Mendime
Blerim Rrecaj: Mos(pajtimet) mes nesh
E enjte, 13.12.2012, 08:50 PM
Mos(pajtimet)
mes nesh?
Nga Blerim Rrecaj
Si
shqiptarë të (pa)ndarë e të (pa)përçarë në (një flamur, si titullohet dhe njëra nga këngët që mori krahë
në prag të 28 Nëntorit) shumë drejtime, si territorialisht e edhe sa u përket
përplasjeve të mendimeve, ideve, koncepteve politike, ekonomike, sociale,
sportive, artistike, mediatike…Edhe gjithë këto kllapa po ngjajnë si ca mure që
megjithatë do të hiqen…
Në një
anë shqiptarët përballë sulmeve e mësymjeve po ashtu nga më të ndryshmet për
t’i goditur e dobësuar forcën e tyre nga armiqtë historikë e aktualë por më e
rendësishmja siç duket është të shohim infiltrimet e lloj lloj mikrobeve që (pa)vetëdijshëm mbjellin farën e defetizmit për të korrur dobësi e ligështim te
shqiptarët që me shekuj synojnë për ribashkim.
Këtu nuk
bëjnë pjesë ata që qortojnë për ngecjet,
e mangësitë, për skandalet e
parregullsitëe që duan përparim të njëmendët. Që duan këndellje, pastërti, që
duan vlera, rregull, ndershmëri…
E
shqiptarët të cilët të përballur me gjendjen e rendë politiko-ekonomike po bien
pre lloj lloj përkufizimi e teorie, deklarate e çka jo tjetër në përpjekjet e
vazhdueshme djallëzore për të na dhënë goditje në këtë kohë kur përafrimi mes
nesh megjithatë ka marrë hov e po lulëzon.
Neve na
ka rënë të dëgjojmë se disa nga baballarët e të ashtuquajturit “komb kosovar”
edhe të kenë deklaruar duke u munduar parasegjithash idenë e tyre duke thënë
kafeneve ndonëse nëpër medie ata kanë qenë pak më të kamufluar a maskuar e herë
herë fare të turbulluar : A e keni parë se si Kosova është e rrethuar rreth e
rreth me male, a e nuk tregon kjo se edhe vetë Zoti nga ka veçuar prej
Shqipnisë,(një lloj këndërvënie e Himnit Kombëtar) se na jemi gegë e ata
toskë,(duke iu kundërvënë mallkimit të Ndre Mjedës) hiquni prej atij Lasgush
Poradecit i cili s’ishte fare në të kur deklaroi se “mos e pifshim këtë gotë
mos u bashkofshim me Kosovën”, mos harroni e dëgjonie Fatos Lubonjën e Oliver
Shmitin çka po thonë për Skënderbeun (në një debat lidhur për këtë temë u pat
vënë në spikamë se heronjt e simbolet kombëtare po t’ua prekësh evropianëve të
mbesin në qafë ose shkrimin e fundit të Lubonjës (i cili edhe njëherë mori
rolin qesharak gacës së mbuluar) me titull merakosës për ngritjen e vetëdijes shqiptare me titull:
“Optimizmi i çuditshëm shqiptar”.)
Ndonjëherë
vërejmë se përqeshen shumë
personaliteteve shqiptare e edhe i zihet për të madhe Naim Frashërit i cili vetë digjej si qiriu për të ndriçuar
të tjerët, (për të marrë diç nga Facebook-u. Një këshillë për egoizmin:
"Asgjë në natyrë nuk jeton per veten e tij./Lumenjtë nuk e pinë ujin e
tyre./Pemët nuk i hanë frutat e tyre./ Dielli nuk nxeh për veten e tij./ Lulet
nuk e shpërndajnë aromën për veten e tyre...T'i bësh dobi të tjerëve është
rregull... dhe rruga e lumturisë...")
E kemi
dëgjuar e vazhdojmë të dëgjojmë fjalë ç’orientuese nga më të ndryshmet, si
psh., Shkodra flet gegnisht e është më e afërt me Kosovën sesa me Shqipninë,
fesa e 28 Nëntorit ishte një tallava festë, e quajtën edhe festë të
degjeneruar, jugu i Shqipnisë janë grekë
e një mori margaritarësh me frymë përçarëse sa që mendje të vete se si ka
mundësi që me të tilla deklarime të bijen në mend termat e armikut shekullor
për “albanci” e “shiftari”. Shto kësaj edhe përmendjen e ndonjë rasti a
përjetimi individual a artikulli marrë nga kronika e zezë në
kuptimin negativ e përgjithësues. Termat “na” të Kosovës e “ata” të Shqipnisë,
“ata” të Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi, Çamërisë… duke folur se kush është
më i mirë: “na “ apo “ata”, cila prej “elitave” është më e zonja, kush po
prijnë me mafiozitet, krim , korrupcion, kush ka luftuar më shumë për flamur,
kush ka kontribuar më shumë për liri, pavarësi, zhvillim. Në cilin parlament
bëhet më shumë zhurmë, shamatë, sharje, gjuhë ofenduese… në cilin vend
shqiptarët janë më të ndarë e më të përçarë, cilët dallohen më shumë për
mikpritje a bujari…
E
ndërkohë shqiptarët si gjithherë e më shumë se asnjëherë më parë po mundohen
për të ditur duke u interesuar për të mirat dhe të këqijat që kemi, për
përmisërimet që mund të bëjmë, për plotësimet që mund t’i bëjmë njëri tjetrit,
për kahjen e zhvillimit e përparimit si shoqëri e si komb duke përsiatur e pasur parasysh thënien e Mit’hat Frashërit
:"...Njerëzit e një kombi janë solidarë. E mira dhe lumturia jote, janë
dhe të miat. Fatkeqësia jote është dhe për mua. Nderi yt më nderon dhe mua dhe
turpi yt më nxin edhe faqen time".
Dalshim
faqebardhë pra e edhe të përpiqemi e të veprojmë e të bashkohemi në pikat që na bashkojnë dhe ta përqeshim
lojën “dushk për gogla” të cilën me të madhe po plasohet nëpër media andej e
këndej të kontrolluara nga kontrollorë që pa asnjë arsye i ri-rikësohen
ribashkimit të shqiptarëve që ka gjetur e po gjen shtigjet e veta. Apo zërat
përçarës marrin fonde për këtë qëllim e si do të thoshte Çajupi: “Kush shitet
me ërgjent nuk bindet dot me mend”.
Derisa
ekzistojnë të tillë zëra përçarës ekzistojnë dhe zëra të fuqishëm që jehojnë
duke vënë në pah qëllimet e errëta e duke u përballur me ta, duke ua çjerrur fjalët, e hequr maskat.
Së
fundmi pashë librin e Besnik Hysës të
titulluar “Amaneti i Ribashkimit” në librin e tij në të cilin tregon me
argument se si duhet mbrojtur dhe
vepruar kundër sulmeve shumëdrejtimshe e të shumëllojta në drejtim të gjithë
shqiptarëve. Ky libër pos që është në udhërrëfyes është edhe një antivirus për
argatët e antishqiptarizmës së kahershme e cila vazhdon edhe ditëve të sotme…