E hene, 26.07.2021, 02:17 PM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Tallje greke me Kishën Shqiptare

E premte, 21.12.2012, 08:15 PM


Një tallje greke me Kishën Ortodokse Shqiptare

Nga Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake)

O shqiptarë, që me të vërtetë të arrimë pavarësinë duhet të jemi të vetëdijshëm se këtu në tokë jemi të gjithë të ndërvarur.


Është fakt i pakontestueshëm se autonomia e kishave/xhamive shqiptare nuk është vetëm çështje e besimtarëve të sajë, por e të gjithë kombit. Prandaj, kemi obligim kombëtar/atdhetar të reagojmë me dinjitet kur shikojmë haptas këto devijime shumë të rrezikshme për qenien tonë kombëtare.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë duhet medoemos të udhëhiqet nga shqiptarët e jo grekët. Mjaft më tradhtisë. Kaluan 22 vjet të aktivitetit antishqiptar të pseudo-priftit grek Janullatos. Ky nuk e ka aspak mendjen të ik prej nga ka ardhur, përkundrazi, me vitet e pleqërisë së thellë (99 vjeçare) ka një prirje të shtojë aktivitetin - në vend që ta zvogëloj. Janullatosi të dëbohet. Ai nuk e njeh Zotin tonë, nëse rastësisht e njeh, le të afirmon të Madhin në Greqi.

Kësaj letre të shkurtër orientuese po ia shtojë 3 letra tjera plotësuese:

-     letra elektronike drejtuar drejtorisë së Zemra Shqiptare dhe Revista Drini

-     një letër (dokument – huazim) nga  Anastas PJETRI

-     një letër (dokument – huazim) nga  AT NIKOLLA MARKU

***

From: Aurel Dasareti <dasaretiaurel@yahoo.com.au>
To: "admin@zemrashqiptare.net" <admin@zemrashqiptare.net>; "ilirdardani@hotmail.com" <ilirdardani@hotmail.com>; "zeqirlushaj@msn.com" <zeqirlushaj@msn.com>; "revistadrini@ymail.com" <revistadrini@ymail.com>
Sent: Wednesday, 19 December 2012 1:35 AM
Subject: Që me të vërtetë të arrimë pavarësinë duhet të jemi të vetëdijshëm se këtu në tokë jemi të gjithë të ndërvarur.

Të nderuar bashkëkombës,

kemi obligim të shenjtë të kontribuojmë për zgjimin dhe përforcimin e ndjenjave Kombëtare, parakusht që të mbërrijmë synimet tona atdhetare, dekolonizimin, ribashkimin, demokratizimin dhe prosperitetin e tokave stërgjyshore; të ndërpresim vuajtjet e popullatës. T`i kthejmë Kombit krenarinë e vetë të papërsëritshme.

Pasionet njerëzore shndërrojnë njeriun nga diçka e thjeshtë në hero, në një qenie që kërkon t`i japë një kuptim jetës, pa marrë parasysh pengesat e frikshme.

Për rastin tonë konkret është koha t`i thuhet STOP z Pirro Priftit, të mos propagandoj më uzurpatorin e Kishës Ortodokse Shqiptare, shovinistin grek Janullatosin. Ju jeni fisnik nda tij duke ia botuar letrat ama z Prifti e keqpërdorë fisnikërinë e juaj, prandaj propozoj që të mos i botohen shkarravinat, vetëm letrat e mirëfillta. Zotëriu në fjalë “lumturinë” e tij, Janullatosin grek e identifikon me Kishën Ortodokse Shqiptare. Kjo nuk përkon, kjo provokon...

***

100 vjet Pavarësi, me kishë autoqefale greke

Nga Anastas PJETRI

Para 100 vjetësh, kur Fuqitë e Mëdha i thanë Venizellosit të Greqisë të zgjidhte, Ishujt e Mesdheut apo Vorio Epirin, ai zgjodhi ishujt duke thënë se Vorio Epirin e kishte në xhep. Aty ishte kisha greke dhe ai kishte besim të madh. Kisha greke, Kali i Trojës për shekuj e shekuj me rradhë. Nga peshkop Jakovi i 1912, që e ndaloi Babain e pavarësisë Ismail Qemalin të zbriste në Durrës e deri te ky i sotmi, fortlumturia Anastasi i 2012, që po e kthen Ungjillin në një vegël politike. Në mes tyre qëndron pavarësia jonë 100 vjeçare. Një nëpërkëmbje, një tallje e hapur me kishën shqiptare. Një tallje ortodokse me të krishterët ortodoksë. Ku grekët na qenkan një popull i zgjedhur, i krishterë, ungjillor dhe të tjerët, pra shqiptarët qenkan të padenjë të kenë një Hirësi, të zgjedhur nga kombi i vet. Kundrejt ortodoksisë shqiptare grekët kanë qenë vandalë sistematikë. Dhe ja kanë dalë në krye. Kanë qenë të zotë për të arritur ato çfarë kanë dashur.
Në vitet 1850/1851 shumë dokumenta të Manastirit të Shën Naumit u shkatërruan me urdhër të patriarkut grek. Vetë me gojën e tyre e pranojnë djegien e arkivave, të cilat hidhnin dritë mbi mënyrën e funksionimit të kishës shqiptare. Në sheshin e Manastirit të Shën Naumit, pas shumë e shumë urdhërave iu vu flaka të gjitha dorëshkrimeve, në të cilat tregohej elementi autonom i ortodoksisë shqiptare, i shkëputur nga ai i Greqisë. Kjo ishte njëra anë. Ana tjetër që i dha goditje autoqefalisë në kishën ortodokse, ishte prania e turqve në trevat shqiptare, të cilët e sfumuan akoma më shumë elementin shqiptar. Parimi fetar u vendos mbi kombësinë. Që do të thoshte: Të gjithë ata që kishin një fe, për turqit ishin të një kombësie. Me fjalë të tjera, të gjithë muslimanët ishin një komb dhe të gjithë të krishterët një komb armik me ta. Nacionalistët grekë e kapën menjëherë këtë parim të administratës turke, me qëllim rrëzimin e mëtejshëm të autoqefalisë ortodokse, duke dalë me devizën: Të gjithë ortodoksët janë grekë. Pra ashtu siç thoshin turqit. Ja pse shkatërrimi i Mitropolisë së Ohrit dhe djegia e arkivave nga kisha greke ishte një gjëmë e madhe kombëtare, historike për shqiptarët. Pse? Sepse iu hoqën barrierat historike/fetare furisë helene për të greqizuar kishën shqiptare. Pra kemi një Shqipëri të zhveshur nga tradita e një kishe autoqefale, për aq sa ishte e mundur në atë kohë. Mbi të gjitha humbën dorëshkrimet e kësaj tradite. Ishin këto arsyet që e detyruan Fan Nolin me 1919 të shpallë kishën ortodokse shqiptare të Amerikës si kishë autoqefale. Kjo ishte vetëm fillimi. Mbetej akoma që kjo kishë të futej brenda territorit shqiptar, përveç të tjerash edhe për të shërbyer si pengesë ndaj synimeve politike të Greqisë, e cila përdorte gjithmonë kishën shqiptare.
U mbajt Kongresi kishtar i Beratit me 1922 që i dha formulën se si duhej të ishte kleri ortodoks shqiptar. E para kreu i kishës duhet të jetë nënshtetas shqiptar. E dyta të dijë gjuhën shqipe. E treta të gëzojë të drejta civile dhe politike. E katërta të jetë i racës shqiptare prei 3 brezash në Shqipëri. I tillë ishte dhe prandaj u bë fortlumuria e tij Visarion Xhuvani. Ai arriti ta vijojë traditën autonome nga 1919/1936. Ai mundi ta shqiptarizojë kishën tonë kombëtare, për ta shpallur përfundimisht autoqefalinë shqiptare. Prandaj s’është e vërtetë kur thuhet se gjoja në s’paskemi fare traditë për sa i përket autoqefalisë. Përkundrazi duhet thënë me plot gojën, se ajo që bëri V. Xhuvani dhe bashkëpatriotët e tij, sot është bllokuar pas 90 vjetësh. Ne kemi sot një Hirësi në krye të kishës tonë që nuk i plotëson pikat e formulës për hierarkinë kishtare. Të paktën këtë e kupton fare mire zoti Janullatos. Kisha nuk është një vend vetëm për t’ju lutur zotit, por është një vend ku ungjilli me gjuhen e vet tregon se si duhet të punojmë për kombin. Mirëpo këtë gjë s’ka se si ta kapërdijë Fortlumturia e tij. E gjitha kjo është një aventurë afatgjatë që nuk i shkon për shtat 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së një vendi. Një shtet i pavarur me një kishë ortodokse të drejtuar nga grekë. Ky është një fakt. Një fakt madje kokëfortë. Një fakt që sot përbën problem. Autonomia e një kishe nuk është thjesht çështje vetëm e besimtarëve të saj. Autonomia i takon, i intereson të gjithë kombit. Dhe këtu nuk pi ujë asnjë argument që ta kundërshtojë. As ajo e ministrit tonë të Jashtëm, kur thotë se kisha është e ndarë nga shteti. Budallallëqe dhe idiotizma. Sado ta justifikosh me të ashtuquajturat globalizma, integralizma e izma e izma të tjerë. Kaloi një kohë e gjatë. Tepër e gjatë. Dhe kur kalon masa e të zgjaturit në kohë, çdo gjë shkon në të kundërtën e saj. Çdo qëndrim i mëtejshëm në krye të kishës është në dëm dhe të vetë kishës ortodokse në përgjithësi dhe të vetë z. Janullatos në veçanti. Këtu nuk kemi të bëjmë me emrin e nderuar të z. Janullatos. Ortodoksia shqiptare dhe qeveria jonë e kanë vlerësuar se tepërmi personalitetin e Anastas Janullatosit.
Mbi gërmadhat e kishës ortodokse u ngritën gati 400 famulli. U krijua Akademia teologjike. U bënë me shkollë 150 klerikë. U ndërtuan 145 kisha të reja. U themelua qendra mjekësore me 24 specialitete në Tiranë si dhe 4 qendra të tjera jashtë kryeqytetit. Kisha ortodokse organizoi edhe një program humanitar për gati 40 mijë refugjatë gjatë luftës në Kosovë. Z. Janullatos pati një rol të padiskutueshëm në ngritjen e kishës ortodokse. Një personalitet i nderuar me medalje për kontributin e dhënë edhe për librat shkencorë dhe artikujt studimorë. Gjithsesi jemi në Ballkan. Sensibilitetet fetare sot janë modë, në mënyrën e jetesës. Feja është pjesë përbërëse e qytetërimeve. Dhe sot, kush ka sy e shikon se kemi të bëjmë me përleshje qytetërimesh. Në këtë kontekst, autoqefalia e ortodoksisë shqiptare është më e mprehtë se kurrë. Kjo merr theks më tepër se kudo në territoret ku banojnë shqiptarë, si një territor multikolor në çështjet fetare. Një komb si ky i yni në këtë 100 vjetor i shpërndarë në 5 shtete, çështja fetare është tepër e ndjeshme... E pra, për këto më sipër e të tjera si këto, z. Janullatos, prania e tij e mëtejshme e ka kaluar masën. Madje edhe ai vetë e ka kuptuar këtë gjë. Çështja është shumë e thjeshtë. Z. Janullatos është një grek etnik, me kombësi greke. I ardhur nga Greqia, marrëdhëniet me të cilën edhe sot e kësaj dite janë të ndera. Lëre se ç’thotë politika ditore, zyrtare e Athinës dhe e Tiranës. Z. Janullatos erdhi ne krye të kishës shqiptare duke shkelur dispozitat e shenjta të vetë Patriarkatit. Erdhi në krye një prelat i kishës që nuk ishte shqiptar, as për nga kombësia, as për nga shtetësia. Jo pak, por disa herë Anastas Janullatos s’ka qenë neutral, si shërbëtor i zotit, si kreu i KOASH në disa ngjarje, të cilat morën edhe ngjyrime politike. Rasti i vrasjes së një të riu në Himarë ku Hirësia e tij u shpreh me tone etnike ndaj ngjarjes. Skandali tjetër, ai i zhvarrimit të eshtrave të fshatarëve nga Përmeti për tu varrosur si ushtarë grekë la shije jo të këndshme dhe në vetë komunitetin ortodoks shqiptar, i cili po përgatitet të festojë 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Vetëm ky fakt i fundit, në këtë 100 vjetor, në meshën që do të mbahet, shqiptarët ndihen të fyer. Të krishterë e muslimanë, do festojnë pavarësinë nga turqit dhe ku i pari i kishës ortodokse është grek dhe jo shqiptar. Nuk shkon fare. Pavarësia dhe autoqefalia me në krye një të huaj përjashtojnë njëra tjetrën. Pavarësia është eveniment kombëtar. Gjuha është e para. Feja është e dyta në thelbësoren e një kombi. Ngjarja me e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë ishte autoqefalia e kishës ortodokse. Si ka mundësi në këto 22 vite, të mos përgatitej një shqiptar me rrënjë e me degë dhe të ishte në krye të autoqefalisë shqiptare? Sinodi i kishës ortodokse është grek. Pse? Sepse vetëm 1 prej tyre është shqiptar. Të tjerët janë grekë. Pra një shtet i pavarur me kishë ortodokse të varur. Ky është absurdi shqiptar i radhës. Të vjen keq kur shikon at Nikolla Markun e Elbasanit. I vetëm, i braktisur, si një zë në shkretëtirë, me tone tragjikomike i kërkon shtetit të tij 100 vjeçar, që kisha të jetë shqiptare. Hirësia të jetë nga kombi i vet. Si në të gjithë popujt ortodoksë të rajonit. Asgjë më shumë. Se Zoti në qiell nuk ekziston vetëm për hir të një grushti grekësh në tokë. Tallje ortodokse me të krishterët ortodoksë shqiptarë, nga z. Janullatos në këtë 100 vjetor të shpalljes së pavarësisë.

***

NË GJUNJË PARA POPULLIT TIM SHTROJ PYETJEN RETORIKE QË BURON NGA THELLËSIA HISTORIKE…..

NGA AT NIKOLLA MARKU- KISHA SHEN MARIA ELBASAN /

Përse ne shqiptarët ortodoksë londinez dhe shqiptarët në tërësi, pa dallim feje krahine dhe ideje të kudondodhur, duhet të kërkojmë me vendosmëri e këmbngulje të palëkundur, cdo ditë, cdo orë, cdo minutë deri në largimin një herë e përgjithmonë të tutorit, uzurpatorit, pushtuesit, shkombtarizuesit, dhëndrit të dhunshëm, imponuar dhe të pa celibruar në krye të fronit të Kishës Ortodokse të Pavarur Kombëtare Shqiptare Anastas Janullatos? Të nderuar bashkatdhetar shqiptarë të kudondodhur, në Shqipërinë londineze, në Kosovë dhe të gjitha trojet shqiptare, dhe gjithë shqiptarëve të cilët janë në mërgim, në artikujt tonë të botuar në mediat tona shqiptare, ne kemi treguar arsyet, argumentet dhe fakte të pamohueshme dhe të pakundërshtueshme për largimin e Anastas Janullatosit, bashkë me gjithë misionin e tij të dështuar, nga froni i Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare.

Misioni i kishës greko-shoviniste në Shqipëri me marionetën e tyre të quajtur Anastasjuss Janullatos është, të fusë përcarjen dhe vllavrasjen mes shqiptarëve, synimi i kishës greko-shoviniste është të shkatërrojë harmoninë dhe bashkjetesën fetare mes shqiptarëve e cila është e kultivuar dhe trashëguar brez pas brezi tek ne si komb, bashkjetesë dhe tolerance fetare e cila kishes greke, Janullatosit, Asfalise dhe shtetit Grek dhe atij Serb i vret syte. Keta shoviniste serbo-greke, spo pajtohen kurrsesi me kete realitet dhe bashkjetese tolerance , harmoni, respekt e dashuri brenda kombit ShqiptarNe shohim se bota e qyteteruar si ajo perendimore por deridiku dhe ajo lindore, na simpatizojne dhe na lakmojne per kete harmoni dhe bashkjetese shumllojshmeri fetare qe kemi si komb Shqiptar. Kisha Greke, kishte dhe vazhdon te kete ndikim dhe fuqi, qe ti benin presion kombit shqiptar, qe ne te pranonim ne krye te fronit te kishes jo nje kryepeshkop shqiptar, sic e permban statuti i saje, por me keto presione, shantazhe duke paguar, korruptuar, shantazhuar prifterinjte ortodokse, gjak-prishur-shqiptare, por dhe politikane shqiptare, qe keta te mos ta kundershtonin, por te pranonin kete kryepeshkop grek ne kundershtim me statutin e KOASH. Defakto me keto presione dhe shantazhe nga shteti dhe kisha greke, kane pushtuar, shkombtarizuan, nderruan-konvertuar statutin themeltar te kishes shqiptare duke vendosur me dhune Anastas Janullatos, qe per hire te vertetes, na eshte bere si burri i nenes i cili per mungesen e besimit pergjate 50 viteve ne Shqiperi, perdori gjithe dinakerine dhe mjeshtrine tipike greke per te qene padroni i kishes ortodokse. Padyshim qe Perendia do ta coje ne boten e ferrit, ku patjeter pa asnje dyshim e dileme, ai do te jete i lumtur ne fronin e perjetesise, per vepren e zeze ne dem te kishes ortodokse Shqiptare. Ai e meriton ferrin, sepse nderroi statutin, pasuesit dhe trashgimtaret ne krye te fronit te ortodoksise shqiptare. Ata do te vazhdojne te jene greke te ardhur nga nena shoviniste Greqi dhe te instaluar ne kishat manastiret ortodokse shqiptare me emrimet e vete shovinistit Janullatos. Prifterinje dhe kryepeshkope, te cilet si i pati graduar e emeruar kryepeshkope si ne Berat, Gjirokaster, Himare, Erseke, Korce etj, etj. Keshtu pasuesit e tije do vazhdojne rrugen, ambicjet dhe amanetin e tije monstruoz per shkombtarizimin e ortodoksise shqiptare, konvertimin e saje ne Greke dhe helenizimin e Shqiperise jugore.

Ky pseudo prift i Krishtit, ne jug te vendit tone me kohe ka ngritur infrastrukture arsimore-shkollore heleniste, ne fshatra qytete shqiptare, qe femijet Shqiptar qe jane kthyer ne vendlindjen e tyre me familjet e tyre , per shkak te situates ekonomike ne Greqi, ata duhet te vazhdojne ne shkollat greke qe u ka ngritur qeveria Greke ne jug te vendit me ndihmen dhe poshtersite, intrigat e Janullatosit, te Dules e Bollanos me aprovimin e baballareve shqip-foles te vet shpallur baballaret e kombit. Kete baballare me vulat, dekretet dhe votat e tyre ne parlamentin kinse te shqiptareve, i kane legalizuar institucionet shkollore, memorialet, kolegjet greke te ndertuara ne jug te vendit.

Te nderuar bashkombas Shqiptare, deri me tani, keto qe kemi prekur me larte, jane vetem maja e ajzbergut e puneve, veprave te pista e baterdive qe ka bere qeveria dhe Asfalia greke ne jug te vendit, te atdheut tone te shenjte me marionetat e tyre sic jane Janullatos, PBDNJ-ja e Vangjel Dules, Omonia e Bollanos dhe Spiro Kseras, Nikola Geixhit dhe sherbetoreve gjak prishur shqiptare, te veshur si prifterinje, te kthyer ne servile te kesaj makinerie heleniste te papare. Dhe ne mbyllje, deshiroj te theksoj se: argumentet qe kemi dhene dhe do vazhdojme te japim ne artikujt tone te mevonshem, qe nuk jane shpifje dhe trillime si ato te Janullatosit per te ashtuquajturin Vorio-epir Grek. Me vjen keq, por ky eshte realiteti ne Shqiperine tone jugore dhe qellimet prpaskenat dhe imagjinatat e Janullatosit dhe suites se tije per helenizmin e Shqiperise jugore. Pra te nderuar bashkatdhetare te kudondodhur, misioni kinse shpirteror kishtar ortodoks i Janullatosit si prift, i veshur me veladoni e priftit, kinse per ringjalljen dhe riperteritjen e ortodoksise Shqiptare, ka perfunduar me kohe dhe tani ai po merret me pune dhe vepra kriminale e baterdie te tjera kundra kombit Shqiptar, qe jane ne kundershtim me frymen e Perendise dhe te ortodoksise, me te cilen ai na reklamohet dhe identifikohet ne keto 22-vite ne Shqiperine tone te dashur dhe te shenjte.

Prandaj, le ti lutemi Zotit, te gjithe shqiptaret, pa dallim feje, krahine ideje qe te kerkojme dorheqjen e Janullatosit nga froni i kishes ortodokse Shqiptare, fron te cilin e mban te pushtuar per 22 vjet padrejtesisht dhe poshtersisht, ne dem te ortodoksise Shqiptare, nese ai nuk e ben nje doreheqje dhe largim te tille, atehere ne do te protestojme cdo dite, cdo dite, cdo ore dhe minute, te gjithe si shqiptare, ne cdo fshat dhe qytet te Shqiperise, si dhe para objektit te fronit te kishes ortodokse Shqiptare, ku ndodhet uzurpatori, pushtuesi Janullatos. Ne do te protestojme vendosmerisht, pafundesisht, deri ne largimin perfundimtar te tije nga froni i ortodoksise Shqiptare me parrullen e vetme dhe brohoritjet kunder Janullatosit do te jete, Janullatos, largohu, misioni yt nuk eshte fetar, ju e ndotni kishen ortodokse Shqiptare me shovinizmin tuaj Grek. Nese ke deshmi-argument, se je i derguari i Jezu Krishtit ne Shqiperi, na e jep me te voglin sinjal dhe deshmi, se je dora dhe fryma e Tije qe te ka derguar ne Shqiperi. Ne qofte se ke deshmi te tilla, ne do te respektonim dhe do te mbanim, jo vetem ne por dhe mbare bota. Ti Janullatos, nuk ke asnje lidhje me zotin tone Jezu Krisht, po te kishe, nuk do te mendoje per Vorio-epir, por do te denoje genocidin grek ndaj shqiptareve te Camerise.

Qirje Janullatos, largohu nga Shqiperia sa me pare dhe leri politikanet e Shqiperise rehat ne punen e tyre, mos ju bej ferre neper kembe, duke futur ne loje shtetin grek, kunder Shqiperise. Fiksoje njehere e mire se Cameria shqiptare nuk mund te harrohet dhe se shume shpejte ne Janine do te meshohet Shqip. Nese nuk largohesh me deshire dhe vullnetin tend, uragani i papermbajtshem i popullit shqiptar me peticjone, kerkesa dhe protesta, do te deboje nga rezidenca e spiunazhit, ku ti rri bashke me hienat qe presin ushqim nga ty. Qirje Janullatos, largohu, sepse ne kemi kuadro te shkelqyer tani per kryepeshkop dhe prifterinje, te cilet do ti sherbejne Zotit dhe popullit te tyre. Ne do ti sherbejme paqes dhe fqinjesise se mire, si nga ana shpirterore, ashtu dhe asaj religjonare, pa patur ne mendje shovinizem apo kolonizim modern sic ke bere ti deri tani.Prandaj, qirje Janullatos, largohu sepse ne kemi gjigande ne drejtim te kishes qe nga Fan Stilian Noli themelues i kishes ortodokse kombetare Shqiptare, kryepeshkopi i arte Visarjon Xhuvani si dhe muzikante me fame dhe fuqi te kishes si, Kristofor Kisi dhe Irene Banushi.Janullatos, ti nuk e ndalon perparimin e kombit Shqiptar ne nje shtet te vetem kombetar, Shqiperine e lire etnike dhe historike. Perendija qofte ne te drejten e njerzimit dhe te kombit shqiptar.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora