën e portës, brofte në këmbë gjithë ankth.Diçka priste,...po çfarë...?Nuk i kishte mbushur ende të tetëmbëdhjetat, e megjithëatë kishte marrë një vendim të rëndësishëm. Tek e fundit ishte jeta e saj, e cila ishte e vetmja prone qe zoteronte. Ndaj donte ta trajtonte atë duke ndjekur zërin e zemrës, këngën e shpirtit...

Vlashi Fili: Mirësevini fëmijë të dashur

U dëgjua shpesh ky urim ditën e Dielë, më 09 Shtator 2012, në Qendrën Kulturore të Shoqatës“Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, ku zhvillon programin mësimor shkolla shqipe “Gjuha jonë”. Vinin njëri pas tjetrit prindërit me fëmijët për të filluar vitin e ri shkollor. Sadik Elshani, kryetar i shoqatës i priste buzagas, para hyrjes së Qendrës Kulturore. Takonte duart me prindërit, përshëndeste fëmijët dhe ju uronte atyre mirëseardhjen.Gjithë gjallëri, fëmijët “më të vjetër” të kësaj shkolle, që kishin mbyllur në ...

Ndue Dedaj: Hija e kodit të maleve

Ardhja e Ali Podrimjes në Mirditë, në fundin e vitit 2004, më ndërmend ngjatjetimet kohë pas kohe me shkrimtarët dhe studiuesit nga Kosova, duke filluar me Anton Çetën në vitin 1991, Zef Mirditën me 1999, Din Mehmetin në 2004-ën, Mark Krasniqin, Frrok Kristajn, Asllan Bajramin, Prend Buzhalën, Gjon Gjergjin etj. Sa herë bie në kontakt më shkrimtarë kosovarë, gjithnjë kujtoj me nostalgji mesin e viteve’70, kur isha gjimnazist dhe kisha ...

Vrasja e komisarit, zbulohet konflikti

Tiranë Shefi i policisë së Shijakut, Adem Tahiraj dhe i forti i zonës, Ilir Xhakja kryqëzuan armët përpara se konflikti për bllokimin e makinës të merrte rrjedhën e pakthyeshme. Skena “Western” në fshatin Katund-Sukth, e cila mblodhi mjaft kureshtarë, shënoi kulmin e debatit që do të përfundonte me 5 plumba në trupin e kryekomisarit. Burime të policisë së Durrësit bëjnë me dije se kontrolli rutinë në këtë zonë është nxehur ...

Xhulia Karavella: 30 kishat antike të Dhërmiut

Besimi fetar ndonëse i "sulmuar" shpeshherë nga fryma shkencore dhe teknologjike vazhdon ende të mbijetojë, në saj të misticitetit që përçon shpresa si dhe dëshira për të mësuar të paditurën. Kisha dhe objektet fetare në shekuj janë ndoshta dëshmia më e mirë që njerëzimi nuk dëshiron ta braktisë këtë pjesë të sajën. Me këto mendime që shpeshherë përbumben në subkoshiencën e gjithkujt marrim rrugën për në fshatin e Dhërmiut, i cili mbart shumë histori në lidhje me këtë tematikë. Kur kalojmë në Orikum ...

Avdi Ibrahimi: Jeta dhe Autori

Jeta ka ndryshuar diçka këto ditët e fundit.Sikur e ka harruar buzqeshjën,sytë e saj ngjyrë kafe duken se kanë humbur shkëlqimin e mëhershëm,në ata sy duket një shqetësim dhe pasiguri,ajo sikur ka një mosbesim të thellë kundrejt njerëzve,që e rrethojnë.Ajo më nuk beson çfarë i shpjegohet nga profesori në fakultet,prapa çdo ligjerate të tij ndjenë një gënjeshtër të qëllimtë.Atë e djeg dëshira e zjarrtë për të rrëfyer rrjetën e errët të sekretit të sajë dhe ta hedhë nga thellësia e zemrës botën e së ...

Përse duhet të realizohet filmi " Revolta e Spaçit"

Këto ditë fillimshtatori rastësisht u takova në Rinas me skenaristin dhe regjisorin Mark Topollaj i cili ishte së bashku me dy producentë italianë të filmit, me Xhuzepe Kolombo (përfaqsues i CIC)dhe Kritian Vitale të cilët kishin ardhur në Shqipëri për të gjetur mbështeje financiare për filmin " Revolta e Spaçit", njëkohësisht për të parë nga afër disa sheshe xhirimi. Të dy producentët vinin për herë të parë në Shqipëri prandaj Shqipëria për ta ...

Poezi nga Faton Mehmeti

Këtyre rrugëve të Dunavëverininë e kaloveme punë të krahut e plot me djersëjetën e vështirë e sfidovebashkë me lista që rritenu bëre Nënë Këto rrugë gjëra sa kalojasi hije më vije passikur më tregoje me nostalgjilojërat si fëmijë që t'i bëje...

Selim Nëngurra: Jo ma Sulltani, por Erdogani

Ditë e merkurë. 12 shtator 2012. Kisha disa punë në një institucion të komunës dhe kur u bana gati të dalë nga shtëpia, zonja ime më tha: - Të lutem më prit pak se po vi edhe unë me ty. Derisa ti kryen punët e tua unë do shetis pak në qendren afariste STORBYEN sepse po merzitem vetem në shtëpi. Së bashku dolëm nga shtëpia dhe unë rrugës deri në qendren e qytetit derisa ngitsha veturen, mendja më shkonte te shendeti im që papritmas u rrenue e ma shumë te ime shoqe e cila pas disa ditëve do i ...

Marjan Sebaj-Sopi: Krishterimi religjioni më i vjetër në Kosovë

Dikur në Ipeshkvninë Shkup-Prizren, në një hapësirë prej 46.500 km², jetonin diku rreth 3 milion Shqiptar. Me përqindje rreth 96% përbënin shqiptarët të konfesionit mysliman dhe diku rreth 4 % ata të konfesionit katolik.Vitin 1967 Selia e Shenjtë emëron Mosn. Joakim Herbut (greko-katolik), nga Kulla, (Vojvodinë), ordinar, dhe Mons Nikë Prela (1918-2006) shqiptar i lindur në Kotorr, Mali i Zi, ipeshkëv ndihmës “sedi datus” për besimtarët shqiptarët të Ipeshkvisë Shkup-Prizren ...

Tomë Mrijaj: Lutja në 49-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë: “Paqe në botë dhe liri për popujt e robnueme”

Historia e klerikut të shquar Mons. Dr. Zef Oroshi, është e lidhur me vendlindjen e tij në Kaftall të Oroshit, aty ku zënë fill ngjarjet e mëdha të Derës së Kapidanëve të Mirditës, që për pesë shekuj me radhë luftuan pareshtuar kundër mizorive të Perandorisë Otomane, duke ruajtur gjithnjë identitetitn kombëtar, gjuhën, fenë, traditat dhe kulturën tipike iliro-arbërore-shqiptare.Më 23 Nëntor të vitit 1912, pikërisht pesë ditë para Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorën historike, në ato ditë, kur vendit i vinte ...

Ksenofon M. Dilo: Burri matet me zemër

Shquajne vlerat e larta te zagoriteve te pare , nder i races shqiptare. E kaluara nuk mund te hidhet mbas kraheve ne kete vend ku dhe arkitektura e shtepive ruante mençurine e brezave . Ish vene ne pune mendja dhe zemra ne ato dykateshe te gurta, kultura dhe dashuria pèr Memedhenè ! Habisnin dhe te huajt shtepite eHaritejve me ate madheshti … siper atyre shkembenjve…. Pa goje mbeteshe kur hyje ne shtepine dykateshe te Dedulajve ...

Lek Mrijaj: Rapsodi i Kombit Gëzim Kodraliu

Kënga populIore është vlerë e trashëguar e krijimtarisë poetike të një populli, e cila është ruajtur e zhvilluar duke u bartur brez pas brezi histori te ndryshme te kaluaren tone te lavdishme prej kohes se Ilireve deri ne ditet e sotme.Shumë lIoje të këngëve, që lidhen me ritet e ndryshme familjare e shoqërore, janë ruajtur në sajë të kujdesit të përgjithshëm, sepse interpretues dhe bartës të tyre kanë qenë shumica njerëz të rëndomtë personalitete kombetare-atdhetare-patriotike, që iu kanë bashkuar...

Mustafë Shabani: Bashkbisedim mesë dy vëllezërve

Unë isha duke bluar në kokë intervistën e filluar me Z.A.Përgegaj,dhe fjalia e tijë më tingëllon në kokë ku do të thoshte:“Unë nuk guxoj dhe nuk mund të hesht të kaluarën tonë, ajo do më vriste më shumë se sa një plumb vrastar...“ derisa Z.Ralf po lexonte autobiografin e tij,i cili mes tjerash thotë:Krijimet dhe krijimtaria e Z.A.Përgega adresojnë dhe prekun me mprehtësi e imagjinatë të holl e profesionale tema, që nga realja deri te abstraktja...

Kozeta Zylo: Fitorja e Mark Gjonaj ogur i mirë

Shqiptari i Amerikës Mark Gjonaj fitoi vendin e merituar në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut.Z.Gjonaj udhëhoqi një fushatë të ndershme dhe plot kulturë në zonën elektorale 80 të në qytetin e Bronxit të Nju Jorkut, ku siç dihet në këtë lagje jetojnë një numër i madh shqiptarësh.Fushata e tij për kandidim në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut ...

Baki Ymeri: Një lule e bukur e dritës së gjallë

Mendimet e poetit zbresin nga qielli për kultivimin e gjuhës dhe mbrojtjen e shpirtit. Vepra e tij është një gurrë e gjallë e ujit të ëmbël që i mjekon plagët e hidhërimit. Thonë se armiku më i madh i njeriut është marrëzia, por kur vjen fjala për vlerat letrare, konstatojmë se poezia është armiku më i madh i marrëzisë, një lule e bukur e dritës së gjallë. “Kanë humbur të gjitha ngjyrat e luleve/ Nëpër dritën e diellit/ Nuk depërton/ Asnjë rreze ...

Ibrahim Hajdarmataj: Konferencë shkencore në Prishtinë

Për dy ditë me rradhë në Akademin e Shkencave dhe te Arteve te Kosovës, u zhvillue konferenca shkencor: “- Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”,organizuar nga Akademin e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Instituti i Historisë Prishtinës.Merrnin pjesë delegacione të ardhura nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Maqedonia, Turqia, Hungaria...

Zejdush Kastrati: Jo ”Bunga- bunga”, por luftë korupsioni

Të shtunën e kaluar, në Prevallë ,në njërin nga hotelet ku jo rrallë, kanë pushuar, dhe janë akomoduar, edhe liderët e rajonit,pushonte edhe një përson i Eulex-it,gjegjësisht një përsonalitet nga një shtet me ndikim të madhë në Bashkimin Europian e më gjërë, dhe, meqë, ishte, në shoqëri, edhe të një kolegeje, time, nga Anamorava, që e njihja kaherë, pas ftesës, që ti bashkohem, sa për një kafe ,iu bashkangjita, dhe gjatë një ore, sa qëndrova me ta ,e vetmja gjë, që më la përshtypje,ishte shqetësimi, që po ...

Blerim Ramadani: Detyra dhe leksione nga Brukseli

Është bërë tash më traditë e njohur në vend, që sadoherë që na shfaqet ndonjë problem i brendshëm, qoftë politik, ekonomik apo institucional, qeveritarët tanë dhe fytyra të njohura politike i’a mësyjnë menjëherë Brukselit, si tryezë për vajtimin e halleve para evropianëve edhe pse nuk duan ta kuptojnë se të njejtët me vetëdije i kanë prodhuar këto produkte me ambalazhin “Made in Macedonia”...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx