Mendime
Dedë Preqi: Imagjinim i frymëzuar nga Jezusi
E hene, 24.12.2012, 01:05 AM
IMAGJINIM
I FRYMËZUAR NGA JEZUSI
Nga Dedë Preqi
Tani po
afrohet fundi i vitit. Gjatë vitit janë shënuar ngjarje të ndryshme, disa prej
tyre kanë lënë mbresa të mira dhe nuk mundëmi ti harrojmë lehtë, por edhe ato
ngjarje që nuk kanë lënë përshtypje të
mira, në një mënyrë duhet të pajtohemi, sepse vetë jeta i ka peripetitë e veta,
të cilat na mësojnë, apo na tërheqin vëmendjen, që të punohet ,apo të qeveriset
jeta ma mirë.
Gjithherë
fundi i dhjetorit është edhe fundi i një viti, me ç’rast njeriu duhet të
ndjehët i gëzuar, apo i dëshpëruar nga përjetimet e veta gjatë kësaj kohe.
Gjatë dhjetorit shënohen edhe festa të ndryshme, që ia shtojnë vundvitit
madhështinë .
Para
vitit të ri , në fund të dhjetorit, në mes datës 24-25 dhjetor është Ditëlindja
e Jezuesit,apo „Krishtlindjet“,sikur quhen
në gjuhët e ndryshme të botës.
Të gjitha
festat e vitit janë festa të njerëzimit, janë nderime të cilat njeriu i shpreh
ndaj idhullit të vet, që ia përkushton dhe e adhuron , në shenjë respekti e
dashurie dhe besimi i tyre në zotin.
Ashtu si
çdo vit tjetër,në fund të vitit vijnë edhe „Krishtlindjet“, me ç’rast bëhët një manifestim i madh nga popujt e
shumë vendeve të botës krishtere, nga të cilët adhurohet Jezuesi dhe lindja e
Jezusit fëmijë.
Plot
njerëz gjatë këtyre ditëve grumbullojnë
dhurata të ndryeshme për ta festuar Vitin e Ri, ashtu edhe për ditëlindjen e Jezusit, të cilat
dhurata i shpërndajnë njëri-tjetrit,në shenjë respekti e dashurie, në shenjë
gëzimi dhe lumturie.
Sa do të
ishte i gëzuar edhe Jezuesi, sikur të gjithë fëmijët e botës do të shpërblehen,
jo vetëm në këto ditë feste, por në gjitha festat tjera dhe gjatë vitit, pa dallim edhe ata në Irak, në Avganistan e Pakistan,
në Egjypt , Palestinë,Siri e Liban, dhe
në gjitha vendet tjera ku troket lufta dhe
varfëria, të mbretërojë paqa dhe dashurija.
Të gjitha
mediumet e botës japin komente të ndryshme me rastin e kësaj feste, e cila ka
për qëllim ta përkujtojmë lindjen e
Jezusit fëmijë,i cili vjen në këtë botë para 2 mijë e sa vitëve, për të
përsonifikuar fëmijët e po sa lindur
engjuj, dhe në këtë rast Jezuesi lind si një njeri i jashtëzakonshëm, që
ndërmjetëson me zotin dhe në shenjë të dashurisë ndaj zotit dhe për mëkatët
njerëzore, Jezuesi shpërblehet me vuajtje deri në amshim.
Krishtlindjet
janë festuar edhe më herët, sëcili popull duke e festuar me ritet e veta, por
festat janë bërë në një mënyrë të thjeshtë, ndoshta më bujare se sot, por si do
që të jenë ato, me siguri që Jezuesi do ti falenderoj, sepse e përkujtojnë
lindjen e tij.
Krishtlindjet
nganjëherë bëhën shumë madhështore, ku tryezat janë të mbushura e të
stërmbushura me ushqime të lloj-llojshme, por kjo ndoshta nuk do ti pëlqejë aq
shumë Jezuesit, edhe pse njerëzit tubohen dhe argëtohen deri në orët e
mëngjesit, nëse nuk i kujtomë edhe ata që i shtrojnë tryezat e zbrazura dhe
ndoshta pa asnjë lloj ushqimi, duke festuar vetëm shpirti i tyre dhe më
hareshëm, duke shpresuar se një ditë edhe tryeza e tyre do të mbushët plot, të
cilët e meritojnë edhe ata të jetojnë të lumtur në këtë botë sikur të tjerët.
Pse
jo,nuk është e çuditshme dhe pse është e
ndieshme, se ka plot njerëz të cilët
festojnë ditë e natë Krishtlindjen, apo KurbanBajramin, megjithatë nuk e dinë
pse festojnë …?
Duke
kujtuar një aheng të mrekullueshëm të
Krishtlindjes, të organizuar bukur dhe të ftuar plot miqë e shokë dhe dashamirë të rrethit të ngushtë familjar, dhe tryezat e mbushura plot me pije e
ushqime ndër ato më të shieshme, duke
festuar deri në orët e mëngjesit, të
cilët ishin të gëzuar deri në kulmë.
Kishte
edhe plot dhurata, të mbështjella me dekore të ndryeshme, të cilat do të
shpërndaheshin me rastin e Krishtlindjes, por asnjëri nuk e respektoj kohën kur
ato duhet të shpërndahen dhe të llogarisin momentin e lindjes së Jezuesit, për
të cilën bëhëj gjithë ai aheng i mrekullueshëm.
Kjo
ngjante sikur sëcili dëshironte që ti
shuaj apetitet e veta me ushqime dhe pije, me ç’rast nuk i interesonte për ngjarjen e cila lidhej
me manifestimin e Krishtlindjes dhe ajo që ishte më e rëndësishme, Jezuesi as
që ishte ftuar në këtë ahëng, dhe as mysafir nderi i kësaj hareje.
Dikur nga
mesi i natës, njerëzit filluan ta humbin kontrollin,dhe ata që kishin pirë
shumë dalloheshin nga brohoritjet, ndërsa disa të tjerë duke kënduar dhe
vallëzuar në harmoni, e kishin gjetë mënyrën më të mirë të argëtimit. Por,
gëzimi më i madh i ahëngut ishte kur fëmijët e gëzuar i mbanin dhuratat në
dorë, duke ia dhuruar njëri-tjetrit dhe
duke i uruar Krishtlindjet.
Një njeri
nga mesi i të ftuarve u vesh në rroba të kuqe dhe kishte vendosë një mjekërr të
bardhë, ndërsa fëmijët dhe të rriturit e ndiqnin pas, duke brohoritur „baba
dimër“,i cili dukej i dehur nga alkooli kur i nxirrte fjalët për ta
përshëndetur dikënd, pothuaj se gjithë ai ahëng po bëhëj për nderin e tij.
Ndoshta
edhe këtë herë e kishin harruar Jezuesin pa e ftuar, por gjithë ajo festë aq
madhështore që bëhëj për lindjen e tij, atë se kishin ftuar fare, së paku të
vendosej në një kënd të shtëpisë, jo me ngrënë e as me pi, por të shoqërohej me
njerëz, apo të merr mesazhe dhe urime për ditëlindje.
Nuk është
befasi, edhe pse ndodhin plot ngjarje të pa pritura, ku disa tentojnë t’ia
mbyllin derën...por zemra e Jezuesit është e butë, është e ëmbël dhe e qetë për
sëcilin njeri, zemra e tij është e durueshme, edhe aty ku nuk është i ftuar,
apo harrojnë njerëzit për ta ftuar, ai do të arrijë me gjithë zemër në atë vend
dhe do të përpjekët që në mesin e njerëzve të mbretërojë paqa dhe dashurija
njerëzore.