Mendime
Bekim Rexhepi: Institucioni krizë
E diele, 16.12.2012, 04:59 PM
Institucioni
krizë
Qeveria aktuale ne krye me Hashim Thaqin, ka vërtetë një shkop magjik qe i rregullon vetëm punët e saja, vetëm të qeverisë dhe besnikëve të saj të ngushtë. Qytetari nuk mund të brengoset se çfarë e komplekson qeverinë, në lidhje më të dhe me gjuhen kritike të vet qytetarit ndaj punës së pamjaftueshme të qeverisë, pale se kjo mund të mos i pëlqej qeverisë, pale se kjo mund t’ia gdhi nervat qeverisë, pale se kjo e pozicionon atë edhe kundër vet qytetarit. Qytetari është sovran, ndërsa qeveria është e kontraktuar nga qytetari, kjo është kondita e demokracisë.
Nga Bekim Rexhepi
Nuk ka
dyshime se institucioni aktual politikë është në krizë. Nuk ka nevojë ekspertiza
të jashtëzakonta kombëtare e ndërkombëtare për ta identifikuar krizën, atë e
identifikon vet gjendja, vet qytetari i Kosovës. Kjo nuk i mbush mendjen
qeverisë aktuale, sepse ajo çdo ditë qytetarin e vet, po e percepton si
kundërshtar të mundshëm të saj, kjo nuk mund ti ndodhi një qeverie të vërtetë ,
por i ndodhë një qeverie që është e zhytur deri ne fyt, me të gjitha, merri vet
një nga një, dhe i sheh si të zezën mbi të bardhë.
Qeveria po hatërohet ne qytetarin e saj, sepse ky po e zbulon një anshëm dhe me zhurmë gjendjen reale në vend. Ata qahen dhe koklaviten sepse qytetari nuk po pret dhe nuk po beson ne punën e tyre. Qeveria sugjeron se qytetari duhet të pres, duhet të besoi ne qeverinë e saj, e cila sipas vetës se saj, po angazhohet mjaftë për të mirën e qytetarëve, arsyetimi i qeverisë del si gjithnjë se nuk mund të bëhen gjërat si me shkop magjik dhe të tjera arsye të panumërta, e qe kanë për qëllim mbase vetëm të justifikojnë mospunën e qeverisë. Qytetari e ka idenë e tij të qartësuar dhe nuk mund ta fsheh, se qeveria aktuale ne krye me Hashim Thaqin, ka vërtetë një shkop magjik qe i rregullon vetëm punët e saja, vetëm të qeverisë dhe besnikëve të saj të ngushtë. Qytetari nuk mund të brengoset se çfarë e komplekson qeverinë, në lidhje më të dhe me gjuhen kritike të vet qytetarit ndaj punës së pamjaftueshme të qeverisë, pale se kjo mund të mos i pëlqej qeverisë, pale se kjo mund t’ia gdhi nervat qeverisë, pale se kjo e pozicionon atë edhe kundër vet qytetarit. Qytetari është sovran, ndërsa qeveria është e kontraktuar nga qytetari, kjo është kondita e demokracisë.
Autoriteti dhe demokracia
Rritja e
vlerave të demokracisë në vend nënkupton edhe dobësimin e pushtetit autoritar
mbi të. Demokracia dhe autoritari kanë qëllime të kundërta ndaj njëri tjetrit.
Demokracia nuk mund të mbaj mbi supe një autoritar dhe e kundërta autoritari
nuk mund të lejojë aq demokraci, sa mund të dobësojnë autoritetin e tij. Këto
përplasje vazhdojnë të jenë në rritje ne vendet ku shoqëritë akoma nuk kanë
prekë përparimin e modernitetit, aty ku krizat thellohen dhe aty ku tundimet
përplasin kulturat integruese. Demokracia qe ngulfatet me kriza të ndryshme,
merr trajta të fuqishme drejtë akteve autoritare dhe me tendenca manipulative,
ne emër të rendit dhe të autoritetit, dhe këto akte nuk pushojnë deri në
përplasje të thella dhe të rënda me shoqërinë dhe vendin. Në lindje po i shohim
rastet e shumta, ku autoritet qelben në masë të gjerë dhe të paparashikueshme,
në perëndim autoritarizmi më pak ka rol veprues, sepse shoqëritë demokratike, i
mbaj në jetë vlerat e tyre menaxhuse dhe veprimi i autoritetit ka kapacitete
gjithnjë e më të zbehta...
Qeveria
aktuale e Kosovës, nuk mund të quhet demokratike, dhe nuk mund të shquhet për
zhvillimin e demokracisë në vend, sepse ajo në vend të kësaj tendence ka zgjidh
dhe ka marrë tundime të tjera qe e shquajnë autoritetin e saj. Krekosjet e saja
se kinse ne emër të luftës për liri, çdo ditë e më shumë po e shquan qëllimin e
saj të një lufte për pushtet. Heshtja ndaj krimit, heshtja ndaj korrupsionit
dhe degradimit të vlerave kombëtare janë bërë produkti i vetëm i saj politik.
Duhet të saktësojmë se shoqëria shqiptare akoma nuk është e vetëdijshme
plotësisht për aktet e mëdha të lirisë, sepse ajo po zbehet nga aktet arbitrare
të autoritetit qeveritar, e cila po shkel të gjitha parimet dhe vlerat e
demokracisë. Zgjedhjet e kriminalizuara, marrja e legjitimitetit me forcë dhe
mbajtja po ashtu me forcë e këti pushteti joligjitim, po bëhen një institucion
krize në vend. Qeveria në vend se të gjejë alternativa të tjera të dobishme për
vendindhe shoqërinë, ka zgjedhë të blejë personalitet qe në njëfarë mase kanë
treguar një kredibilitet kombëtar dikur, por që tani dukshëm janë të lodhur nga
koha dhe pritëshmërit e tyre të gjata. Këto personalitete të lodhura më në fund
kanë zgjedhur përfundimisht ti shërbejnë këti pushtet (p.sh: rasti i Adem
Demaçit, Rexhep Qosjes dhe i disa të tjerëve si ta qe fshihen ne AKASHK-un),
dhe jo qytetarit dhe dinjitetit të tij, sepse sistemi i demokracisë
pashmangshëm zbeh dukshëm kontributet e tyre, në masë të gjerë mitizuese, kinse
për shoqërinë dhe vendin.
Qeveria
duke mos gjetur alternativa të shëndosha politike për vendin dhe shoqërinë
duket se ka zgjedhur prej kohesh dhe orvatet ti luftoi të gjitha alternativat e
tjera, qe mbase nuk vijnë nga tabori i saj!. I pengojnë të gjitha alternativa e
tjera dhe çuditërisht vazhdon të sillet kundrejt tyre dhe kundrejt të tjerëve,
herë me dhunë, e herë me akuza të rënda, në mënyrë që të ruaj pushtetin e vet.
Kjo është fytyra e qartë e një autoriteti, e një qeverie fare autoritare, e
cila fatkeqësisht, po instalohet padrejtësisht në Kosovë, e ndihmuar nga armiq
të huaj dhe të brendshëm që nuk janë të pa identifikueshëm për qytetarin
shqiptar të Kosovës. Pra, Kosova akoma ngulfat lirin e saj të vërtetë, ajo
akoma nuk mund të sillet si shtet, ajo akoma nuk mund të pranohet si shtet, dhe
për më keq akoma nuk perceptohet ne shumë qarqe të huaj si shtet i mundur.
Fajtorët janë tek autoritaret, janë tek autoriteti i një pushteti, i cili përpos
vlerave të ngushta individuale nuk shquhet për asgjë tjetër.
Në
perëndim vlerat e ngushta individuale nuk mund të shquhen para vlerave të gjëra
të shoqërive demokratike dhe të lira.
Ecja e
këtillë autoritare dhe e autoritarizmit në Kosovë, po bëhet demonstrim i
rrezikshëm i një krize të thellë qe quhet institucionalizim brenda shoqërisë.
Për këtë qytetari i vetëdijshëm dhe aksionar duhet të vihet në lëvizje dhe në
pakompromise sepse pamjet në lindje mund të shfaqen edhe ne distanca jo të
largëta me perëndimin.