Mendime
Xheladin Zeneli: Bashkëqeverisja nuk është zgjidhje
E premte, 21.12.2012, 07:50 PM
BASHKËQEVERISJA
NUK ËSHTË ZGJIDHJE E PROBLEMEVE TË SHQIPTARËVE N? MAL T? ZI
Nga Xheladin Zeneli, New York
Në
zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi të datës 14 Tetor të këtij viti,
subjektet shqiptare që fituan nga një mandat ishin, Koalicioni “Për Bashkim” (i
cili përbëhet nga Forca e Re Demokratike, Iniciativa Qytetare – Tuz dhe Lëvizja
Perspektiva) dhe "Koalicioni Shqiptar” (i cili përbëhet nga Lidhja
Demokratike, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare).
Pak ditë
pas zgjedhjeve, me 30 Tetor 2012 dy Kualicionet shqiptare,bashkë me Partinë
Boshnjake dhe Iniciativën Kroate ,në kuadër të partive të pakicave,nënshkruan
Marrëveshjen për formimin e shumicës parlamentare me Kualicionin "Mali i
Zi Europian" të Millo Gjukanoviqit, çka do të thotë se arritën
marrëveshjen për qeverisje të përbashkët në mandatin e ardhshëm.
Në disa
mandate të mëparshëme, partner i qeverisë nga rradhët e partive politike
shqiptare ishte Unioni Demokratik i Shqiptarëve.
Me këtë rast,sikurse n'a imponohet pyetja se a është bashkëqeverisja domosdoshmërisht,zgjidhje e problemeve të shqiptarëve në Mal të Zi ? Mendoi se në këto rrethana politike,pjesëmarrja e shqiptarëve në Qeveri, mund të mos luaj rolin e duhur në raport me avancimin e mirëfilltë të pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi,për disa arsy:
1. Nga
përvoja e së kaluarës, mund të nxjerrim
konkludime se bashkëpunimi (kualicioni)
disavjeçar i partisë në pushtet (PDS) me subjektin politik shqiptar (UDSH) nuk
ka dhanë rezulltatet e pritura në aspektin e përmirësimit të pozitës së
shqiptarëve, por përkundrazi, pikërisht gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi,janë
aprovuar disa ligje që degradojnë dukshëm statusin e shqiptar?ve n? Mal të Zi.
Nga ky këndvështrim, lind pyetja se përse supozohet se një kualicion tjetër i
shqiptarëve me qeverinë,do të jetë në interes të shqiptarëve dhe do të
ndryshonte diçka pozitivisht në aspektin e statusit të tyre!?
2. Në
mandatin e tanishëm të bashkëqeverisjes
në mes të partisë në pushtet dhe dy kualicioneve shqiptare, më shumë përfiton
partia në pushtet, duke ngritur imazhin e vet para faktorit të jashtëm dhe atij
të brendshëm , si Qeveri
gjithëpërfshirëse, pra si Qeveri e cila në përbërjen e vet ka edhe popujt
pakicë, respektivisht përfaqësuesit e partive dominuese shqiptare;
3. Me
pjesëmarrjen e shqiptarëve në bashkëqeverisje,zhduket zëri i tyre kundërshtar
(opozitar) me rastin e kërkesave dhe të drejtave të tyre.Në të
v?rtetë,përfitimi i disa posteve në qeveri,nuk është gjë tjetër veç shkëmbim
për heshtje lidhur me gjendjen dhe problemet reale të shqiptarëve në Mal të Zi;
4. Në
shumicën e rasteve,postet që iu ndahen shqiptarëve kanë karakter formal dhe si
të tilla nuk kanë fuqi vendim-marrëse sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me
pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi.Si gjithëherë,në këtë shtet politika
udhëhiqet nga qendra dhe vendimet merrën vetëm nga pozita e mbrojtjes së
interesit të partisë në pushtet ; dhe
5. Ishin vetë këto subjekte politike shqiptare që deri deri sa ishin në opozitë,kohë pas kohe kritikonin partinë pjesëmarrëse të atëhershme në pushtet( UDSH-në) për bashkëqeverisje me PDS-në e Gjukanoviqit.Në fakt,ato disa herë kërkuan tërheqjen e UDSH-së nga pushteti qendror.Pjesëmarrja e kualicioneve fituese shqiptare në mandatin e tanishëm të Qeverisë së Malit t? Zi, është kundër parimeve dhe qëndrimeve të tyre të mëparshme, pra si e tillë është joparimore dhe kontradiktore.
Sa janë efektive marrëveshjet politike me Qeverinë?
Gatishmëria
e kualicioneve fituese shqiptare ,të dalë nga zgjedhjet e 14
Tetorit të këtij viti ,për t'u bashkangjitur kualicionit qeveritar,dëshmoi
përsëri se subjektet politike shqiptare, në përgjithësi, si prioritet të tyre
kryesor kanë ate që të jenë pjesë e qeverisjes qendrore në Podgoricë.
Është me
rëndësi të potencohet që kësaj rradhe, partia fituese në nivel qendror në Mal
të Zi ( PDS-i) mund të kishte formuar shumicën parlamentare edhe pa ndihmën e
partive (kualicioneve) shqiptare. Prandaj,kualicionet shqiptare sikurse u
ngutën të bëjnë negociata me partinë në pushtet,duke mos patur fuqi negocuese.
Kjo ndikoi që Platforma për veprim të përbashkët politik që u nënshkrua me këte
rast në mes të
partive(kualicioneve)
të pakicave dhe PDS -it të Gjukanoviqit, në përbërjen e fjalorit të vet të kenë
një gjuhë të përgjithësuar dhe ofron shumë pak në aspektin konkret të
realizimit të kërkesave të shqiptarëve. Për shembull,kërkesa për statusin e
Komunës së Tuzit-Malësisë, me presion të Partisë Boshnjake,fillimisht u hoq nga
Platforma e përbashkët politike dhe u zëvëndsua me termin
"decentralizim",fjalë që nënkupton bartjen e kompetencave nga
pushteti qendror (në këte rast, nga Podgorica) deri te komunat lokale dhe
ngritja e shkallës qeverisëse të tyre dhe një terminologji e tillë,
domosdoshmërisht nuk nënkupton realizimin e Komunës së Tuzit.
Më vonë,
në Aneks marrëveshjen mbi veprimin e përbashkët politik në mes Qeverisë se re të Malit të Zi dhe partisë
Forca e Re Demokratike (të cilën kjo e fundit e bën publike me 3 Dhjetor 2012),
në kontekstin e Komunës së Tuzit,thuhet se "është vërtetuar që së bashku
do të bëhen përpjekje në përshpejtimin e procesit të themelimit të Komunës së
Tuzit-Malësisë". Pra, problemi është ku thuhet se "do të bëhën përpjekje...". A nuk është bërë
përpjekje tash në 20 vitet e fundit që të realizohet Komuna e Malësisë, por pa
rezulltate?Pra,gjuha e përdorur në Aneks Platformë nuk e obligon palën tjetër
(PSD-në) që medeomos dhe seriozisht të merret me realizimin e çështjes së
Komunës.
Përkujtojmë
lexuesit se në vitin 1997,gjithashtu u arrit një marrëveshje e ngjajshme në mes
të faktorit të atëhershëm politik shqiptar dhe Qeverisë malazeze e cila u
quajt " Marrëveshja mbi parimet
minimale për zhvillimin e infastrukturës demokratike në Mal të Zi", me
përbërje prej pesë pikash ku në mes të tjerash pika 1(c) bën fjalë për
organizimin teritorial të Malit të Zi në kuptimin e themelimit të komunave të
reja dhe "decentralizimin e pushtetit", përsëri pa përmendur
konkretisht me emër Komunën e Malësisë!? Që nga ajo kohë disa vendbanime me
popullsi sllave themeluan Komunat e veta kurse Malësia që nga viti 2006 është
Komunë e ashtuquajtur urbane e Podgoricës,çka do të thotë entitet me të drejta
dhe ingjerenca të cunguara.
Nga
përvoja e së kaluarës politike mund të nxirrën mësime se fjalori i paqartë dhe
jo konkret me rastin e përpilimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dhe
dokumenteve të tjera politike me palën qeveritare,len hapësirë për manipulime
dhe keq-interpretime të ndryshme.
Gjithashtu, me rastin e nënshkrimeve të dokumenteve të ndryshme me
Qeverinë e Malit të Zi, duke përfshirë edhe Marrëveshjen për formimin e
shumicës parlamentare, do të ishte e udhës që të bëhen në prezencën e palës së
tretë,mundësisht asaj ndërkombëtare me qëllim të përfitimit të garancisë së
implementimit të tyre.
Megjithate,në
arenën politike, katër vitet e ardhshme do të jenë sprovë e aftësisë së dy
kualicioneve shqiptare si subjekte të reja bashkëqeverisëse,në aspektin e
ballafaqimit me sfidat e përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi.