Mendime
Blerim Ramadani: Legjenda e flamurit më të lartë
E hene, 17.12.2012, 07:37 PM
Legjenda
e flamurit më të lartë në mbarë trojet shqiptare
Nga Blerim RAMADANI
Në
fshatin Greshnicë të Kërçovës-Maqedoni, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të
Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, në praninë e ambasadorit të Shqipërisë në
Shkup, z.Arben Çejku dhe Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali
Ahmeti, si dhe shumë personaliteteve tjera të sferave të ndryshme, u inaugurua
shtylla më e lartë e cila arrin pikën 35-metra, ku është vendosur flamuri
kombëtar, në një madhësi prej 6 metrash me 4 metra. Ideja e rinisë së këtij
fshati për ngritjen e një flamuri të tillë gjigant, me vetëfinancim, u bë
realitet pak para ditës së shënimit të festës më të madhe kombëtare, 28
Nëntori. Projektin madhor dhe kombëtar të rinisë e përkrahën edhe shumë
personalitete të jetës politike, kulturore, shkencore, nga vendi dhe jashtë
kufijve të Maqedonisë. Z. ambasador nuk do mund të mos ishte prezent në një
ditë kaq të shenjtë, ku do të ngihej dhe valonte flamuri kombëtar grandioz i
cili do të ishte pikënisje, dhe vendi ku do të grumbullonte të gjitha forcat
për organizim mbarë-shqiptarë. Z. Arben Çejku para të pranishmive do të
deklaronte, citoj “sot ne nderojmë rezistencën ndaj padrejtësive historike dhe
përpjekjet e të gjithë atyre që sollën pavarësinë e shtetit shqiptarë, ne sot
bashkohemi rreth flamurit tonë kombëtar në nderim të sakrificës së tyre duke
dëshmuar vizionin tonë integrues dhe përbashkues”, ka theksuar Çejku, duke
shtuar më pas se “ky flamur i Skënderbeut që valëvitet sot këtu në Greshnicë,
valëvitet krenar edhe në selinë e NATO-së në Bruksel”. “Ky flamur që ngrihet
sot krenar, do të valëvitet ndër shekuj. Atë nuk mund ta ulë asnjë dorë e zezë
sepse ai është simboli që na identifikon dhe na ka mbajtur gjallë ndër shekuj.
Ky flamur nuk mund të mposhtet, sepse rojë e mburojë janë shqiptarët që jetojnë
në hapësirat e veta iliro-dardane”, deklaroi, Ali Ahmeti. Këtë nismë e
përshëndeti edhe vetë ish-Kryeministri i Shqipërisë, tani deputet aktual i
Partisë Socialiste, z.Pandeli Majko, i cili personalisht faliminderoj rininë e
fshatit Greshnicë, për këtë dhuratë të bukur që ja ka bërë kombit shqiptarë.
Nuk munguan as uratat e personalitete të shkencës, si Prof.Dr. Avzi Mustafa si
dhe shumë personalitetve tjera. Jehona që pati flamuri kombëtar grandioz në
trojet shqiptare, shihej edhe nga Beogradi dhe viset tjera. E përditshmja,
Kurir do të informonte opinion serb se shqiptarët ngritën flamurit më të lartë
në trevat e tyre.
Reagimi i sllavo-maqedonasve
Por asesi
një eveniment i tillë nuk do mund të kalonte pa incidente dhe kritika nga pala
sllavo-maqedone, e cila ngitjen e flamurit kombëtar më të lartë, e paraqiste në
opinion si nënçmim dhe provokim që u bëjnë shqiptarët në vazhdimësi, popullit
maqedonas. Rasti i tillë pati reaksion zingjir në të gjitha qytetet dhe
vendbanimet në Maqedoni. Mas-media maqedonase nxiti tensione dhe urrejtje në
mes dy bashkësive më të mëdha që jetojnë në Maqedoni, shqiptarëve dhe
maqedonasve. Që atëherë, tensionet dhe incidentet ndëretnike të nisura me
vendosjen e flamurit më të lartë, vazhdojnë edhe sot nëpër stadiumet sportive,
sheshet, rrugët, duke provokuar njëra tjetrën. Shumë shpejt, një pjesë e
mediumeve dhe politikanëve maqedonas, shfrytëzuan momentin për ti nënçmuar dhe
shantazhuar shqiptarët e kësaj ane, duke na akuzuar se ne nëpërmjet vendosjes
së flamujve nënvizojmë teritoret e pushtuara. Por për cilat teritore bëjnë
fjalë këto zotëri?! Kush cilin ka pushtuar?! Shqiptarët janë në tokat e tyre
dem baba dem! Këto konstatime mund ti bëjnë vetëm ata që më së shumti u
frikësohen fakteve historike, grekët dhe sllavët. Ne jemi popull paqedashës dhe
faktet historike tregojnë se ne nuk kemi sulmuar por as edhe kemi provokuar
popull tjetër. Populli shqiptarë është i vetmi popull në botë i cili mbi 50 %
të popullatës së tij e ka rini. Kjo rini nuk lejon padrejtësi dhe përbuzje nga
injorantë. Dituria e bën një popull të papërshtatshëm për të qenë skllav. Unë
jam i bindur që kjo rini guximtare me mendje të shëndoshë do t’i përballojë të
gjitha kritikat absurde dhe nëntori i radhës
do ta gjejë me një flamur tjetër të pazakontë i cili do arrijë lartësinë
mbi 50 metra.