Mendime
Xhevat Rexhaj: Kur shteti udhëhiqet me sharje
E marte, 11.12.2012, 08:11 PM
KUR
SHTETI UDHËHIQET ME TË Q… ( SHARJE)
Ky
pushtet i sotëm në fakt është duke ja q... n... vet shtetit dhe shoqërisë së
Kosovës!
Nga Xhevat Rexhaj
Besoj se
ne shqiptarët e thjeshtë, ne njerëzit që
nuk kemi grada të larta shkollore e shkencore, disi me vonëse kemi mësuar për
fjalën “ sui generis”. Kjo fjalë na u ngulit në kokat tona, sidomos gjatë
zgjidhjesë përfundimtare të statutit të Kosovës, pra kur edhe ne u pranuam dhe
u njohëm formalishtë si vend i pavarur.
Eh kjo fjala sui generis, vërtet prej atyre
viteve do të jetë prezente në Kosovën tonë, dhe përditshmërinë tonë, kjo fjalë
dita ditës e meriton të marr epitetin e fjalës më të “ çmuar” në shqiptari.
Faktikishtë ne sot në Kosovë nga dita në ditë, që prej pas mbarimit të luftës,
( mjerishtë sui generisa patem edhe gjatë luftës, ku pa asnjë arësye shqiptarët
në vend se të lluftonin të bashkuar armikun, merreshin me veten e tyre, dhe
shpesh penguan çlirimin më të shpejt të Kosovës), e sidomos që prej pasluftës
ne po ballafaqohemi me këtë far sui generisi fatal e total , për shoqërin, dhe
shtetin tonë.
Kur lufta
pushoi, dhe u fitua nga NATO , dhe forcat luftarake të Kosovës, ne të gjithë
menduam se më në fund tani e tutje ecja e Kosovës do të ishte më më pak
dhimbje, dhe se pas gjenocidit dhe masakrave serbe që ishin ushtruar kundër
nesh, shqiptarët do të përmblidheshin të bashkuar për të ndërtuar një shtet dhe vend me moirëqenje,
dhe me prosperitet për qytetarët . Që mos të thuhet vetëm e zeza, vërtet në
fillimin e viteve të 2000 ta kishte një progres, dhe një bindje qytetare se e
ardhmja do të jetë në duart e mira, se me qeverisje të duhur shqiptarët do të
stabilizoheshin, dhe forcoheshin në rrugën e tyre të vështirë, si për
rindërtim, zhvillim politiko-ekonomik, dhe ecje pozitive në të gjitha fushat e
jetës. Nga ana tjetër me gjithë përkushtimin e madh në fillim të atyre viteve,
në pah dolën menjihere vështirësit, ngase një klasë e caktuar politike, dhe
kinse ushtarake filluan të uzurpojnë shumë dikastere të shoqërise , dhe
shtetit, grupe dhe klane të caktuara u vërsulen ndaj lakmisë, dhe kriminlaitetit
që si pasoi pati rënjen e shtetit në duar të bandave, dhe në duar të patriotëve
të rrejshëm, si të atyre që thirreshin në luftë e mjerishtë edhe disa
matrapazëve që thirreshin në parti politike, si në LDK konkretishtë edhe pse
miliona njerëz të LDKsë ishin për sundimin e ligjit, rendit, dhe rregullave
qytetare, por jo disa imbicila të tillë
u gjeten në krah të bandave, dhe klaneve
që më vonë do të ishin edhe pjesëtar të partive të dala nga lufta, e që
mjerishtë në to më shumë ishin “komandanta” të vetquajtur sesa luftëtar të
mirefillt, ngase luftëtarët e
vërtet gëzonin dhe do të gëzojnë respekt nga e gjithë qytetaria e Kosovës. Me këto gjëra sui generise, për një shtet, dhe popull që
kishte dal i masakruar, dhe i djegur nga lufta, mjerishtë filloi të adaptohej e mësohej populli dhe shoqëria?, Dikush edhe
përfitonte të mira materiale, disa shantazhoheshin dhe mbyllnin gojët e veshët,
e të tjerët i bashkangjiteshin grupeve, dhe klaneve kriminale e të korruptuara
të nëntokës kosovare. Me vite me radhë ekonomia, dhe privatizimet u shëndërruan
në pasuri të njerëzve me emra shqiptarësh, ose shkurt e shqip thënë, filluan të
pasurohen ata që dikur nuk kishin as bukë të mjaftueshëm, Prishtina dhe qytetet
e tjera u vërshuan nga ardhjet e njerëzve nga fshatrat e ndryshme të cilet me
dajak, dhe me dhunë uzurpuan banesa, shitore, ndërmarrje, ndërtesa e gjerë te
doganat dhe pasuritë e tjera shtetërore. Të fortit, që si mjet kishin dajakun
,dhe kërcënimet filluan të forcohen edhe më shumë, filluan dhe u pasuruan
marramendësishte duke u shëndërruar në
milionera, ndërtuan villa nepër qytetet e mëdha të Kosovës, futën nënë kontroll
tregtinë me derivate nafte, futën nënë kontroll tregtin me cigare, dhe filluan
të lulëzojnë në bashkëpunim me shkiet e përtej Urës së Ibrit, dhe kështu edhe
ndihmonin shkiet që të pasuroheshin në kurriz të shqiptarëve, si dhe ndihmonin
indirekt ndarjën e veriut të Kosovës. Të
tillët janë në pushtet, të tillët flasin e bërtasin kundër ndarjes së veriut
por në realitet biznesin ee kanë me strukturat kriminlae serbe!
Populli i
Kosovës kishte njohuri për të gjitha
këto, por frika i kaploi dhe nuk bëzanin fare ,e që edhe ky fenomen lirishtë
mundë të quhet si sui generis, ngase kur qytetaria frikën e shëndërron në
përditshmëri atëhere aty nuk funkcionon
shteti e as ligji. Qytetarëte Kosovës i njihnin të gjithë ata njerëz që brenda natës u shëndërruan në milionera, e
blen gjysmën e pasurive të Kosovës me reketime
e me korrupcion, duke blerë e shitur në emra të të afërmve të tyre, të miqëve
të tyre, dhe të bandave të tyre. Thënë shkurt e shqip, Kosova ra në duart e
mafiasë, në duar të vet shqiptarëve
“patriota”që tani më nuk kishte se kush të i ndali , për këtë ka fakte,
dhe njohuri se në këto maskarada u futën edhe shumë të huaj nga ndërkombëtarët
që gjendeshin në Kosove si mbikqyrës, apo çka jo tjetër. Të gjithë këta hajna,
dhe matrapazë të lidhur me krimin, dhe kontrabandën më në fund edhe krijuan
hapesirën dhe shfrytëzuan rastin që pas vdekjes së Presidentit të Kosovës I.
Rugova të ngjiteshin në pushtet, dhe këtë edhe me ndihmën e disa banditëve të
vet LDKsë. Në këtë mënyrë shoqëria kosovare në një apo tjetër mënyrë u
shënërrua në pronë private të një grushti njerëzish, që dikur me vite të tëra
përpara kishin krijue një fjalorë të marrëzëshim në komunikimin e tyre, dhe ky fjalor fillonte
dhe mbaronte me fjalet “ duhet me ja q... n... këtij apo atij që nuk mendon si
ne, do të ja q... n... Kryterait të Kosovës-Shallit, Akademikut, Ministrit të Mbrojtjës
e të gjithë të tjerëve që ishin të përkrahur nga populli dhe nga qytetaria
kosovare. Mjerishte dhe fatkeqësishtë disave edhe ua “ q... n.... “ duke i likuiduar.... disave ua mbyllën gojët me
kërcënime, dhe disave me para të majme. Të tillët e vazhduan ecjenë e tyre, dhe
gradulishtë Kosovën dalëngadal e shëndrruan në një banana shtet të sharjeve,
ose thënë më drejtë shtetin e shëndërruan në të qime ( kërkoi falje lexuesve
për këtë fjalë të shkruar origjinal) , dhe filluan edhe ta q... sipas dëshirës
së tyre.
Paraja e
madhe, pasuria marramendëse, dhe pushteti i tyre i madh realishtë Kosovën e sollën në një
pozitë të mjerë, populli është i frikësuar, nuk guxon të protestoi ngase
policia e këtij pushteti i rrah po si ish policia pushtuese famkeqe serbe, për
tua bërë me dije se nëse demonstroni kundër nesh ju pret dajaku, dhe shuna e “
shtetit demokratik e sovran...”. Krerët e Institucioneve të sotme të këtij
shteti me siguri e kontrollojnë të tërë Kosovën me kontrabandë, me krim, dhe me
korropcion, krerët e këtij shteti sot janë milionerët e mëdhenjë të Kosovës,
krerët e këtij shteti sot posedojne pasuri të madhe, kanë mjete të deponuara
edhe nepër shtete të tjera ( ka shenime dhe fakte të shumta për këto gjëra),
kanë vila e shtëpia luksoze nepër shtete të tjera, pushimet e tyre i bëjnë nepër vendet më të shtrenjëta të botës,
pra realishtë mundë të thuhet se këta pushtetar, dhe krerë të Institucioneve,
si atyre qendrore e si ato lokale
faktikishtë janë duke ja q... n... tërë Kosovës. Këto ditë ishim dëshmitar
se çfarë pushtet- pushtuesi kemi sot në Kosovën “ sovrane e demokratike”, këto
ditë i tërë opinioni kosovar, dhe ai botëror kuptoi se si ndodhin sui generiset
në Kosovën e sui generisit. Të gjithë kuptuam dhe dëgjuam me veshët tanë se në
duar të kujtë gjendet e ardhmja e vendit, e ardhmja e gjeneratave të reja,
shkurt e ardhmja e këtij shteti për të cilin u derdh aq shumë mundë e gjak. Qy
tetaret e Kosovës dëgjuan me veshët e tyre se si ende ka mundësi që çdo njërit
që nuk mendon si ky pushtet mundet të i q... n..., se çdo njërit që mundë të i
kundërshtoi apo denoncoi këta banditë mundet të i q... n..., ose mundet edhe të i shkoi koka.
Në këto ditë të videove përgjuese u kuptua qartë se kush na udhëheq, se kush i
ka frerët në duar, dhe kush e ka fatin e Kosovës në duar, të tillët kanë pushtet
absolut, të tillët nuk i frikohen askujt se sa për marre e moral këta se kishin
e as nuk e kanë, ngase e kishin mungesë që nga fëmijëria e tyre. Sot Kosovës
dhe të ardhmës i q... n... dita ditës, sot Kosova është bastioni i së keqes,
sot në Kosovë lulëzon krimi ekonomiko-politik mu nga vet krerët e
Institucioneve, dhe këtë duhet thëne
haptas nga grupet kriminlae të një subjekti politik, që mjerishtë
rrejshëm thirret në vlera të luftës, e në emër të Heroit të Kosovës A. Jashari,
por që mjerishtë këta që rrejshem thirreshin, dhe thirren në emer të tij, janë
njollosësit më të mëdhenjë të vet luftës ,dhe të vet Heroit tonë A. Jashari. Të
gjithë kemi dëgjue sharjet me të q... n... ,ku fatkeqesishtë përmendet edhe
emri i Heroit tonë, ne shumica shqiptare i kemi pasur të freskëta këto sharje
ngase shumë prej nesh edhe para vitesh shaheshim, dhe kërcënoheshim nga të
tillët që sot janë ulur në karriga pushteti.
Po vallë
nga vie ky pisllëk i sharjeve me nanë,
kur ne shqiptarët e kemi si traditë që nana, motra, gruaja , pra gjinia
femërore,mbesin të shenjëta për shoqerin dhe shtetin, jo këto sharje nuk e kanë
burimin te ne shqiptarët, por keso marrëzish jo njerëzore vijnë nga shkiet, nga
sllavët, ngase ata fjalën e parë, dhe të fundit e kanë ende “ jebem ti mater,
sestru i zenu....” ( kërkoi falje lexues të nderuar, por i shkrova këto
fjalë ngase sigurishtë këta pushtetarët
tanë i kanë huazuar nga shkiet), andaj une ju propozoi këtyre sharësve, këtyre
manjakëve, dhe të pa tru që më mirë të na shajnë se paku në gjuhën serbe, sepse
na kanë sha serbët me dekada e ishim imunizue me to, por jo të na shajnë në
gjuhën tonë amtare , ngase nuk na përket ne shqiptarëve.
Një fjalë
popullore thotë kështu, “ kur magjupi ka ba shumë kos -e ka lye edhe bythen me
te”, ose, “ ruaju zingjinit të ri se të merr në qaf”, nga këtu del se shoqëria
kosovare sot është në krizë morale, ka krizë etike, ka mungesë edukate, dhe ka
pengesa shtetërore që ti tejkaloi këto të meta. Kur një shoqëri ka një Qeveri,
një pushtet dhe Institucione të tëra që politikën, dhe hajnin e bëjnë përmes
telefonave, kur dikend e eliminojne
brenda natës, ndërsa tjetrin e ngrisin në pushtet brenda ditës, kur fjala e parë dhe e fundit e fjalorit të tyre
është, ; ta q... n...., nuk ka të ardhme të sigurt, dhe mjerë gjeneratat e reja
që lindin, dhe rritën në atë shoqëri dhe shtet.
Fatkeqësisht
Kosova mbetet sui generis, ngase për fatin e keq të shqiptarëve në pushtet kemi
një qeveri fatale sui generise, mjer
populli që i nënshtrohet një pushteti të tillë! Deri kur ?